Lajme ditore
Maqedonia pritet të bjerë nën 1 milion banorë

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin 2100 vendi mund të humbasë 52% të popullsisë dhe të bjerë nën një milion banorë.
Nëse vazhdojnë trendet aktuale demografike, Maqedonia e Veriut deri në vitin 2100 do të reduktohet në diçka më pak se 900 mijë banorë, tregojnë të dhënat e OKB-së. Me këtë, vendi do të jetë ndër më të goditurit në kontinentin evropian. Analiza e të dhënave tregon se në rrezik më të madh janë vetëm Ukraina (e cila do të humbiste rreth 62% të popullsisë aktuale), Shqipëria (57%) dhe Bosnja e Hercegovina (56%).
Sipas projeksioneve të institucioneve statistikore ndërkombëtare dhe vendase, kombinimi i natalitetit të ulët, plakjes së popullsisë dhe shpërnguljes intensive të të rinjve çon drejt zbrazjes dramatike të vendit dhe rajonit.
Edhe pse sipas të dhënave aktuale të Eurostat-it, Maqedonia e Veriut aktualisht ka një përqindje më të lartë të popullsisë së aftë për punë (mosha nga 20 deri në 64 vjeç) sesa mesatarja e BE-së — 59,5% kundrejt 58,3%, parashikimet afatgjata tregojnë për një rënie të mprehtë demografike.
Sipas projeksioneve zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), nëse vazhdojnë trendet aktuale, popullsia e vendit do të ulet për rreth 30% deri në 35% deri në vitin 2070, përkatësisht nga 1,83 milionë fillestarë në rreth 1,2 deri në 1,3 milionë banorë.
Projeksionet e Kombeve të Bashkuara (UN WPP / UNDESA) janë edhe më shqetësuese: sipas skenarit të tyre të mesëm, popullsia në Maqedoninë e Veriut do të bjerë në 1,52 milionë deri në vitin 2050, ndërsa deri në vitin 2100 do të zvogëlohet për plot 52 për qind, me ç’rast në shtet do të jetonin më pak se një milion njerëz (rreth 868.000 deri në 943.000 banorë). Me një rënie të tillë të projektuar, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e katërt në Evropë sipas shpejtësisë së shpopullimit, menjëherë pas Ukrainës, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Shkaqet kryesore për trendet negative në Maqedoninë e Veriut janë rënia e vazhdueshme e fertilitetit dhe shpërngulja intensive e familjeve të reja.
Shkalla e fertilitetit në Maqedoninë e Veriut ra nga 1,52 fëmijë të lindur gjallë për grua në vitin 2014 në 1,44 në vitin 2024 (nën mesataren evropiane prej 1,34). Numri i fëmijëve të lindur është në rënie disadekadëshe: nga 44.095 në vitin 1960, përmes 29.308 në vitin 2000, në një rekord të ulët prej 16.061 fëmijësh të lindur gjallë në vitin 2024.
Në komuna të caktuara, si Mavrova dhe Rostusha, Qendra Zhupë dhe Pllasnica, çdo vit lindin më shumë fëmijë jashtë vendit sesa në vetë shtetin. Pagat e ulëta, pasiguria ekonomike, gjendja në shëndetësi dhe besimi i ulët në institucione janë motivet kryesore për largimin e të rinjve.
Pasojat tashmë po ndihen drejtpërdrejt. Në arsim po zvogëlohet numri i paraleleve dhe i nxënësve të klasës së parë, ndërsa shkolla të caktuara janë para mbylljes. Në tregun e punës, numri i personave të aftë për punë tashmë është ulur për mbi 171.000 banorë, gjë që krijon mungesë serioze të fuqisë punëtore dhe kërcënon drejtpërdrejt rritjen ekonomike dhe stabilitetin e sistemit pensional./DW përcjell Zhurnal.mk .
12:10
Godasin adoleshentët në Kumanovë: 19-vjeçari dhe vajza 14-vjeçare sulmojnë 46-vjeçarin dhe i marrin paratë
12:07
Arrestohet 15 vjeçari në Tetovë, në shkollë kishte shkuar me pistoletë
12:04
Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!
12:00
Tragjedi në Negotinë: Bie nga çatia e stallës, humb jetën 46-vjeçari
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
02
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

Lajme ditore
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Lajme ditore
Godasin adoleshentët në Kumanovë: 19-vjeçari dhe vajza 14-vjeçare sulmojnë 46-vjeçarin dhe i marrin paratë

Lajme ditore
Arrestohet 15 vjeçari në Tetovë, në shkollë kishte shkuar me pistoletë

Lajme ditore
Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

Lajme ditore
Tragjedi në Negotinë: Bie nga çatia e stallës, humb jetën 46-vjeçari

Lajme ditore
15-vjeçari ngacmonte seksualisht një vajzë 11-vjeçare, e kërcënoi dhe e detyroi t’i dërgonte fotografi eksplicite

Lajme ditore
Kosova kthen 12 tonë produkte të qumështit nga fabrika e Tetovës








