Lajme
BDI: VLEN e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

BDI ka reaguar ndaj paraqitjes së deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, në takimin e 19 nëntorit me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, duke pretenduar se ai është prezantuar në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, funksion për të cilin BDI thotë se nuk ekziston.
Sipas BDI-së, ligji parashikon që Komiteti të zgjedhë si kryetarin ashtu edhe zëvendëskryetarin, por që nga 15 maji e deri më sot është zgjedhur vetëm kryetari. Ata theksojnë se në faqen zyrtare të Kuvendit, Qoku figuron vetëm si anëtar i Komitetit, ndërsa edhe njoftimi zyrtar i Kuvendit e përshkruan atë si “anëtar të Komitetit”.
Kumtesa e plotë:
Më 19 nëntor, në takimin me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, deputeti i Vlen, Bekim Qoku, u paraqit në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Një funksion i tillë nuk ekziston.Faktet janë të qarta:
·Ligji kërkon që Komiteti të zgjedhë kryetarin dhe zëvendëskryetarin.
Nga 15 maji e deri më sot është zgjedhur vetëm kryetari.
·Në faqen zyrtare të Kuvendit, Bekim Qoku figuron si anëtar.
·Edhe vetë njoftimi zyrtar i Kuvendit e cilëson atë si „anëtar të Komitetit“.
·Që nga 4 qershori, kur Vlen imponoi Badenterin e vogël për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Komiteti nuk është thirrur as edhe një herë.
Komiteti Kushtetues për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive thirret vetëm atëherë kur pushtetit i nevojitet vula e tij ose një fotografi me ndonjë mysafir ndërkombëtar. Funksionet në Kuvend nuk fitohen përmes vetëshpalljes, e as përmes delegimit gojor nga kryetari. Ato fitohen përmes zgjedhjes, në përputhje me ligjin.
Fronti Evropian zyrtarisht kërkon nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe nga Kryetari i Komitetit, Adnan Azizi:
1.Korigjimin e njoftimit dhe njoftimin e OSBE-së se Komiteti nuk ka zëvendëskryetar;
2.Thirrjen e mbledhjes brenda afatit prej 15 ditësh për zgjedhjen e zëvendëskryetarit, në përputhje me ligjin;
3.Fillimin e procedurës në përputhje me Kodin për Sjelljen Etike të Deputetëve.Komiteti është krijuar me Marrëveshjen Paqësore të Ohrit për t’i mbrojtur bashkësitë etnike.
Nuk është krijuar për të shërbyer si dekor i partisë në pushtet. Fronti Evropian do ta njoftojë për gjendjen faktike edhe Kabinetin e Komisionerit të Lartë dhe partnerët ndërkombëtarë. /Zhurnal.mk
13:43
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri
12:26
Kryetari Valbon Limani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkencës në SHMKM në Gostivar
10:42
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!
10:34
Limani: Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtohet rrethrrotullimi i ri
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
02
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri
03
Parashikimi i motit
04
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Lajme
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri

Lajme
Kryetari Valbon Limani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkencës në SHMKM në Gostivar

Lajme
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Lajme
Limani: Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtohet rrethrrotullimi i ri

Lajme
Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

Lajme
Kulme dhe pemë të rrëzuara, erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Tetovë dhe qytete tjera






