Connect with us

Lajme

VLEN: Filipçe nuk ka kredibilitet për të thirrur takimin e liderëve

Published

on

 

Koalicioni Vlen beson se kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i mungon kredibiliteti për të thirrur takimin e liderëve.

Filipçe mbrëmë, në Mbrëmjen e donatorëve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe të lënduarve në zjarrin në Koçan, paralajmëroi se javën e ardhshme në Kuvend do t’u bëjë thirrje liderëve të partive më të mëdha politike në takim për të prezantuar planin e tij – që e konsideron si obligim për ta bërë për shtetin, sepse, tha, “është e qartë se mënyrat konvencionale të udhëheqjes së politikës, të luftës politike, nuk japin rezultate mjaftë të shpejta”.

“Pas paralajmërimeve të LSDM-së se do të kërkojnë Komision anketues për Koçanin, i cili padyshim është në koordinim me fraksionin e tyre BDI, të cilët me naivitet besojnë se mund të paraqiten si viktima të rrejshëm të përndjekjes politike, zotëri Venko Filipçe konfirmoi se ka për qëllim ta politizojë tragjedinë kolektive dhe kështu nuk ka kredibilitet për të thirrur takimin e liderëve. I mjaftueshëm është koordinimi me BDI-në”, thuhet në qëndrimin e koalicionit të Vlenit i dërguar deri tek mediat.

Më herët sot nga Qeveria potencuan se nuk kanë marrë kërkesë zyrtare për takim të liderëve, as iniciativë nga LSDM-ja, por se Qeveria dhe kryeministri janë të hapur për çdo propozim dhe iniciativë që ka për qëlim të ndihmojë.

Continue Reading

Lajme

Fetai takon Izetbegoviçin në Sarajevë: Diskutime për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian

Published

on

By

 

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Partisë së Veprimit Demokratik të Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, ku u diskutua për zhvillimet politike në rajon dhe procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit, Izetbegoviç e informoi Fetain për sfidat me të cilat po përballet Bosnje-Hercegovina, përfshirë kërcënimet ndaj rendit kushtetues të vendit nga ana e Milorad Dodikut dhe autoriteteve të Republikës Serbe. Sipas tij, këto veprime rrezikojnë stabilitetin e gjithë rajonit.

Një tjetër temë kyçe e bisedës ishte përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Fetai dhe Izetbegoviç theksuan nevojën për vazhdimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës, duke e cilësuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Miratohet vendimi për 120 autobusë ekologjikë, do të përmirësojnë nivelin e ndotjes së ajrit

Published

on

By

 

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik. Sipas Mexhitit, këta autobusë do të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e transportit publik.

“Qeveria miratoi sot furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë, nga të cilët 80 do t’i dorëzohen NP Shkup, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen në komuna, bazuar në nevojat dhe kriteret ekonomike.
Këta autobusë do të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së transportit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm në kryeqytet, por edhe në komunat e tjera”, theksoi Mexhiti.

Continue Reading

Lajme

Fetai në Sarajevë: Lidershipi i grave forcon transparencën dhe llogaridhënien

Published

on

By

 

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka njoftuar se në kryeqytetin Boshnjak – Sarajevë, ka folur rreth politikave të qeverisjes së mirë dhe lidershipin e grave në Evropën Juglindore. Fetai ka shkruar se së bashku me liderë rajonalë dhe panelistë të shquar, kanë diskutuar rolin kyç të grave në qeverisje dhe si lidershipi i tyre forcon transparencën, llogaridhënien dhe vendimmarrjen inkluzive.

“Lidershipi i grave nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por me gjithëpërfshirjen, qeverisjen etike dhe rezistencën ndaj sfidave. Burrat në pozita drejtuese nuk duhet të jenë mbështetës pasivë, por aleatë aktivë në sfidimin e stereotipive, krijimin e mundësive dhe nxitjen e ndryshimeve sistemike”, ka shkruar Fetai.

Zëvendëskryeministri Fetai ka shtuar gjithashtu se barazia gjinore nuk është thjesht një formalitet, ajo është një forcë lëvizëse për qeverisje më të mirë.

“Duke e integruar barazinë gjinore në hartimin e politikave, duke garantuar llogaridhënie dhe duke krijuar një kulturë udhëheqjeje gjithëpërfshirëse, mund të ndërtojmë institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, nënvizoi në fund Fetai, zëvendëskryeministër.

Continue Reading

TOP Lajme