Connect with us

Politika

Zhurnal: TDP refuzon mbajtjen e tubimit të Frontit Europian tek sheshi Skenderbeu, shkas heroit të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu !

Published

on

Fronti Europian pjesë e të cilit është dhe partia turke TDP e Bejxhan Iljaz nuk ka pranuar që tubimi i sotëm të mbahet në sheshin Skenderbe në Shkup, kështu mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Edhe pse ndoshta ishte paralajmëruar, por tubimi i Frontit Europian sonte do të mbahet në sheshin Maqedonia në Shkup me fillim në ora 20:00 edhe pse ishte paralajmëruar që të mbahet tek sheshi Skenderbe poashtu në Shkup.

Shkak i mospranimit të mbajtjes së tubimit qendror në sheshin Skenderbeu dhe kundërshtimi i TDP ka qenë pikërisht përmendorja e heroit të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu të cilin shqiptarët e konsiderojnë hero derisa për turqit simbolizon si figurë tjetër për shkak se ka luftuar kundër tyre.

Continue Reading

Lajme

ASH: Shqiptarët po ua kthejnë shpinën – Euforia vetëm në kokat e krerëve të VLEN-it

Published

on

By

Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

BDI: VMRO, LSDM dhe VLEN kundër shqiptarëve, vendim i turpshëm në KSHZ, numri i këshilltarëve u zvogëlua

Published

on

By

Kumtesë nga BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku erdhi në shprehje mbivotimi etnik mbi përfaqësuesen shqiptare Ditmire Shehu, si e veteme në seancë, me ç’rast ulën në mënyrë të njëanshme numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas në kohën e para vitit 2001, apo më mirë të thuhet, në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve në mënyrë sistematike injorohej dhe shkelej, ndërsa diskriminimi në mënyrë sistematike realizohej nëpërmjet instrumentalizimit të institucioneve.

Në shtator të vitit 2024, kjo qeveri monoetnike solli një vendim antikushtetues për uljen e numrit të këshilltarëve. Të vetëdijshëm për shkeljen që bënë, tre muaj më parë tentuan ta ndryshojnë Ligjin për vetëqeverisje lokale, por Fronti Europian e bllokoi këtë iniciativë duke patur në dispozicion shumicën e Badinterit. Sot, megjithëse ligji nuk kaloi, megjithëse Kushtetuta është e qartë dhe megjithëse ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese, ata përsëri shkelën çdo normë juridike dhe demokratike.

Me këtë vendim, komunat shqiptare dëmtohen drejtpërdrejt, vetëm në Gostivar numri i këshilltarëve ulet nga 31 në 23; ndërsa në Strugë, Kërçovë, Vrapçisht, Zhelinë dhe Tearcë ulen nga 4 këshilltarë për secilën komunë. Për më tepër, diaspora përjashtohet nga përllogaritja zyrtare, duke e dëmtuar edhe më shumë përfaqësimin dhe zhvillimin ekonomik të komunave tona.

Edhe më shqetësues është bashkëpunimi i VLEN-it, që edhe një herë dëshmon se nuk përfaqëson shqiptarët, por mbulon padrejtësitë ndaj tyre. Sot, VMRO, LSDM dhe VLEN edhe një herë treguan qartë se janë në një front kundër interesave shqiptare.

Sigurisht se anëtares së KSHZ-së, Ditmire Shehut, nuk i mbetet asgjë tjetër, përpos që ta vazhdoj betejën e saj ligjore para Gjykatës Administrative, siç edhe vetë paralajmëroi.
Sidoqoftë, ky proces nuk do të kalojë pa përgjigje. Shqiptarët kanë forcën dhe vetëdijen që t’u japin dënimin e merituar këtyre politikave diskriminuese. As mbivotimi, as shantazhet, as manipulimet nuk do ta mjegullojnë dot vullnetin e popullit në referendumin e tetorit.

Continue Reading

Lajme

Deputeti Kamberi i kërkon Qeverisë së Serbisë fond të veçantë për Luginën e Preshevës

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar zyrtarisht krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

Sipas Kamberit, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për “angazhim në zhvillimin ekonomik të Luginës”, këto komuna vazhdojnë të jenë ndër më të pazhvilluarat në nivel republikan.

“Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Asaj i duhen investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se ka iniciaur te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Propozimi: Fond prej 10 milionë euro në vit

Propozimi i tij parashikon që fondi të ketë një buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh dhe të menaxhohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të garantuar transparencë të plotë.

“Përfitues të fondit do të jenë: Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shoqëria civile, mediat lokale, organizatat sportive, bizneset e vogla dhe të mesme. Objektivat kryesore të fondit: Financimi i projekteve infrastrukturore për biznesin dhe qytetarët, mbështetja e hapjes së vendeve të reja të punës përmes subvencioneve dhe trajnimeve, stimulimi i investimeve të huaja dhe vendore me lehtësime tatimore, zhvillimi i arsimit dhe aftësimit profesional sipas kërkesave të tregut të punës, subvencionimi i bujqësisë përmes një linje të veçantë dhe mbështetja e bizneseve, mediave dhe OJQ-ve për të konkurruar në projektet e ministrive”, ka shkruar ai.

Kamberi theksoi se ky fond është një hap konkret për të ndalur trendin e emigrimit të të rinjve dhe për të krijuar një të ardhme me perspektivë për banorët e Luginës së Preshevës.

Continue Reading

TOP Lajme