Connect with us

Lajme

Snopçe: Taravari është kryetari i asaj partie që rrëzoi VMRO-në dhe regjimin e Gruevskit

Published

on

Snopçe: Taravari është kryetari i asaj partie që rrëzoi VMRO-në dhe regjimin e Gruevskit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe reagoi në lidhje me deklaratën e VRMO-DPMNE-së e cila parashtroi pyetje se kryetar i cilës parti politike është Arben Taravari.

“Atyre u themi se Arben Taravari është kryetar i Aleancës për Shqiptarët, si subjekt autonom i dalë nga populli shqiptar dhe i ndërtuar qysh nga dita e parë mbi parimin e shbërjes së logjikës së vasalitetit me të cilën ka qeverisur VMRO-DPMNE”, shprehet Snopçe.

Ai shtoi se Taravari është kryetar i po asaj partie e cila ishte forca vendimtare për rrëzimin e regjimit të Gruevskit në kulmin e pushtetit të tij, sepse, siç shprehet Snopçe, ASH udhëhiqet çdoherë vetëm nga interesi i shqiptarëve dhe shtetit.

“Në vend të konfrontimeve sterile, i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të sillet si subjekt shtetndërtues dhe të bëhet pjesë e procesit më strategjik të vendit, atë të integrimit në BE”, deklaroi Snopçe.

Ndryshe, sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencë për shtyp hodhi poshtë tezën e VMRO-DPMNE-së për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke theksuar se kjo bie ndesh me kornizën negociuese të vet Bashkimit Evropian.

“Edhe pse kushtet opozitës maqedonase janë konfuze dhe jashtë realitetit, ne përshëndesim gatishmërinë e re të VMRO-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Siç e dimë të gjithë, korniza jonë kushtetuese, e miratuar nga 27 vende anëtare të BE-së, kushtëzon në mënyrë të qartë hapjen e negociatave me përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese. Pra së pari na nevojiten ndryshimet kushtetuese dhe më pas hapja e negociatave. Andaj vlerësoj se kushti i opozitës maqedonase për ndryshime kushtetuese suspenzive, është thjesht i parealizueshëm, dhe ai bie ndesh me kornizën negociuese të BE-së”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptari, Arben Taravari.

https://www.facebook.com/100041636515714/posts/pfbid02yc2EtCmtzr7LpZToKbHATCKxj9Cob6nuaspLeg2qXZJa6AuQ9uqHi1w7aaYt4uALl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Ish aktivisti i VV’së e quan dhelpër dinake Arijeta Rexhepin: Ka me ju zanë mundi i shumë aktivistave

Published

on

By

Ish aktivisti i VV’së, Hekuran Kryeziu ka publikuar një fotografi të vitit 2021 ku thotë se Ardian Foniqi kishte organizuar takime për kryetarin aktual të VV’së në Gjilan, Alban Hysenin.

Mes tjerash, Kryeziu thotë se “Arjeta Rexhepi ja shikon në story foton Ardian Foniqit në Facebook, dhe Arjeta Rexhepi e bllokon”.

Teksa të njëjtën e quan dhelpër dinakë, madje i thotë se do ta zë haku i Ardianit e shumë aktivistëve të tjerë.

Reagimi i plotë:

Kjo është fytyra e një deputete po ja prezantoj një foto te viti 2021, ku Ardian Foniqi, në lagjen Arbëria organizoj takime për Alban Hysenin.

Arjeta Rexhepi ja shikon në story foton Ardian Foniqit në Facebook, dhe Arjeta Rexhepi e bllokon.

Qfar të keqe ju ka bërë Ardian Foniqi Deputete mundi i Ardianit dhe shumë aktivistave ka me ju zanë në fund dhelper dinake jeni Arijeta Rexhepi.

Continue Reading

Lajme

Xhaferi: Minus 8 këshilltarë, Gostivari padrejtësisht sakatohet!

Published

on

By

Gostivarit sot po i priten duart dhe këmbët me vendimin antikushtetues e antiligjor të qeverisë monoetnike VMRO–LEN, që mohon mbi 30.000 gostivaras në mërgim, që janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik e shoqëror të qytetit tonë. Kështu shkruan kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, njëherësh bartës i Listës së Këshilltarëve i Aleancës Kombëtare për Integrim në Gostivar.

Reagimi i plotë i Valdet Xhaferit:

Gostivarit sot po i priten duart dhe këmbët me vendimin antikushtetues e antiligjor të qeverisë monoetnike VMRO–LEN, që mohon mbi 30.000 gostivaras në mërgim, që janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik e shoqëror të qytetit tonë. Vendimi i sjellë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në kundërshtim flagrant me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe njerëzore, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për qytetin tonë.

Vendim i marrë njëanshëm duke anashkaluar votën dhe zërin e anëtarit shqiptar të KSHZ-së, Gostivarin do ta godet me pasoja të parikuperueshme në aspekt ekonomik, shoqëror dhe institucional. Ky akt i paligjshëm jo vetëm që zvogëlon numrin e këshilltarëve nga 31 në 23, por është edhe thellësisht diskriminues pasi nuk llogarit si banor rezident mbi 30.000 gostivaras që janë me punë të përkohshme në diaspor!

Ta mohosh mërgatën do të thotë të sakatosësh të ardhmen e qytetit! Ky vendim i padrejtë është antikombëtar, antikushtetues dhe jodemokratik.

Kërkojmë me urgjencë që institucionet gjyqësore kompetente ta rrëzojnë këtë vendim, duke rikthyer drejtësinë dhe respektin për vullnetin e qytetarëve të Gostivarit, pa diskriminim dhe pa shtypje të zërit të tyre!

Continue Reading

Lajme

Jashari: Kurti e di se pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për kryekuvendarin

Published

on

By

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka thënë se Albin Kurti, dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e dinë që pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi.

Kështu deklaroi Jashari mbrëmë në “Edicionin Special” të Klan Kosova, teksa po diskutonte për dështimin e radhës për konstituim të Parlamentit.

“Është një dështim i planifikuar i Lëvizjes Vetëvendosje. Për faktin se që nga fillimi është një parë një mungesë vullneti për t’i ndërtuar institucionet edhe propozimi i [ Hekuran Muratit ] është vetëm një hap në implementimin e qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen peng të institucioneve”, u shpreh Jashari.

“Të gjithë e dimë e dinë edhe ata, këtë rast Zotëri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje se pa një marrëveshje politike nuk sigurohen numrat e nevojshëm për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi”, ka pohuar Jashari.

Jashari, po ashtu deklaroi se LVV-ja është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve.

Continue Reading

TOP Lajme