Opens in a new tab

Lajme ditore

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në për interesa biznesi në rastin “Alta Banka”

Akuza të reja për lidhje biznesi, kredi milionëshe dhe transaksione bankare që, sipas VMRO-DPMNE-së, çojnë deri te rrethi familjar i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Partia në pushtet pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa biznesi të ish-partnerëve qeverisës, LSDM-së dhe BDI-së, duke kërkuar hetim të plotë të transaksioneve dhe rolit të ish-funksionarëve në këtë proces.Në një kumtesë për opinionin, VMRO-DPMNE pretendon se një kompani e lidhur me familjen e një krushku të Ali Ahmetit ka marrë kredi prej pesë milionë eurosh nga “Alta Banka” në Serbi, ndërsa një kompani tjetër e të njëjtit rreth biznesi ka shitur aksione të një banke në Maqedoninë e Veriut te biznesmeni serb Davor Macura. Sipas partisë, këto transaksione ngrenë dyshime për lidhje të mundshme mes kreditimit, shitjes së aksioneve dhe marrjes së kontrollit mbi bankën në Maqedoninë e Veriut. “Rasti ‘Alta Banka’ është dëshmi e mënyrës së qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, të udhëhequra nga Ahmeti dhe klani Zaev. Për ta, shteti dhe qytetarët nuk kanë qenë të rëndësishëm, ndërsa interesi i vetëm kanë qenë skemat e biznesit, marrëveshjet jotransparente dhe pasurimi i individëve brenda natës”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.Në qendër të akuzave të VMRO-DPMNE-së është kompania “AS Senjak” nga Kërçova, në pronësi të Selaudin Arifit, të cilin partia e identifikon si krushk të Ali Ahmetit. Sipas kronologjisë së paraqitur në kumtesë, në tetor të vitit 2024 kjo kompani ka blerë një paketë të konsiderueshme aksionesh në Bankën Komerciale të Manastirit.VMRO-DPMNE pretendon se në qershor të vitit 2025, një kompani e lidhur me të njëjtin rreth biznesi ka marrë kredi prej pesë milionë eurosh nga “Alta Banka” në Beograd. Tre muaj më vonë, më 17 shtator 2025, sipas partisë, “AS Senjak” ia ka shitur aksionet e saj në bankën e Manastirit biznesmenit serb Davor Macura dhe “Alta Banka”-s, duke mundësuar marrjen e kontrollit mbi bankën, e cila më pas u riemërtua “Alta Banka Maqedoni”. VMRO-DPMNE pretendon se Macura aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi, ndërsa kërkon të sqarohet nëse kredia milionëshe dhe transaksioni i aksioneve kanë qenë të ndërlidhura. “A ishte kredia prej pesë milionë eurosh e lidhur me blerjen e aksioneve? A e ka financuar Macura në mënyrë të tërthortë hyrjen e tij në tregun maqedonas përmes kreditimit të një kompanie nga rrethi i biznesit të Ahmetit? Sa kanë kushtuar aksionet dhe çfarë përfitimi financiar ka realizuar shitësi?”, pyet VMRO-DPMNE.Partia në pushtet i lidh akuzat edhe me veprimtarinë e ish-funksionarëve të BDI-së, Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Artan Grubi. Sipas VMRO-DPMNE-së, këta ish-funksionarë kanë mbështetur në mënyrë aktive hyrjen e “Alta Banka”-s në sektorin financiar të vendit. Partia pretendon gjithashtu se ish-ministri i Financave, Fatmir Besimi, e kishte hapur çështjen e “Alta Banka”-s në një seancë qeveritare më 24 tetor 2023. “Filipçe dhe LSDM duhet të ndalojnë së mjegulluari opinionin dhe të tregojnë nëse më 24 tetor 2023, kur Besimi e hapi temën e ‘Alta Banka’-s në një seancë të Qeverisë, kishin dijeni për marrëdhëniet e biznesit me kompaninë e krushkut të Ahmetit”, thuhet në kumtesë.VMRO-DPMNE kërkon përgjigje nëse ish-partnerët qeverisës kishin informacione për origjinën e kapitalit të bankës dhe nëse ekzistonin dyshime lidhur me transaksionet financiare.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind

Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse bëhet fjalë për një numër shqetësues viktimash, statistikat tregojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, kur në të njëjtën periudhë në aksidente komunikacioni kishin humbur jetën 96 persona. Kjo paraqet ulje prej mbi…

Lajme

Kërcënoi një qytetar përmes aplikacionit, kallëzohet penalisht zyrtari i MPB-së – kërkohet edhe suspendimi i tij

Kontrolli i Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Njësinë e Punëve të Brendshme në Kisella Vodë, i dyshuar për dërgimin e mesazheve kërcënuese ndaj një qytetari nga Shkupi. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për V.N., dokumentarist në sektorin për statistikë dhe dokumentim, i cili më 18…

Lajme

LSDM: Alta Banka nuk ishte e pranishme në Maqedoni gjatë qeverisjes sonë, Mickoski po përpiqet ta fshehë skandalin!

