Lajme ditore
Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet

Ministri grek i Mbrojtjes paralajmëron se konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme nuk duhet ta shpërqendrojnë Evropën nga rreziqet në Ballkanin Perëndimor.
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka paralajmëruar se rajoni mund të shndërrohet në një vatër të re krize, ndërsa ka kritikuar mungesën e vëmendjes nga kryeqytetet evropiane ndaj zhvillimeve politike dhe sfidave të sigurisë në Ballkan. Gjatë një konference të mbajtur të martën në Athinë, ai ka theksuar se stabiliteti i rajonit nuk është i garantuar, veçanërisht në një periudhë kur përplasjet gjeopolitike janë duke krijuar pasiguri të reja në arkitekturën e sigurisë së Evropës.
Duke folur në hapjen e konferencës “Roli i Ballkanit Perëndimor në Arkitekturën e Re të Sigurisë”, ministri grek ka rikthyer vëmendjen te rreziku që, sipas tij, përbën mungesa e vëmendjes së Bashkimit Evropian nga zhvillimet në Ballkan.
“Stabiliteti nuk është i garantuar. Ai kërkon vigjilencë, vëmendje, por mbi të gjitha angazhim”, ka deklaruar Dendias, duke rikujtuar rëndësinë historike dhe strategjike të Ballkanit, si dhe potencialin që tensionet brenda rajonit të marrin përmasa më të gjera. Ai ka shprehur drojë se, pavarësisht rreziqeve ekzistuese, rajoni shpesh mbetet jashtë prioriteteve të diskutimeve politike dhe të sigurisë në institucionet e BE-së. Sipas tij, gjatë kontakteve me përfaqësues politikë në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera evropiane, ka vërejtur se çështjet që lidhen me rajonin nuk marrin vëmendje.Dendias ka argumentuar se lufta në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe krizat e tjera, megjithëse kërkojnë angazhim të vazhdueshëm, nuk duhet ta largojnë vëmendjen e Evropës nga problemet e sigurisë në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë.
“Nuk duhet të lejojmë që vatrat reale të luftës të na e shpërqendrojnë vëmendjen nga një problem potencialisht shumë i madh që ndodhet në fqinjësinë tonë”.
Në këtë kontekst, ministri grek ka theksuar se siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga siguria e përgjithshme e kontinentit evropian dhe se parandalimi i krizave të ardhshme kërkon angazhim të qëndrueshëm politik dhe strategjik.
13:52
Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë
13:40
Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi
13:33
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
13:03
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës
02
Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë
03
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
04
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona
05
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Lajme
Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës

Lajme ditore
Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi

Lajme
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Lajme
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Lajme
Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

Lajme
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Lajme ditore
Bastisje në Shkup, gjendet drogë, privohet nga liria një person




