Lajme ditore
Shporta mesatare e konsumit në tetor ka arritur në 59.149 denarë

Shporta mesatare e konsumit në tetor ka arritur në 59.149 denarë, apo për 942 denarë më shumë se muajin paraprak. Ndërkohë, shporta minimale e Lidhjes së Sindikatave për nëntorin ka kaluar 70 mijë denarë.
Rritja më e madhe është regjistruar te ushqimet dhe pijet, veçanërisht te pemët dhe perimet. Shtrenjtim ka pasur eedhe te banimi, veshmbathja, rekreacioni, energjia elektrike dhe karburantet. Ministri Besar Durmishi pranon se qytetarët po e ndjejnë rritjen e çmimeve, por thotë se vendi po përballet me një situatë të vështirë ekonomike globale. Sipas tij pavarësisht shtrenjtimit, nuk ka pasur rritje të marzhës së fitimit mbi 15 për qind.
“Shporta konsumatore për muajin tetor është 59.149 denarë dhe normalisht që qytetarët e ndjejnë, nuk mund të themi që nuk ka rritje të çmimeve por ekzistojm në një periudhë ku kemi një krizë globale kemi dy vatra të luftrave.02:06 03:07 Kemi rritje të çmimeve por nuk kemi rritje të marzhës së fitimit mbi 15%”, tha Besar Durmishi, Ministri i Ekonomisë.
Në këtë situatë, një nga çështjet kryesore mbetet rritja e pagës minimale. Durmishi thotë se rritja duhet të mbështetet në parametrat ekonomikë dhe produktivitetin, duke paralajmëruar se një rritje pa këto kritere mund të shkaktojë presione të reja inflatore.
“Nëse më pyetni personalisht mua unë dua që paga minimale në vendin tonë të jetë edhe 1000 euro por sa do arrijë ajo pagë të mbulon dhe sa do të jetë fuqia blerëse. 05:48. 07:45 Nuk do japë numra pasi që atë shifra mund të ndërrojnë por përafërsisht 7deri 8 % do të ketë rritje të pagës minimale”, u shpreh Besar Durmishi, Ministri i Ekonomisë.
Sipas përllogaritjes së sindikatave, vetëm për ushqim dhe pije një familjeje katëranëtarëshe në nëntor i nevojiten 25.902 denarë. Kjo është pothuajse sa një pagë minimale neto, e cila aktualisht është 26.046 denarë. Ndërsa dy paga minimale arrijnë në 52.092 denarë, që nuk mjaftojnë për të mbuluar as shportën minimale sindikale. /Alsat.mk
13:53
BDI: VLEN e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike
13:43
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri
12:26
Kryetari Valbon Limani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkencës në SHMKM në Gostivar
10:42
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
02
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri
03
Parashikimi i motit
04
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Lajme
BDI: VLEN e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Lajme
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri

Lajme
Kryetari Valbon Limani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkencës në SHMKM në Gostivar

Lajme
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Lajme
Limani: Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtohet rrethrrotullimi i ri

Lajme
Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!





