Connect with us

Lajme

9 Korrik, Taravari përkujton Dëshmorët e Flamurit

Published

on

Komuna e Gostivarit dhe kryetari Arben Taravari përkujtoi sot Dëshmorët e Flamurit, të cilët më 9 korrik të vitit 1997 dhanë jetën e tyre, për avancimin e të drejtave shqiptare dhe për flamurin kombëtar, Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël, dr.Shpend Iseini nga fshati Forinë dhe Milaim Dauti nga fshati Dobërdoll. Me këtë rast bëmë homazhe mbi varret dhe përmendoret e dëshmorëve, jo vetëm të Gostivarit, por të të gjithë kombit.

Sigurisht që 9 Korriku i vitit 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi titanik u desh të merrte jetët e tre dëshmorëve të flamurit, Nazmi Saliut, Dr. Shpend Iseinit dhe Milaim Dautit. Tre jetë të cilat janë shkruar përjetësisht në historinë e të gjithë popullit shqiptarë. Ndërkaq, Gjykata Themelore e Gostivarit, e ndikuar nga politika ditore, u shqiptoi dënime drakonike krerëve komunalë të asaj kohe: Kryetari Rufi Osmani u dënua me 13,8 vite burg dhe Kryesuesi i Këshillit Refik Dauti, me 7 vite burg. Meritat për valëvitjen zyrtare të flamurit kombëtar shqiptar para Komunës së Gostivarit sot, si edhe në vitin 1997, u takojnë dëshmorëve të flamurit, të cilëve u jemi mirënjohës që na dhanë të drejtën historike që të shpalosim flamurin e atyre që na lindën dhe që na dhanë jetë e emër. Qoftë i nderuar emri i tyre ndër shekuj! Le te jetë kujtesa historike dhe institucionale e përjetshme për dëshmorët e flamurit! Është detyrë e çdo insitucioni të mbrojë kujtimin e tyre dhe t’a përçojë veprën e tyre si një akt lirie dhe dëshire për jetë! Dëshmorët e Kombit nuk Vdesin kurrë, derisa ai Komb është gjallë dhe shqiptarët nuk do vdesin kurrë!

https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid024bZ6Pvs7vVT68Emv6KR7aNqGRek4WXBjAWrazngGV8K97cTMqZ999a1GS1VWYS7el/?mibextid=5eVWNK

Continue Reading

Lajme

Baton Haxhiu paraqitet në SPAK për çështjen Inceneratorëve? (Video)

Published

on

By

Gazetari Baton Haxhiu i është drejtuar këtë të enjte ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar momentin kur Haxhiu hyn në SPAK. Por, nuk dihet ende nëse është paraqitur për të bërë ndonjë kallëzim apo është thirrur nga prokurorët për ndonjë nga dosjet që kjo prokurori po heton.

Haxhiu punon në media si gazetar prej disa vitesh, përfshirë edhe raportimin e genocidit në vitin 1999 në Kosovë, ndërsa vitet e fundit është prezantuar edhe si analist në panelet televizive.

Continue Reading

Lajme

FNA: Jeton Shaqiri dhe Halit Ferati fajtor që Arsimi i Lartë në Maqedoninë e Veriut është në krizë

Published

on

By

Profesorë të korruptuar, hajna dhe plagjiatorë përditë po prodhojnë analfabetë funksional. Skandali thellohet kur këta shkatërrues të cilësisë në arsimin e lartë po rehablitiohen nga personat më kompetent për t’i ndëshkuar ata, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati.

Për të shpëtuar arsimin nga fundosja e tërësishme, FNA-ja disa herë ka denoncuar dhe ka ofruar prova për raste të hajnisë dhe korrupsionit në arsimin e lartë. Rrallë kemi marrë përgjigje ndërsa asnjëherë s’janë ndërmarrë masa konkrete kundër shkelësve të denoncuar nga ne, përkundër vendimeve për shkelje të konstatuara. Kështu, Halit Ferati dhe Jeton Shaqiri po stimulojnë korrupsionin në arsim.

Po bëhet 1 vit që kur u konstatua se Agron Alili ishte avancuar kundërligjshëm dhe asgjë nuk është ndërmarrë deri sot, përkundër që FNA-ja posedon prova ku ministri Shaqiri premton se do të ndërmerr masa. Alili vijon që çdo mëngjes të vishet nën petkun e profesorit dhe të del para studentëve, sikur të mos ishte një prej personave që rrezikon cilësinë e arsimit të lartë. Theksojmë se ky nuk është rasti i vetëm pa epilog.

