Connect with us

Lajme

Ziadin Sela takim në Dibër, pa dibran!

Published

on

Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka zhvilluar tubimin e radhës, siç i quan ai takime me struktura të Fraksionit të ASH-së në qytetin e Dibrës. Por, ajo që është vërejtur nga burimet lokale është dështimi i këtij takimi që ka rezultuar me bojkot të aktivistëve të ASH-së në Dibër për ish kryetarin e tyre.

Fillimisht, takimi i thirrur me strukturën e qytetit të Dibrës ishte vendosur në lokacion tek salla e madhe e Pallatit të Kulturës në Dibër, që ka kapacitet për më shumë se 400 persona, për tu zhvendosur në sallën e vogël të Pallatit të Kulturës me kapacitet prej 100 personave. Së dyti, si në çdo takim tjetër, rreshtat e parë dhe të fundit të takimeve të Fraksionit të Selës janë të mbushur me funksionarë dhe aktivist të ardhur nga qytetet të tjera. Së treti, në sallë kanë qenë prezent vetëm funksionarët së bashku me familjarët që janë pjesë e ekzekutivit aktual nga dega e Dibrës dhe janë bojkotuar nga shumica e aktivistëve të ASH-së të cilët kanë vendosur ti bashkohen idesë së opozitës së bashkuar për ndryshim.

Për ndryshe, në çdo tubim të Fraksionit të Ziadin Selës vërehet vetëm prezenca e funksionarëve aktual në Qeveri, gjë që le të nënkuptohet përkrahjen e paktë që ka Sela në strukturat e ASH-së.

Continue Reading

Lajme

Deputetja e VLEN-it Saranda Imeri Stafaj sulmon ambasadorin Meidani

Published

on

By

Vendimi i Qeverisë për legalizimin e objektit shkollor në fshatin Nerovë të Krushevës, që i hap rrugë arsimimit në kushte të denja për mbi 120 nxënës shqiptarë, ka shkaktuar reagime të përziera – dhe polemika politike.

Deputetja e VLEN-it , Saranda Imeri Stafaj, ka hedhur hije dyshimi mbi rolin e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, në këtë zhvillim të rëndësishëm.

“Shkolla në Nerovë u legalizua nga Qeveria VLEN. Nuk e di çfarë kontributi ka dhënë Ambasadori Meidani që po gllabëron meritat!?” – shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shtuar me ironi: “Ku ishit deri tani?”

Por faktet flasin ndryshe.

Angazhimi i drejtpërdrejtë i ambasadorit Meidani ka qenë vendimtar në këtë proces. Gjatë një vizite në Nerovë javën e kaluar, ai dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe premtoi veprim të menjëhershëm. Dhe e mbajti fjalën.

Në prani të banorëve, ambasadori komunikoi drejtpërdrejt me zëvendëssekretarin për punë të përgjithshme në Qeveri, duke insistuar që çështja e shkollës të futet në rend dite të mbledhjes së ardhshme të ekzekutivit.

Ky angazhim diplomatik prodhoi efekt konkret: Qeveria miratoi vendimin për legalizimin e objektit shkollor dhe regjistrimin e pronës shtetërore në emër të Komunës së Krushevës.

Reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe vetë banorët e Nerovës, i janë bashkuar falënderimeve për ambasadorin Meidani dhe kanë kërkuar që suksese të tilla të mos politizohen apo banalizohen.

Continue Reading

Lajme

Nerova merr shkollën, Ramadani falënderon komunitetin dhe ambasadorin Meidani!

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka përshëndetur lajmin për legalizimin e objektit shkollor në fshatin Nerovë të Krushevës, duke e cilësuar atë si një “fitore të merituar” për komunitetin shqiptar.

“Një ëndërr e gjatë, një betejë e drejtë dhe një fitore e merituar! Me vendosmërinë e prindërve, përkushtimin e komunitetit dhe përkrahjen e pakursyer të Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, shkolla në fshatin Nerovë po bëhet realitet!”, theksoi Ramadani.

Ai shtoi se angazhimi i Aleancës për Shqiptarët në këtë proces ka qenë i pakursyer, duke përshëndetur vendimin institucional për legalizimin e objektit shkollor, i cili hap rrugën për kushte më të mira mësimore për mbi 120 nxënës shqiptarë.

“Faleminderit të gjithë atyre që nuk u dorëzuan dhe besuan se arsimi është e drejtë, jo luks. Kjo është një fitore për fëmijët tanë, për gjuhën tonë, për të ardhmen tonë!”, përfundoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Shaqiri: Rebalanci i Buxhetit anashkalon dhe përbuz shqiptarët!

Published

on

By

Deputeti i ASH-së, Rijad Shaqiri, reagon ashpër mbi propozim-rebalancin e Buxhetit për vitin 2025. Sipas deputetit Shaqiri, me propozimin e rebalancit, shumica qeverisëse anashkalon dhe përbuz shqiptarët dhe projektet për vendbanimet me shumicë shqiptare.

“Në debatin e sotshëm për propozim-rebalancin e buxhetit për vitin 2025, paraqita vërejtjet e mia me fokus të veçantë se kemi një shkelje flagrante dhe nëpërkëmbje të zërave buxhetorë, ku pritej që nga propozim-buxheti i vitit 2025 të ketë financim të disa projekteve infrastrukturore në të mirën e qytetarëve shqiptarë”, sqaron deputeti Shaqiri dhe vazhdon se me këtë propozim buxheti, politikat zhvillimore për shqiptarët janë inekzistente.

“Edhe një herë kemi anashkalim dhe përbuzje të nevojave infrastrukturore, si dhe politikave zhvillimore të zonave të banuara shqiptare, edhe përkundër faktit që bizneset shqiptare dhe populli shqiptar kontribuojnë me një përqindje të theksuar në buxhetin e shtetit”, deklaron Rijad Shaqiri, deputet i ASH.

Në reagimin e tij, deputeti i ASH-së thotë se eurointegrimet as që duhen diskutuar me këtë propozim buxhet.

Deputeti Shaqiri ngre shqetësime edhe për projektet shëndetësore, sidomos për ndërtimin e klinikave.

“Qendrat klinike që ishin të parapara për t’u financuar në projekt-buxhetin e vitit 2025, sot janë vetëm pa mjete financiare”, mbyll reagimin e tij deputeti i ASH, Rijad Shaqiri.

Continue Reading

TOP Lajme