Connect with us

Politika

Ziadini e Krenari mund t’i kenë matematikat e tyre, por votuesi i ASH-së është historikisht votues anti-BDI

Published

on

Shkruan: Nafie Selmani, aktiviste

Unë nuk jam aktiviste e asnjë partie dhe bile mund të përmend edhe përvoja jo shumë të mira me partitë me të cilat kam pasur relacione. Megjithatë, kjo nuk është arsye që ta ndryshoj qëndrimin tim opozitar kundrejt BDI-së.

Unë e mbështes koalicionin VLEN jo për shkak të ndonjë partie e politikani që është aty, por vetëm për shkak se kjo është opozita e bashkuar kundër BDI-së. Më mjafton vetëm kaq.

Prandaj, dua t’u bëj ftesë të gjthë atyre aktivistëve dhe votuesve të Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës se, njësoj si unë, nuk kanë asnjë detyrim ndaj asnjë politikani që ata ta votojnë BDI-në.
Ata janë më shumë se dy dekada votues opozitarë dhe nuk ka asnjë hatër që do të mund t’ua ndërronte mendjen për ta votuar tash BDI-në.

Ziadini e Krenari mund t’i kenë matematikat e tyre, por votuesi i ASH-së është historikisht votues anti-BDI dhe ai, si asnjëherë më parë, tash e ka rastin ta dërgojë BDI-në në opozitë.
Ne opozitarët kështu mendojmë. Dhe, ne 6 herë mendojmë e një herë votojmë.

Continue Reading

Lajme

Halil Snopçe: Mickoski po fshihet pas fasadës, ndërsa “bota serbe” depërton në vend

Published

on

By

Deputeti Halil Snopçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për mosdhënien e përgjigjes konkrete lidhur me masat që qeveria duhet të ndërmarrë për të parandaluar ndikimet e “botës serbe” në Maqedoni.

“ I’u drejtova kryeministrit se ai flet sikurse gjithçka është e bardhë, gjithçka shkëlqen dhe se nuk ka asnjë problem. Thashë se kjo i ngjan një fasade që shkëlqen nga jashtë, por në fakt brenda shumë gjëra janë të kalbura. Edhe bora në mal është e bardhë, por kur e prek mërdhifën. Kam frikë mos mërdhifim të gjithë me këtë qasje që e ka kryeministri Mickoski”, deklaroi Snopçe.

Ai kujtoi se raporti i fundit i Parlamentit Europian për ndikimet e “botës serbe” përputhet plotësisht me konstatimet e ish-kryeministrave dhe ish-presidentit të shtetit, duke theksuar se “në raport thuhet qartë se suksesi më i madh i këtyre strukturave është instalimi i tyre brenda VMRO-së”.

Sipas Snopçes, ndër shqiptarë dhe maqedonas nuk ka pasur konflikt mes dy luftërave botërore, por “konfliktin e kanë krijuar shërbimet serbe, të cilat edhe sot vazhdojnë të kenë ndikim – një ndikim për të cilin nuk mund të amnestohet qeveria aktuale”.

Deputeti i kujtoi Mickoskit marrëveshjen e qeverisë me fondin pensional të Dodikut, si dhe provokimet e ministres së punës dhe politikës sociale të Serbisë. “Fatkeqësisht, edhe pas provokimeve të fundit në Manastir, qeveria vazhdon të heshtë”, tha Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Liridon Ramadani: Arben Fetai – as dëm, as peshë, veç hiç

Published

on

By

Liridon Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj Arben Fetait, duke e cilësuar si figurë politike pa ndikim, pa strukturë dhe pa bazë reale.

“Në nivel republikan, Fetai nuk ka lënë asnjë shenjë për ASH-në. Ai vetë nuk e di nëse ka parti, fraksion apo lëvizje. Një gjë është e sigurt: ka aq anëtarë sa ka funksionarë. Më shumë asgjë”, theksoi Ramadani.

Sa i përket Likovës, ai u shpreh se tentativat e Fetait për të dëmtuar ASH-në kanë qenë të pasuksesshme. “Në perceptim tentoi të na dëmtojë, por realisht struktura jonë nuk ka pësuar. Dobësinë e tij e tregon lista e këshilltarëve: në Likovë, sipas të gjitha sondazheve, VLEN është parti e tretë, e para BDI, e dyta ASH dhe e treta VLEN. Edhe në një VLEN aq të dobët, Arben Fetai në listat e këshilltarëve ka marrë numrin 6 dhe kjo e vulos dobësinë e tij edhe në Likovë”, tha ai.

Ramadani shtoi se Fetai jo vetëm që nuk do të arrijë të bëhet këshilltar komunal, por as kandidatura e tij nuk ka asnjë peshë reale. “Pra, jo vetëm që kandidatura e tij është ‘me rëndësi pjesëmarrja’, por as këshilltar komunal nuk do të ketë”, theksoi ai.

“Arben Fetai është dëshmi e gjallë se kur dikush s’ka bazë reale, nuk mund të prodhojë as rezultat. As shenjë për partinë, as fitore për veten. Vetëm zhurmë dhe vetëm zhgënjim. Historia e tij politike mbaron aty ku s’filloi kurrë”, përfundoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

Published

on

By

BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kështu ka thënë sot nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa i është përgjigjur kryeministrit Mickoski, i cili mbrëmë tha se “zgjedhjet e 19 tetorit janë shans për eliminimin e BDI-së nga skena politike”.

“Sot jemi këtu për të theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë për deklaratat e Kryeministrit Mickoski, i cili në vend që të fokusohet në problemet reale të qytetarëve, obsesionohet me eliminimin e BDI-së nga skena politike. Kjo nuk është thjesht deklaratë kundër një partie, por përpjekje e hapur për ta delegjitimuar zërin politik të shqiptarëve në këtë shtet”, ka thënë Ademi, ndërsa ka shtuar se BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive.

“BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kur z. Mickoski flet për ‘eliminimin e BDI-së’, në fakt flet për eliminimin e organizimit të shëndosh politik të një komuniteti të tërë që përfaqësohet denjësisht nga ne. Ky është mentalitet i rrezikshëm që kthen retorikën e vjetër nacionaliste, të cilën shqiptarët dhe maqedonasit e përgjegjshëm e refuzuan që nga viti 2001, me arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”.

Shqiptarët, sipas Ademit, nuk fshihen nga historia e as nga politika. “Ne kemi derdhur gjak për këtë vend, kemi dhënë besën për stabilitet dhe kemi ndërtuar ura për integrimin euroatlantik. Këtë kontribut askush nuk mund ta mohojë, e aq më pak ta eliminojë. Prandaj, ne i themi Mickoskit se misioni i tij është i destinuar të dështojë, misioni i tij është i pamundur. Sa më shumë që ai flet për zhdukjen e BDI-së, aq më shumë qytetarët mobilizohen për ta mbrojtur përfaqësimin e tyre politik dhe për ta forcuar BDI-në si garanci të barazisë dhe të ardhmërisë evropiane të vendit”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vijuar më tej Ademi, do të vazhdojë rrugën e vet, misionin e vet dhe vizionin e vet: barazi e plotë, integrim i plotë në Bashkimin Evropian dhe stabilitet i qëndrueshëm në vend. “Shqiptarët nuk eliminohen – shqiptarët janë faktor vendimtar, dhe BDI është adresa e tyre politike”.

Continue Reading

TOP Lajme