Opens in a new tab

Lajme

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

Në Komisionin për Financim dhe Buxhet në Kuvend sot fillon debati për amendamentet e Propozim-Buxhetit për vitin 2027, përcjell TV21.

Në seancën që duhet të nisë në orën 11:30 janë dorëzuar mbi 300 amendamente.

Gjatë debatit të përgjithshëm në ditët e kaluara, deputetët e pushtetit vlerësuan se Propozim-Buxheti paraqet një kornizë për menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, përmbushjen në kohë të detyrimeve ndaj qytetarëve dhe realizimin e programeve zhvillimore të shtetit. Sipas tyre, bëhet fjalë për një buxhet zhvillimor, të orientuar drejt rritjes ekonomike, investimeve kapitale dhe përmirësimit të standardit të jetesës.

Nga ana tjetër, opozita vlerëson se projeksionet e Qeverisë nuk pasqyrojnë gjendjen reale ekonomike, ndërsa deficiti i rritur dhe huamarrjet vënë në pikëpyetje karakterin zhvillimor të buxhetit. Sipas opozitës, shpenzimet kapitale janë të pamjaftueshme dhe investimet e projektet e paralajmëruara nuk mbështeten me mjete përkatëse në zërat buxhetorë.

Në Propozim-Buxhetin për vitin 2027, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në 395,4 miliardë denarë (rreth 6,42 miliardë euro), që paraqet rritje prej 5,7 për qind krahasuar me vitin 2026.

Shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 440,4 miliardë denarë (rreth 7,15 miliardë euro), ose 4,8 për qind më shumë se një vit më parë.

Deficiti buxhetor është planifikuar në 45 miliardë denarë (rreth 731 milionë euro), përkatësisht 3,5 për qind të BPV-së, në përputhje me Strategjinë Fiskale për periudhën 2027–2031.

Për shpenzime kapitale janë paraparë 40,8 miliardë denarë (rreth 663 milionë euro), ndërsa të hyrat tatimore janë projektuar në 223,1 miliardë denarë (rreth 3,62 miliardë euro), me rritje prej 6,4 për qind.

Për transferta sociale janë paraparë 220,8 miliardë denarë (rreth 3,59 miliardë euro), që paraqet rritje prej 4,1 për qind. Prej tyre, 123,8 miliardë denarë (rreth 2,01 miliardë euro) janë dedikuar për pagesën e pensioneve, me rritje prej 4,8 për qind, në përputhje me harmonizimin ligjor.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lëshuar një paralajmërim serioz për prindërit, kujdestarët dhe mësimdhënësit lidhur me grupin e rrezikshëm ndërkombëtar “764”, anëtarët e të cilit shënjestrojnë fëmijët dhe adoleshentët përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online. Sipas MPB-së, pjesëtarët e këtij rrjeti paraqiten si bashkëmoshatarë ose persona që kërkojnë miqësi, duke kontaktuar…

Lajme

Limani: Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtohet rrethrrotullimi i ri

Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vijojnë me intensitet të lartë. Krahas rehabilitimit dhe zgjerimit të rrugës, në këtë aks po ndërtohet edhe një rrethrrotullim i ri, me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve. Për ecurinë e punimeve ka njoftuar kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

Lajme

Kulme dhe pemë të rrëzuara, erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Tetovë dhe qytete tjera

Era e fortë që përfshiu Maqedoninë e Veriut mbrëmë ka shkaktuar dëme materiale dhe probleme me trafikun në disa rrugë.Në rrugën Gostivar – Strazhë – Kërçovë, në kryqëzimin e Gostivarit, për shkak të erërave të forta, një semafor dhe një shtyllë ndriçimi kanë rënë, ndërsa në disa pjesë të së njëjtës rrugë ka pemë të…

Lajme

Nga e hëna “përfundon pranvera e Nëntorit”, temperatura bie në minus!

Pas një fundjave me mot të ndryshueshëm dhe reshje të herëpashershme shiu, nga e hëna pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, si pasojë e një vale të ftohtë ajrore. Në disa zona të vendit, temperaturat pritet të zbresin edhe nën zero gradë Celsius. Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, moti do…

Lajme

Mickoski: Në botë po zhvillohet një luftë e heshtur e tretë botërore

Maqedonia po merr pjesë aktive në diskutimet mbi sigurinë globale dhe sfidat në botë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, pas një eventi të organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili u mbajt në Berlin. “Mirëmbrëma nga Berlini, sapo ka përfunduar eventi i organizuar nga Kancelari Friedrich Merz. Në event u diskutuan sfidat globale dhe situata…

Lajme

Ademi: BDI paralajmëroi për rreziqet ekonomike dhe ndikimin rus, bizneset shqiptare u lanë jashtë kredisë hungareze

Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, në emisionin “Debat në Shenja”, ka paralajmëruar për rreziqet politike dhe ekonomike me të cilat, sipas tij, po përballet Maqedonia e Veriut. Ai tha se qëndrimet e BDI-së fillimisht janë përqeshur, por më pas janë vërtetuar, duke përmendur paralajmërimet për ndikimin rus dhe orientimin evropian të vendit. “Jo…

Lajme

Institucionet shtetërore kanë 124 milionë euro borxh për rrymë, ujë, ngrohje dhe transport

Gjithsej 7.63 miliardë denarë, ose 124.06 milionë euro, janë detyrimet e vonuara dhe të papaguara të institucioneve sipas zërit buxhetor për shërbime komunale, ngrohje, komunikim dhe transport. Si rezultat i borxhit të papaguar ndaj EVN-së, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike, Shkencave Natyrore e Matematikore dhe Bujqësisë, si dhe ndërtesa e Rektoratit të Universitetit “Shën…

Lajme

Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vijojnë me intensitet të lartë. Në këtë aks rrugor, krahas rehabilitimit dhe zgjerimit të rrugës, po realizohet edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi të ri.Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili përmes një videoje nga aktivitetet ndërtimore në terren ka…

Lajme

Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lëshuar një paralajmërim serioz për prindërit, kujdestarët dhe mësimdhënësit lidhur me grupin e rrezikshëm ndërkombëtar “764”, anëtarët e të cilit shënjestrojnë fëmijët dhe adoleshentët përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online. Sipas MPB-së, pjesëtarët e këtij rrjeti paraqiten si bashkëmoshatarë ose persona që kërkojnë miqësi, duke kontaktuar…

Lajme

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

Në Komisionin për Financim dhe Buxhet në Kuvend sot fillon debati për amendamentet e Propozim-Buxhetit për vitin 2027, përcjell TV21. Në seancën që duhet të nisë në orën 11:30 janë dorëzuar mbi 300 amendamente. Gjatë debatit të përgjithshëm në ditët e kaluara, deputetët e pushtetit vlerësuan se Propozim-Buxheti paraqet një kornizë për menaxhim të përgjegjshëm…

Lajme

Nga e hëna “përfundon pranvera e Nëntorit”, temperatura bie në minus!

Pas një fundjave me mot të ndryshueshëm dhe reshje të herëpashershme shiu, nga e hëna pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, si pasojë e një vale të ftohtë ajrore. Në disa zona të vendit, temperaturat pritet të zbresin edhe nën zero gradë Celsius. Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, moti do…

Lajme

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga pjesa jugperëndimore e cila do të arrijë shpejtësinë deri 80 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri 22…

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…