Connect with us

Lajme

Zv. kryeministri Fetai dhe ambasadori Mejdani shpërndanë Abetaren e Unifikuar për nxënësit e rajonit të Kumanovës

Published

on

Nën patronazhin e Zëvendës Kryeministrit për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Mejdani, sot u zhvillua një ngjarje historike në shkollat fillore “7 Marsi” në Komunën e Likovës dhe “Bajram Shabani” në komunën e Kumanovës.

Kjo ceremoni shënoi shpërndarjen e Abetares së unifikuar shqipe për nxënësit e klasave të para, një moment i rëndësishëm për arsimin shqip në rajon. Për herë të parë, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një abetare të përbashkët, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe për forcimin e identitetit kulturor dhe gjuhësor të nxënësve shqiptarë.

Në fjalimin e tij, Zëvendës Kryeministri Fetai e përshëndeti këtë projekt të suksesshëm, duke theksuar se Abetarja e unifikuar është një mjet i rëndësishëm për afrimin e komuniteteve shqiptare në tre shtetet. Ai shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e mundësive për një edukim të barabartë për të gjithë nxënësit shqiptarë.

Ambasadori Mejdani gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve shqiptare në fushën e arsimit dhe u shpreh krenar për këtë hap të madh drejt unifikimit arsimor.

Ceremonitë u mbajtën në prani të nxënësve, prindërve dhe mësuesve, të cilët festuan me aktivitete kulturore dhe artistike. Kjo ngjarje simbolizon një hap përpara në përpjekjet për të ruajtur dhe promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare përmes edukimit.

Shpërndarja e Abetares së unifikuar përfaqëson një angazhim serioz dhe të fuqishëm të koalicionit VLEN në qeverisje. Unifikimi i abetares shqipe paraqet hap të rëndësishëm për të forcuar themelet e identitetit kombëtar dhe kulturor shqiptar.

Continue Reading

Lajme

Vdiq Papa Françeksu

Published

on

By

Vatikani njoftoi të hënën se ka vdekur Papa Françesku, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai ishte në moshën 88-vjeçare dhe kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore.

Continue Reading

Lajme

MPB: Ndalohen gjashtë persona, kapen me marihuanë

Published

on

By

MPB Maqedoni njofton se dje janë ndaluar pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kumanova, të cilët dyshohen për tregti me lëndë narkotike.

“Me datë 20.21.04.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.XH. (47), P.R (32), E.I. (39), A.I. (36) dhe I.XH. (40), të gjithë nga Shkupi dhe A.A. (50) nga Kumanova, pasi iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e bardhë kokrrizore”.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Published

on

By

Pronari i kompanisë “Pucko Petrol” Asmir Jahoski ofron 2 milionë euro garanci për lirim nga paraburgimi, pohojnë burime në sistemin gjyqësor të njohur me rastin, transmeton portali expres.mk

Sipas burimeve të portalit, të enjten, mbrojtja e Jahoskit, i cili është djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, ka ofruar prona në vlerë prej 2 milionë eurosh në përpjekje që gjykata të lejojë që Asmiri të mbrohet nga burgu në rastin me vlerë mbi 160 milionë euro.

Vendimin zyrtarisht nesër do ta marrin tre gjyqtarë nga Gjykata Penale në Shkup, të cilët do të vlerësojnë nëse Jahoski, pasuria e të cilit llogaritet në dhjetëra milionë euro, duhet të lirohet në shtëpi.

Tre gjyqtarët duhet të ofrojnë një analizë të duhur ligjore nëse, pesë javë pasi Asmir Jahoski iu dha paraburgimi për shkak të rrezikut të arratisjes ose ndikimit të dëshmitarëve, ai tani mund të mbrohet nga liria.

Njëri nga 13 të dyshuarit për blerjen e lëndës djegëse toksike për TEC-in e Negotinës, Asmir Jahoski, djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, nesër pritet të lirohet nga paraburgimi.

Burime në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe në Gjykatën Penale të Shkupit pohojnë për expres.mk se për anëtarët e familjes së tij dhe BDI-së kjo është punë e kryer.

Operacioni për daljen nga paraburgimi Jahoski përmes avokatëve të tij e ka nisur katër ditë më parë të enjten e madhe kur në gjykatë është dorëzuar kërkesa për ndërprerje të paraburgimit dhe lirim.

Tani burimet pohojnë se pasi Abazi ka dhënë mendimin e tij se Jahoski duhet të lirohet, Gjykata Penale e Shkupit nesër do të vendosë për lirimin e djalit të deputetit të BDI-së nga burgu i Shutkës.

Continue Reading

TOP Lajme