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se po mbrojnë bankën serbe “Alta Banka”, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe bankierin Davor Macura, duke u përpjekur t’ia hedhin përgjegjësinë ish-qeverisë. Në konferencën e sotme për media, Maja Serafimovska-Borozan hodhi poshtë pretendimet e pushtetit lidhur me një dokument të Gazetës Zyrtare të qershorit 2023, duke i cilësuar ato…

Politika

Kam informacione për video erotike dhe korruptive me eksponentë të PS / Pandeli Majko: Jepni dorëheqje para se të dalin!

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije për Gazetën Panorama Online se Pandeli Majko ka paralajmëruar ekzistencën e disa filmimeve kompromentuese, ku sipas informacioneve që ai pretendon se disponon, shfaqen…

Politika

Ali Ahmeti nga Saraji: Me rininë i bëmë ndryshimet, bashkë do të vazhdojmë t’i bëjmë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të degës së BDI-së në Saraj, ku është zgjedhur udhëheqësia e re e këtij forumi. Ahmeti ka uruar Ramadan Eminin për zgjedhjen në krye të Forumit Rinor të Degës së Sarajit, si dhe të gjithë anëtarët…

Lajme

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste

Elisa Spiropali është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili përmes një postimi ka njoftuar se Spiropali është larguar nga të gjitha forumet e larta të partisë. Sipas Klosit, vendimi përfshin përjashtimin e saj nga Kryesia, Asambleja,…

Lajme

RDM: Qeveria hoqi kontrollin dhe u hapi rrugë marrëveshjeve “në katër sy”

Deri në 120 mijë euro për punë ndërtimore pa shpallje publike dhe 600 euro për të paraqitur një ankesë. Këto janë dy nga ndryshimet që partia RDM i kundërshton në Ligjin për prokurimet publike, të miratuara me 63 vota pro. Sipas partisë, rregullat e reja zgjerojnë hapësirën për marrëveshje të drejtpërdrejta, ndërsa ua vështirësojnë kompanive…

Lajme

140 mijë të diagnostikuar me diabet në Maqedoninë e Veriut, 40 mijë të tjerë jetojnë me sëmundjen pa e ditur

Rreth 142 mijë persona në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar me diabet, ndërsa rreth 40 mijë të tjerë mund të jetojnë me këtë sëmundje pa e ditur. Në Ditën Botërore të Diabetit, mjekët bëjnë thirrje për parandalim dhe diagnostikim të hershëm, ndërsa pacientët kërkojnë qasje më të madhe në sensorë për matjen e glukozës…

Lajme

Numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind

Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse bëhet fjalë për një numër shqetësues viktimash, statistikat tregojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, kur në të njëjtën periudhë në aksidente komunikacioni kishin humbur jetën 96 persona. Kjo paraqet ulje prej mbi…

Lajme

LSDM: Alta Banka nuk ishte e pranishme në Maqedoni gjatë qeverisjes sonë, Mickoski po përpiqet ta fshehë skandalin!

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se po mbrojnë bankën serbe “Alta Banka”, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe bankierin Davor Macura, duke u përpjekur t’ia hedhin përgjegjësinë ish-qeverisë. Në konferencën e sotme për media, Maja Serafimovska-Borozan hodhi poshtë pretendimet e pushtetit lidhur me një dokument të Gazetës Zyrtare të qershorit 2023, duke i cilësuar ato…

Lajme ditore

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në për interesa biznesi në rastin “Alta Banka”

Akuza të reja për lidhje biznesi, kredi milionëshe dhe transaksione bankare që, sipas VMRO-DPMNE-së, çojnë deri te rrethi familjar i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Partia në pushtet pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa biznesi të ish-partnerëve qeverisës, LSDM-së dhe BDI-së, duke kërkuar hetim të…

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…