Connect with us

Lajme

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Published

on

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN përmes një reagimi theksoi sot se “BDI me politikat e saj destruktive dhe anti-shqiptare, nxorri në rrugë elitën intelektuale shqiptare, duke u përpjekur ti nënshtrojë e poshtërojë.”

“Sot profesorët e universiteteve shqiptare dolën në protestë pasi u ndjenë të poshtëruar karshi profesorëve të Universitetit “Kirili dhe Metodij” dhe atë nga dora e BDI-së, kryeministrit teknik Talat Xhaferi e nga Jeton Shaqiri.

BDI u rriti pagat profesorëve maqedonas, por nuk e bërë këtë për profesorët shqiptarë. E tani kur ata u ngritën në protestë përpiqen ta mbulojnë këtë poshtërim ndaj intelektualëve shqiptarë me arsyetime të ndryshme e gjoja me zgjidhje të kësaj çështje!”, reagon VLEN.

Më tej thuhet se kjo është BDI e mbështetur nga LSDM dhe piunët tjerë të saj, të cilët vlerësojnë të tjerët, po shkelin të vetët, i përbuzin dhe i poshtërojnë.

“BDI nuk i poshtëron vetëm oligarkët e kazinove, por profesorët dhe intelektualët e kombit është në gjendje edhe ti shkelë me çizmën e pushtetit! E sa për elaborim, ideja e diferencimit të universiteteve publike në vehte është ide e kahmotshme e qarqeve të ndryshme që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Kjo ide është zbatuar në heshtje ndër vite duke e privilegjuar universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, gjegjësisht studentët që kanë mbaruar në të, si psh. për studentët e mjekësisë gjatë specializimit. Rangimi tendencioz i vitit 2016 e nxori Universitetin e Tetovës në vend të tetë, vetëm e vetëm që të mos ketë mundësi të organizojë studime të ciklit të tretë. Ndër vite ministrat tanë të arsimit nuk arritën ta heqin këtë diskriminim të UT-së. Përkundarzi me rritjen selektive të pagave për punonjësit e UKIM-it u përforcua edhe më shumë diferencimi kundrejt Universiteteve shqiptare. Për fat të keq ky diferencim është bërë nga kuadrot e BDI gjegjësisht nga kryetari i parlamentit të asaj kohe Talat Xhaferi i cili edhe pse kishte kohë në Janar ta zgjidhë këtë problem nuk e bëri. Që ironia të jetë më e madhe ish ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi i cili lejoi këtë diskriminim dhe të njejtin nuk e ndryshoi për gati dy vjet, del tani dhe na shitet si shpëtimtar i diskriminimit. Kordinatori i grupit parlamentar nuk e ka për qëllim të zgjidhë këtë diskriminim por thjesht ta vendosë në koluarët burokratike të parlamentit për të fituar kohë që ta hudhin problemin pas zgjedhjeve parlamentare.
Për gjithë këtë diskriminim të krijuar pikërisht nga ish kryeparlamentari dhe kryetari i qeverisë teknike Talat Xhaferi, udhëheqësia e universitetit më të diskriminuar do ti japë çmimin Fadil Sulejmani, për të cilin ka vendos senati i UT-së të martën e kaluar. Edhe pse mendoni se qytetatët nuk i dinë politikat e juaja, tashmë gjithçka është e qartë. 8 maji është afër, fitorja që VLEN po vjen dhe BDI me oligarkët e saj anti shqiptarë do të dënohet dhe do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim kundër çdo shqiptari!”, thekson VLEN.

Continue Reading

Lajme

Osmani: Çairi është betejë e shqiptarëve me eksperimentin e Mickoskit

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani, në një intervistë për ZYRTARE.net e ka përshkruar situatën aktuale politike në këtë komunë si një sfidë për shqiptarët, duke e lidhur atë me “eksperimentin” e kryeministrit Hristijan Mickoski.

“Çairi paraqet paradigmën e shqiptarëve dhe shqiptarëve të Mickoskit, apo eksperimentit të Mickoskit. Sepse, nëse kjo betejë zhvillohet me VLEN-in, ne do ta fitojmë VLEN-in, por Mickoski do të krijojë edhe një VLEN tjetër, edhe një zgjatim tjetër, një instrument tjetër. Ne në thelb duam të parandalojmë idenë se kryeministri që mund të definojë skenën politike shqiptare,” tha Osmani.

Osmani tha se në Çair do të ngrihet flamuri siç tha i fitores kundër defaktorizimit të shqiptarëve./ZYRTARE.net/

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Bajram Rexhepi do të jetë pranë Tetovarëve në çdo lagje në çdo fshat

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhorë të AKI-së, Faton Ahmeti njëherit dhe sekretar i plrgjithshëm i BDI-së përmes një postimi ka përshkruar përkushtimin e Bajram Rexhepit gjatë punës për ndërtimin e gazsjellësit ku Rexhepi ishte çdo ditë në takim me qytetarët për të gjetur zgjidhje për duke i çuar punët përpara, shkruan Top24

Ahmeti më tej shtom se “Jam i bindur se kështu do të jetë edhe për Tetovën. Pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe fshat, me përkushtim dhe me zemër.
Sepse i tillë është Bajrami. I afërt, punëtor dhe njerëzor.”

Faton Ahmeti

Me Bajramin njihemi prej kohësh.
Në kohën kur menaxhonte ndërtimin e gazsjellësit e shihja çdo ditë me njerëzit, duke dëgjuar, duke gjetur zgjidhje, duke i çuar punët përpara. Nuk kishte ditë pa takim, pa angazhim, pa rezultat.

Jam i bindur se kështu do të jetë edhe për Tetovën. Pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe fshat, me përkushtim dhe me zemër.
Sepse i tillë është Bajrami. I afërt, punëtor dhe njerëzor.

#AleancaKombëtarePërIntegrim
#bashkëPërTetovën

Continue Reading

Lajme

Kur Zeqirja Ibrahimi thoshte: Në komunën e Tetovës me Bilall Kasamin ka shumë korrupsion dhe fshatarët e Llercës janë me kontrata!

Published

on

By

Dikur e akuzonte rëndë, e quante të paaftë dhe i rrëzoi shumicën në Këshillin e Komunës së Tetovës, duke bërë që qytetarët në vend të pushimeve verore të përfshiheshin në fushatë zgjedhore. Këto ishin disa nga akuzat që kreu i sotëm i Alternativës, Zeqirja Ibraimi, i adresonte dikur tashmë partnerit të tij në koalicionin VLEN, Bilall Kasamit shkruan Tetovasot.

Të dy dikur ishin pjesë e një partie, por më pas u ndanë, për t’u ribashkuar sot në një koalicion të përbashkët. Megjithatë, kujtesa politike është ende e freskët.

Ibraimi, në kohën kur Tetova drejtohej nga Kasami, ngrinte pyetje të forta: “Kur vjen në Tetovë e sheh se ky qytet ende nuk ka ujë, ende nuk ka parkingje, ka plot qen në rrugë, ka mbeturina që askush nuk i mbledh, ka gropa kudo dhe mbi të gjitha, ka korrupsion. Këta që erdhën, çfarë ndryshuan nga ata që ikën?”

Sipas tij, i vetmi ndryshim ishte tek listat e kontratave: në vend të militantëve të BDI-së, aty ishin futur një numër i madh banorësh të fshatit Llercë.

Sot, megjithë këtë histori akuzash e përplasjesh, Ibraimi dhe Kasami ndajnë të njëjtën front politik nën ombrellën e VLEN-it.Tetovasot

Continue Reading

TOP Lajme