Connect with us

Lajme

VLEN: Sela dhe Lloga kanë kohë deri të shtunën të ndërrojnë mendje!

Published

on

Zijadin Sela dhe Krenar Lloga dolën me një alibi të lirë për të shkuar kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Arben Taravari ua ofroi publikisht vulat e Aleancës për Shqiptarët, nëse vërtet vendosin të garojnë vetëm në zgjedhje. Zijadin Sela nuk deklarohet për këtë ofertë sepse e dimë se prej kohësh ka rënë dakord që t’i shërbejë ekskluzivisht interesave të Ali Ahmetit.

Prandaj shkaktoi përçarjen në ASH. Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të performuar vetë, thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

Continue Reading

Lajme

Ministri Taravari viziton spitalin Bori, më moderni dhe me i madh në Sllovaki

Published

on

By

Gjatë vizitës në Sllovaki, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka vizituar spitalin më të madh në këtë vend “Bori”.

Taravari thotë në këtë spital është njoftuar me mjekësinë virtuale, e cila siç potencon, patjetër duhet implementuar edhe te ne.

“Vizita ime në Bratisllavë ka vazhduar në spitalin “Bori”, spitalin më të madh dhe më modern në Sllovaki, ku kam parë një prezantim të Mjekësisë Virtuale e cila padyshim është e domosdoshme të aplikohet sa më parë edhe në spitalet tona”, njofton Ministri, Arben Taravari.

Taravari thotë se puna dhe përvoja e spitalit “Bori” sigurisht se do të përcillen edhe në spitalet e vendit tonë falë memorandumit të arritur me Ministrinë e Shëndetësisë së RMV-së me atë të Sllovakisë.

Continue Reading

Lajme

Taipi dhe Uzairi: Bogovina po bëhet gati për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Nënkryetari i ASH-Taravari, Nazim Taipi i shoqëruar nga Sekretari organizativ, Gadaf Uzairi dhe deputeti zonës Sadik Sulejmani gjatë ditës së djeshme kanë organizuar një takim koordinues me strukturat e degës së Bogovinës në përgaditje për zgjedhjet lokale.

“Po, në kuadër të planit për koordimin me strukturat e partisë edhe gjatë ditës së djeshme kemi takuar strukturat e degës së partisë sonë në Bogovinë ku po vërejmë një energji të jashtzakonshme për zgjedhjet lokale. Së bashku me nënkryetarin Nazimin vlerësuam se Bogovina tani më është gati për të vazhduar ndryshimin”, tha Gadaf Uzairi, duke shtuar se takimet me strukturat do të vazhdoj edhe më tej.

Continue Reading

Lajme

Rijad Shaqiri deputetëve maqedonas: “Branitellat” nuk kalojnë pa UÇK-në

Published

on

By

Deputeti nga radhët e VLEN-it ka deklaruar sot para deputetëve maqedonas se “branitellat nuk kalojnë pa UÇK-në.

“Ky ligj nuk kalon përderisa nuk janë të përfshirë edhe ish pjesëtarët e UÇK-së. Përndryshe në vazhdimsi do të kemi një problem dhe përgjegjësia për mos kalimin e ligjit do të jetë e juaja.”, është shprehu Shaqiri, u cili ka kërkuar që të ndërpritet kjo mbledhje. (INA)

Continue Reading

TOP Lajme