Connect with us

Lajme

Zëvendësministrja Elfete Ismaili mori pjesë në promovimin e nëntogerëve të rinj të klasës së 24 të Akademisë Ushtarake

Published

on

Sot zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili mori pjesë në solemnitetin e Akademisë Ushtarake „Gjeneral Mihajllo Apostollski“ i cili u mbajt me rastin e promovimit të klasës së 24. të nëntogerëve, ndjekësve të Kursit për Oficerë në shërbim të gradës fillestare të oficerëve si dhe ndjekësve të Kursit Bazik të Nënoficerëve në gradën e rreshterit.

Në këtë ceremoni promovuese fjalë rasti mbajtën ministri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe presidentja e vendit, njëherit edhe komandante supreme e forcave të armatosura, Gordana Siljanovska Davkova.

Ata me këtë rast uruan oficerët dhe nënoficerët e rinj për promovimin e tyre, njwherit duke shtuar se promovimi i sotëm ka të bëjë me mirënjohjen për mundin e tyre, por nga ana tjetër, është edhe dëshmi për besimin e dhënë për t’u bërë pjesë e institucionit me besueshmërinë më të madhe te qytetarët. Ai potencoi se Lidershipi nuk është vetëm autoritet, lidershipi është edhe inspirim, është shembull dhe ndjekje e mjedisit të punës në të cilin secili prej oficerwve do të mund të përparojë, ndërsa të njejtët janë të thirrur që të udhëheqin me mençuri, me vendosmëri dhe me guxim, vendime që do t’i pasqyrojnë vlerat që e definojnë Armatën tonë.

Sot si nëntogerë u promovuan 38 kadetë, 24 nga të cilët për nevojat e Armatës (12 vajza dhe 12 djem), 8 nga Mali i Zi, dhe 6 nga Bosnja e Hercegovina. Në gradën e parë të oficerit – toger, u promovuan 60 ndjekës që gjatë periudhës shtator 2023 – shkurt 2024 dhe shkurt – korrik 2024, kaluan kursin gjashtëmujor për përgatitje profesionale për oficerë, për shërbimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, dhe 60 nënoficerë në gradën – rreshter.

Në solemnitetin e sotëm morrën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, ministri i sportit Borko Ristovski, përfaqësues të korit diplomatiko-ushtarak nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Mali i Zi dhe mysafirë tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Armata.

Continue Reading

Lajme

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB bën thirrje për përmbajtje mes tensioneve Izrael-Iran

Published

on

By

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e fundit ushtarak midis Izraelit dhe Iranit, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe kthim në diplomaci, raporton Anadolu.

“Përshkallëzimi ushtarak midis Izraelit dhe Iranit është thellësisht shqetësues”, tha Türk ndërsa paraqiti raportin e tij vjetor në Këshillin e 59-të të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të angazhohen në “negociata urgjente diplomatike për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe për të gjetur një rrugë përpara”.

Türk theksoi gjithashtu nevojën që të dyja palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve në konflikt.

“Unë bëj thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar nga të dyja palët, në veçanti mbrojtjen e civilëve në zonat me popullsi të dendur”, tha ai.

Komentet e tij vijnë mes përshkallëzimit të fundit, pas sulmeve izraelite të premten në objektet bërthamore dhe raketore iraniane, duke bërë që Irani të hakmerret me raketa balistike që shkaktuan viktima në Izrael dhe dëme materiale.

Continue Reading

Lajme

Ministri i Jashtëm bullgar: Sofja dhe Shkupi nuk kanë çështje të hapura

Published

on

By

Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, foli sot mbi temën e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhënieve fqinjësore midis dy vendeve. Ai deklaroi se “po përshkallëzohen fjalimet” nga RMV.

“Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në fjalimeve të fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë. Sofja dhe Shkupi nuk kanë një çështje të hapur”, theksoi Ministri i Jashtëm, raportojnë mediat bullgare.

Ai tha se “gjithçka që kërkohet prej tyre po bëhet, si dhe nga anëtarët e Parlamentit Evropian”.

“Shqetësimet e Bullgarisë janë marrë në konsideratë. Përmbajtja diplomatike nga ana jonë nuk duhet të ngatërrohet me mosveprimin”, shtoi Georgiev, duke shprehur mendimin se Bullgaria nuk duhet të sillet si një “shtet histerik”.

Dje, para ambasadës së RMV-së në Sofje u mbajt një protestë, e organizuar nga krahu rinor i partisë joparlamentare bullgare OBRM-BND. Protesta ishte për dënimin me burgim me kusht prej një viti për kryetarin e klubit të shuar bullgar “Ivan Mihajlov”, Ljupço Gjorgievski.

Protestuesit vendimin e Gjykatës Themelore në Manastir e quajtën “ekskluzivisht politik” dhe kërkuan një “përgjigje adekuate” nga shteti bullgar kundër fqinjit të tij dhe kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajme

Gashi për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, pritet të takohet edhe me presidentin Ilham Aliev

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryetares së Kuvendit Kombëtar (Milli Mexhlis), Sahiba Gafarova, nga 17 deri më 19 qershor 2025 do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit.

Me Gashin do të udhëtojnë edhe deputetët Petar Markov, Imërlije Saliu-Fetai, dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

“Kryetari Gashi, përveç takimit me kolegen e tij, kryetaren Gafarova, do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

Do të takohet edhe me ministrin e Energjetikës, Parviz Shahbazov, si dhe me ministrin e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Azerbajxhanit, Mikail Xhabarov. Kryetari Gashi do të marrë pjesë edhe në sesionin pranveror të Asamblesë së 65-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, ku, ndër të tjera, do të mbajë edhe fjalim”, thonë nga Kuvendit.

Continue Reading

TOP Lajme