Connect with us

Lajme

A ka shpresa për lirimin e Agim Islamit? Krenar Lloga ndau “lajmin e mirë”

Published

on

Procedura për personin tjetër të përfshirë në rastin “Alfa”, ku është i dënuar edhe Agim Islami ka arritur në Gjykatën Supreme. Këtë e ndau si informacion të mirë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në “SummerClick” në TV21.

Ka një ndryshim në procedurë kur kemi folur herën e parë e kemi thënë në emision se kishte ndodhur ekstradimi i një personi tjetër dhe ajo e vonoi gjithë procedurën deri tani dhe lajm i mirë është se kjo procedurë ka arritur në Gjykatën Supreme. Sa më herët që do të arrijë përgjigja nga Gjykata Supreme, lidhur me personin tjetër, jo vetëm me Agim Islamin i hapet rruga që të rihapet çështja përsëri dhe unë shpreh bindjen, bazuar në ekspertizën se ai do të jetë një njeri i lirë”, tha Lloga mes tjerash.

Continue Reading

Lajme

8 vite stadiumi i Zhelinës i braktisur/ Emir Sulejmani premton se do ta rikthej për futbollistët (Video)

Published

on

By

Stadiumi i Zhelinës, i cili duhej të menaxhohej nga Komuna, sot paraqet një pamje të frikshme – jo për të zhvilluar ndeshje futbolli, por as për t’u shfrytëzuar nga grupmoshat e klubit të sapo riorganizuar të Zhelinës që këtë sezon garon në Ligën e Katërt informon Tetovasot.

Në një vizitë që zhvilloi në këtë objekt sportiv, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, u njoh nga afër me gjendjen e rëndë të stadiumit: ulëse të shkatërruara, rrethojë të dëmtuar, hyrje e dalje pa dyer dhe kushte që nuk plotësojnë as standardet minimale.

Sulejmani premtoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, ky stadium do të rikonstruktohet dhe do të vihet në funksion, duke u bërë i përdorshëm si për klubin e futbollit, ashtu edhe për sportistët e rinj të fshatit.

“Ky objekt sportiv do të marrë pamjen që meriton dhe do të jetë funksional. Sporti është pasuri e rinisë dhe duhet mbështetur me kushte të denja”, tha Sulejmani./Tetovasot/

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Taravari: Mickoski përdoruri me zgjuarsi fragmentimin e koalicionit VLEN për të krijuar avantazh politik

Published

on

By

Gjatë intervistës për Tv Arbëria, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u shpreh se kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka përdorur me zgjuarsi fragmentimin e koalicionit VLEN për të krijuar avantazh politik. Ai tha se qasja e Mickoskit ishte e bazuar në raportet individuale me liderët shqiptarë, duke dobësuar kështu pozicionin e përbashkët.

“Mickoski është super inteligjent dhe e pa se ne ishim si një orkestër e desinkronizuar. Ai e shfrytëzoi atë rast duke komunikuar veçmas me secilin lider dhe duke mbajtur raporte miqësore. Kjo e dobësoi fuqinë e bllokut shqiptar në tërësi.”, deklaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Edhe një mashtrim me aksident të rremë: një grua nga Manastiri u mashtrua për 1.000 dollarë amerikanë, euro dhe 20.000 denarë

Published

on

By

MPB njofton se me datë 25.08.2025, rreth orës 19:30, në SPB Manastir, një grua 88-vjeçare nga Manastiri ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 1.000 dollarësh amerikanë, një sasi të caktuar eurosh dhe 20.000 denarësh.

Sipas raportimit, personi e ka kontaktuar me telefon dhe i ka thënë se djali i saj me bashkëshorten kishin shkaktuar një aksident trafiku, ku ishin plagosur rëndë dhe kishin përplasur një fëmijë 8-vjeçar, dhe se duhej të paguante që rasti të mos raportohej në polici nga familja e fëmijës.

Gruaja i hodhi paratë nga ballkoni tek një person, ndërsa më vonë e kuptoi se ishte mashtrim. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

TOP Lajme