Connect with us

Lajme

VLEN propozon Xhulian Shabanin për drejtor në TVM2

Published

on

Xhulian Shabani, një figurë e njohur në industrinë e medias dhe marketingut në rajon, është propozuar nga Koalicioni VLEN për pozicionin e drejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe, në Televizionin e Maqedonisë.

Shabani është i lindur në Kumanovë dhe jeton në Shkup. Ai ka një karrierë të pasur dhe të larmishme në media dhe prodhim filmi.

Sipas informatave të publikuara në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, pas ndjekjes së një trajnimi të organizuar nga TV “HANA” dhe BBC UK, që në moshë të re Xhuliani punoi në TV “HANA” në Kumanovë për një vit. Më pas, ai u transferua në TV “ERA” në Shkup, ku punoi për rreth dy vite dhe vazhdoi trajnimet në RTV “21” në Prishtinë, Kosovë. Karriera e tij vijoi në Tv Alsat M, MTV2 dhe A1 TV, ku punoi për pesë vite si regjisor filmi.

Xhulian Shabani është fitues i shumë çmimeve vendase, rajonale dhe ndërkombëtare në sferën e video-produksionit. Ai gjithashtu njihet si ekpert i medias, pas gjithë përvojës menaxheriale në televizionet nacionale vendase.

Xhuliani ka mbajtur edhe pozicione si regjisor filmi në Entermedia Kosovë, Drejtor-themelues dhe regjisor në REC Production & JukeboxGroup, si dhe drejtor ekzekutiv në kompaninë e marketingut Synopsis ADS, drejtor kreativ në TV21 Maqedoni dhe menaxher marketingu në disa kompani.

Aktualisht, ai është propozuar nga Koalicioni VLEN për pozicionin e drejtorit të servisit publik shqiptar në TVM.

Koalicioni VLEN beson se përvoja dhe profesionalizmi i Xhulianit do të sjellin një frymë të re dhe inovative në shërbimin shqiptar të TVM, duke përmirësuar cilësinë dhe ndikimin e këtij shërbimi në audiencën shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Kërcënimet ndaj gazetarit Nevrij Ademi, reagon ASH-ja e Taravarit

Published

on

By

Pas kërcënimeve të raportuara ndaj gazetarit Nevrij Ademi, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, duke dënuar ashpër gjuhën e presionit dhe frikësimit nga eksponentë të partive në pushtet.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga eksponentë të partive në pushtet. Këto veprime janë të papranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e medias dhe të shprehjes. Fjalën e lirë nuk do ta ndalë askush me frikësim. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve.” thuhet në reagimin e ASH-Taravari

Me këtë, Aleanca për Shqiptarët i bashkohet reagimeve të mëhershme nga Bujar Osmani dhe Faton Ahmeti, duke ngritur zërin kundër kërcënimeve që, sipas tyre, rrezikojnë themelet e demokracisë dhe lirinë e medias në vend.

Continue Reading

Lajme

Çerdhja “Lulishtja” në Gostivar me fasadë të re, Limani: Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka bërë të ditur se në çerdhen për fëmijë “Lulishtja” në Gostivar ka investuar 65 mijë euro për rregullimin e fasadës së re, kanalet kulluese të ujit, hyrjet dhe disa punim të tjera, transmeton TV21. Në një prononcim për mediat Limani theksoi se ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik.

“Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik të këtij objekti si gjatë muajve të dimrit, por edhe gjatë muajve të verës. Janë bërë edhe punime të tjera në pjesën e jashtme të objektit. E gjithë kjo, ky ndryshim është bërë në bashkëpunim me çerdhen, me mjetet vetanake të çerdhes por edhe me ndihmën e komunës. Shpresojmë se këto investime do të ndihmojnë në mbarëvajtjen më të mirë të procesit këtu në çerdhe. Nuk do të ndalemi këtu, biseduam me drejtoreshën edhe për projekte tjera në të ardhmen që kushtet në të gjitha çerdhet e Gostivarit të jenë dinjitoze, të mira për fëmijët tanë”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani me bashkëpunëtorë viziton burimet e ujit të fshatit Vrapçisht, Zubovcë dhe Gallatë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i shoqëruar nga sekretari i komunës Erdal Ahmedi dhe kryetari i këshillit komunal sot kanë vizituar burimet e ujit të fshatrave Vrapçisht, Gallatë dhe Zubovcë. Në këto burime kanë filluar punimet për sanimin rezervuarve dhe renovimin e rrjetit të ujësjellësit me qëllim të sigurohet furnizim i pandërprerë me ujë për këto fshatra, shkruan Top24

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës ujore dhe rritjes së cilësisë së jetesës për banorët tonë. Ne do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij procesi dhe t’u shërbejmë më së miri nevojave të qytetarëve.” tha Isen Shabani.

Continue Reading

TOP Lajme