Connect with us

Lajme

VLEN shqyrton seriozisht mundësinë e listave të përbashkëta me VMRO-DPMNE – Eksperimenti i dytë

Published

on

Në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është hapur një debat i ri strategjik: koalicioni VLEN, pjesë e shumicës aktuale qeverisëse, po shqyrton mundësinë e daljes me lista të përbashkëta per këshilltarë me VMRO-DPMNE-në, partinë maqedonase që aktualisht është në pushtet.

Propozimi ka ardhur me zë të qartë nga Lëvizja BESA, e cila këtë model e konsideron si një eksperiment të dytë elektoral në marrëdhëniet ndëretnike, pas bashkëpunimit të kaluar që pati me LSDM-në. Si një nga promotorët e kësaj ideje përmendet edhe emri i Adnan Azizi, përfaqësues i BESA-s në kuadër të VLEN-it.

Burime nga brenda koalicionit bëjnë të ditur se kjo nismë ka hasur në rezistencë të pjesshme brenda vetë VLEN-it. Konkretisht, një pjesë e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit dhe një segment i Alternativës, i cili ndodhet nën ndikimin e Afrim Gashit, aktualisht kryetar i Kuvendit, janë skeptikë për një bashkëpunim të tillë me një parti që historikisht ka mbajtur qëndrime nacionaliste ndaj shqiptarëve.

Megjithatë, të tjera zëra brenda koalicionit po e shqyrtojnë me kujdes këtë propozim, duke mos e përjashtuar mundësinë që një bashkëpunim i tillë të jetë politikisht i leverdishëm në rrethana të caktuara.

Tema pritet të trajtohet më konkretisht në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së VLEN, ku do të diskutohet nëse ky skenar do të mbështetet si strategji zgjedhore apo do të refuzohet për shkak të përplasjes me qëndrimet e mëparshme politike të partive shqiptare në pushtet.

Continue Reading

Lajme

Pezullohet përdorimi i shqipes nga sinjalistika rrugore? VLEN hesh edhe për segmentin Kërçovë-Ohër

Published

on

By

Në Maqedoninë e Veriut (përfshi edhe segmentin e autostradës Kërçovë–Ohër), me ardhjen e kësaj qeverie në pushtet, është bërë e zakonshme që tabela e sinjalistikës të jetë vetëm në gjuhën maqedonase — jo edhe në shqip.

Arsyet e anashkalimi të gjuhës shqipe tashmë dihen, pasi VMRO-DPMNE “VLEN”- in nuk e sheh dhe nuk e trajton si partnerë qeveritarë.

Situata bëhet edhe më e pa durueshëm, pasi në inaugurimin e këtij segmenti mori pjesë edhe zv.kryeministri Izet Mexhiti, i cili e përgëzoj këtë investim, por nuk duket aspak që e ka shqetësuar mungesa e gjuhës shqipe.

Edhe në pjesët ku punohet ende në këtë autostradë, sinjalistika në kantier është vetëm në maqedonisht.

Por, ky segment rrugorë nuk është rast i vetëm ku kjo qeveri anashkalon shqipen.

Edhe atje ku fillimisht ekzistonte shqipja në sinjalistikë, u hoq nga kjo qeveri, gjë që është e dokumentuar dhe pjesë e një trendi nacionalist, përfshirë edhe segmentin Kërçovë–Ohër.

N.P “Rrugët e Maqedonisë” duket se ka pezulluar procedurat për përfshirjen e shqipes në tabelat e autostradave, duke krijuar skandal dhe diskriminim të qartë ndaj shqiptarëve, ndërsa VLEN nuk ka fuqi ose nuk është i shqetësuar që tabelat lihen vetëm në maqedonisht.

Continue Reading

Lajme

Manipulim apo panik? VLEN mohon sondazhin, VMRO: Është real, foli populli!

Published

on

By

Në tekstin e shpërndarë si “demant”, pretendohet se Market Vision “nuk ka realizuar asnjë anketë gjatë periudhës 20 qershor – 4 korrik 2025”. Ky tekst u paraqit si qëndrim zyrtar i agjencisë, por nuk shoqërohej me asnjë burim të verifikueshëm dhe nuk është publikuar në asnjë kanal zyrtar të Market Vision.

VMRO-DPMNE hodhi poshtë menjëherë pretendimet e VLEN-it dhe theksoi se sondazhi është i besueshëm, i realizuar me standarde profesionale dhe përfaqëson saktësisht disponimin aktual të qytetarëve.

Sipas këtij sondazhi:
• VMRO-DPMNE ka 23.8% mbështetje totale, kundrejt 5.1% të LSDM-së, një raport dominues prej pothuajse 5 me 1.
• Te votuesit e vendosur, VMRO arrin 52.8%, ndërsa LSDM vetëm 11.3%.
• Në nivel lidershipi, Hristijan Mickoski kryeson me 26.9% mbështetje, ndërsa Stevo Filipçe (LSDM) ngelet shumë pas me 4.7%.

“Shifrat flasin vetë – kemi të bëjmë me një opozitë që jo vetëm ka humbur terren në parlament, por edhe besimin e qytetarëve. LSDM është reduktuar në një figurë simbolike. Përpjekjet për të diskredituar anketat tregojnë panikun e atyre që janë në pushtet vetëm përmes aleancave joparimore”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.

Partia e Mickoskit paralajmëroi se do të kërkojë llogari publike nga VLEN, të cilën e akuzon për manipulim të qëllimshëm të opinionit dhe përpjekje për të minuar kredibilitetin e sondazheve serioze, duke mbrojtur interesat e ngushta të një qeverie në rënie.

Ky përplasje rihap temën e përdorimit të mediave online nga partitë politike për qëllime propagandistike, një fenomen gjithnjë e më i dukshëm në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Dallim i thellë ndërmjet Frontit Evropian dhe VLEN – në disa komuna shkon 3 me 1, në shumicën 2 me 1

Published

on

By

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, koalicioni i Frontit Evropian (BDI + Sela + Taravari) vijon të kryesojë me një epërsi të ndjeshme ndaj opozitës shqiptare të përfaqësuar nga VLEN.

Sipas sondazheve më të fundit, në disa komuna raporti i mbështetjes shkon deri në 3 me 1 në favor të Frontit, ndërsa në shumicën e komunave epërsia është 2 me 1. Kjo përparësi e madhe e vendos Frontin në një pozitë të favorshme për garën lokale që pritet të zhvillohet në tetor.

Continue Reading

TOP Lajme