Aleat i ministrit në këtë ‘luftë’ për mbrojtje dhe strehim të shkelësve të ligjit është drejtuesi i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati. Deri te ky institucion, FNA-ja ka kohë që dorëzon prova dhe indicie për shkelës potencial ndërsa nuk po marrim asnjë përgjigje. Halit Ferati ta lëshojë karrigen e drejtorit nëse s’ka guxim, s’din ose nuk dëshiron që të luftojë korrupsionin në arsim.

Me praktikën e mosndëshkueshmërisë të ministrit Shaqiri, frikën e Feratit për t’i çuar deri në fund hetimet dhe gjendjen në të cilën ndodhet arsimi sot, FNA-ja konsideron se janë pjekur kushtet që kryeministri të ndërhyjë dhe t’i shkarkojë urgjentisht dy frenuesit më të mëdhenj të luftës kundër korrupsionit, hajnisë dhe plagjiaturës në arsimin, Jeton Shaqirin dhe Halit Feratin.

FNA-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, ndërkohë që presim persona më kompetent t’i zënë karriget e institucioneve të lartëpërmendura, do të vazhdojmë të bëjmë publike çdo parregullsi që vë në rrezik cilësinë e arsimit të lartë. FNA-ja përsërit edhe njëherë nevojën për veting në arsim të lartë, vetëm në atë formë do ta shpëtonim arsimin nga këto hajna, plagjiatorë dhe persona të korruptuar, përfubdojn nga FNA.

Continue Reading

Lajme

Shaqir Fetai para tre vitesh me Stojaçe Angellov dënonin brohoritjet “UÇK, UÇK”

Published

on

By

Vazhdimi i procesit të pajtimit mes një pjese të maqedonasve dhe një pjese të shqiptarëve në Maqedoni, dënimi i përbashkët i brohoritjeve “UÇK-UÇK” dhe “Shqipërisë së Madhe”, është konstatuar në takimin e sotëm mes ushtruesit të detyrës së drejtorit të QMK-së Sojançe Angellov dhe zëvendësdrejtori Ekrem Zendeli me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në Shkup, shkruante Shillomagazin.mk, para tre vitesh, gjegjësisht me 02.02.2021.

Aangellov, në atë takim kishte shprehur kënaqësinë e tij për komunikimin e vendosur të drejtpërdrejtë dhe mirëkuptimin e madh të përbashkët dhe përpjekjet për një të ardhme produktive dhe paqësore të shtetit, e cila ndërlidhet me udhëheqjen e përgjithshme shtetërore, duke theksuar disa gjëra të rëndësishme për të cilat, siç u pajtuan të tre bashkëbiseduesit, janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe aktivitete të tilla nuk duhet të ndalen.

“Vazhdimi i procesit të pajtimit mes një pjese të maqedonasve dhe një pjese të shqiptarëve në Maqedoni. Zhdukja e dhunës ndëretnike tek të rinjtë, që në jetën e përditshme në rrugë të mos bien pas thirrjeve ndëretnike të urrejtjes, të cilat janë të këqija për të gjithë qytetarët në vend. Dënimi i përbashkët i radikalizmit dhe nacionalizmit, siç është thirrja e fundit e “UÇK-UÇK” dhe “Shqipërisë së Madhe” në çdo tubim, protestë apo ngjarje, pasi çorienton drejtpërdrejt vëmendjen nga qëllimi i ngjarjes, protesta dhe ushqen urrejtje etnike, dhe natyrisht puna e vazhdueshme në vlerësimin e rreziqeve të sigurisë, të cilat janë gjithashtu pjesë e punës së QMK-së, në bashkëpunim me të gjitha palët relevante në shoqëri dhe në sistemin e menaxhimit të krizave”, kishte deklaruar Angellov.

Nga ata tjetër, Reisi, ishte shprehur në atë takim i kënaqur për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me të gjithë përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, tani edhe me Qendrën e Menaxhimit të Krizave. Ai theksoi se çdo radikalizëm është i dëmshëm si për besimin ashtu edhe për shtetin dhe se është e nevojshme që me përpjekje të përbashkëta të përpiqemi për paqen dhe bashkëjetesën, e veçanërisht të zbatojmë aktivitete në drejtim të mosdhënies së legjitimitet grupeve radikale. Ai theksoi se: “Njeriu i mirë është njeri i mirë, pavarësisht nga feja dhe kombi i tij”.

Në vijim linku nga takimi:

Стојанче Ангелов и реисот Шаќир Фетаи го осудија скандирањето „УЧК, УЧК“

Continue Reading

TOP Lajme