Connect with us

Lajme

Ziadin Sela në Uashington, takime të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit

Published

on

Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, deputeti Ziadin sela, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite ai ka realizuar takime të larta në State Departamentin amerikan në Uashington Në organizimin dhe shoqërimin e Kryetarit të Këshillit Shqiptaro Amerikan, Haxhi Dauti, shkruan Lideri.mk.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatët dhe mbështetësit kryesorë të lirisë dhe proceseve demokratike, veçanërisht në vendet tona.

Në organizimin dhe shoqërimin e Kryetarit të Këshillit Shqiptaro Amerikan, Haxhi Dauti, sot kisha nderin të takoj të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndamë shqetësimet e përbashkëta, por edhe vendosmërinë tonë për t’i tejkaluar me sukses të gjitha sfidat në vend dhe rajon, ndërsa diskutuam edhe për ndryshimet kushtetuese, si parakusht për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Paqja në Ballkan, integrimi i rajonit në strukturat euro-atlantike dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk kanë alternativë dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen nga SHBA-të.

Gjatë kësaj vizite takova edhe Benson Siwek (Macedonian desk officer), i cili poashtu u interesua për zhvillimet në vend dhe perspektivën e rajonit”, ka njoftuar Sela pas këtyre takimeve./Lideri

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarit Naser Selmani.

Ky akt i shëmtuar është përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar zërin e lirë dhe për ta heshtur mendimin kritik në shoqërinë tonë.

Dita ditës po shohim rritje të presionit dhe të dhunës ndaj gazetarëve, ndërkohë që kjo qeveri vazhdon të mbyllë sytë dhe të qëndrojë pasive para këtyre fenomeneve të rrezikshme. Heshtja institucionale është e barabartë me bashkëfajësi.

Liria e shprehjes dhe e medias është themel i çdo shoqërie demokratike. Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm kërcënim ndaj individëve, por sulm ndaj të gjithë qytetarëve dhe të drejtës së tyre për t’u informuar lirshëm e pa frikë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të shpejtë, transparencë të plotë dhe përgjegjësi ligjore ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve të këtij akti kriminal. Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Denion Meidani i jep mbështetje Naser Selmanit

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, ka shprehur solidaritet me gazetarin Naser Selmani pas aktit të dhunës ndaj automjetit të tij në Shkup, njofton Top24

“Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë. Falenderoj Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për reagimin!”, ka theksuar Meidani në reagimin e tij publik.

Continue Reading

Lajme

Taravari dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt që i shtohet dhunës së rritur ndaj medias së lirë në vend.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: së pari, jetojmë në diktaturë – fatkeqësisht; së dyti, kjo diktaturë i ka ditët e numëruara. Edhe pse pushteti merret me Naserin, prapë fiton Naseri”, ka deklaruar Taravari.

Ai ka theksuar se liria e medias është vlerë themelore e demokracisë dhe se çdo tentim për ta mbytur atë përbën sulm ndaj qytetarëve dhe së drejtës së tyre për informim.

https://www.facebook.com/share/p/16CrNZLa4j/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme