Connect with us

Lajme

Zv/Kryeministri Arben Fetai takim me Sektorin Civil: Dialogu i strukturuar dhe partneriteti me shoqërinë civile do të jetë prioritet i përhershëm i Qeverisë

Published

on

Zëvendëskryeministri për politika të mira dhe sundim të mirë, Arben Fetai së bashku me Kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski, dhe ministrat e tjerë
zhvilluan dialogun e parë midis Qeverisë dhe sektorit civil me temë “Shteti i së drejtës, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korupsionit”, nën organizim të IRI dhe Qeverisë.

Fetai i njoftoi përfaqësuesit e sektorit civil se gjatë muajit nëntor do të ketë shpallje publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe sektorit civil. Në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, poashtu do të përgatisim Strategji për bashkëpunim me shoqërinë civile 2025-2028.

Zv.Kryeministri Fetai thekson se në procedurë qeveritare është vendimi me të cilin në përbërjen e Trupit ndërresorial për koordinimin e aktivitetve kundër korupsionit do të përfshihet një përfaqësues i sektorit civil, në cilësinë e anëtarit fuqiplotë.

Fetai më tej shton së bashku me Kryeministrin, Mickoski janë zotuae se dialogu i strukturuar dhe partneriteti me shoqërinë civile do të jetë prioritet i përhershëm i Qeverisë.

“Së bashku me Kryeministrin, Hristijan Mickoski, dhe kolegë ministra, sot mora pjesë në dialogun e parë midis Qeverisë dhe sektorit civil me temë “Shteti i së drejtës, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korupsionit”, nën organizim të IRI dhe Qeverisë.

Shpreha kënaqësinë time që po vendoset dialog midis Qeveris dhe sektorit civil, si aktor i rëndësishëm në krijimin e politikave në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Në këtë drejtim, i njoftova përfaqësuesit e sektorit civil se gjatë muajit nëntor do të ketë shpallje publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe sektorit civil. Në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, poashtu do të përgatisim Strategji për bashkëpunim me shoqërinë civile 2025-2028.

Gjitashtu theksova se në procedurë qeveritare është vendimi me të cilin në përbërjen e Trupit ndërresorial për koordinimin e aktivitetve kundër korupsionit do të përfshihet një përfaqësues i sektorit civil, në cilësinë e anëtarit fuqiplotë.

Qeveria do ta shqyrtojë mundësinë për sigurimin e mjeteve buxhetore për financimin e projekteve të sektorit civli për fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korupsionit.

Së bashku me Kryeministrin, u zotuam se dialogu i strukturuar dhe partneriteti me shoqërinë civile do të jetë prioritet i përhershëm i Qeverisë”, ka përfunduar njoftimin Zv/Kryeministri Fetai.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme