Connect with us

Lajme

Vetëm flamuri shqiptar në zyrën e Taravarit, reagojnë portalet maqedonase

Published

on

Portalet maqedonase i kanë reaguar kryetarit të ASh-së njëherit edhe Ministër i Shëndetsisë pas publikimit të një fotografie nga kabineti i tij, ku shihet vetëm flamuri shqiptar përskaj flamurit amerikan dhe europian.
Mungesën e flamurit maqedonas në zyrën e Taravarit e kanë vërejtur disa media të vilat i kanë reaguar për ketë.

“Pas koordinimit të parë të ministrave shqiptarë në Qeveri, nuk kishte flamur maqedonas por vetëm flamur shqiptar, tani praktika vazhdon në kabinetet e ministrave.

Sot në njoftimin e Arben Taravarit në rrjetet sociale shihet se në kabinetin e tij ka vend vetëm për flamurin shqiptar, amerikan dhe të BE-së, por flamuri maqedonas nuk gjendet askund.
Përdorimi i flamujve ishte një nga çështjet kryesore që VMRO-DPMNE shpesh e ka ngritur në publik dhe e ka sulmuar LSDM-në. Në skandalin e parë në qeverinë e re, kur nuk u vendos flamuri maqedonas, u shpreh edhe Maksim Dimitrievksi nga ZNAM, i cili kërcënoi se do të largohej nga qeveria nëse incidenti i tillë përsëritet. Por më pas Kasami dhe Taravari reaguan ashpër ndaj tij duke i thënë se fushata zgjedhore kishte mbaruar, gjë për të cilën ZNAM nuk komentoi më.

Tani shtrohet pyetja nëse kjo praktikë, e cila është shumë e qartë se do të përsëritet, do të jetë sërish një rast për turbullira në koalicion. Partitë shqiptare duket se vazhdojnë praktikën e tyre pa u shqetësuar për porositë e partnerëve të koalicionit”.-shkruajnë Lokalno.mk, Info24 dhe fisa media të tjera.

Continue Reading

Lajme

Ramdani: Me aktivistët e palëkundur, Saraji me kryetarin Taravari shkon drejt fitores

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte ka takuar strukturat dhe aktivin politik të Sarajit në kuadër të fushatës “Tetori është afër”.

Pritja ka qenë madhështore, të cilën e konfirmon edhe Sekretari Organizativ i ASH, Blerant Ramadani i cili vjen nga komuna e Sarajit, e i cili thotë se fytyrat e vërteta të ASH-së janë me kryetarin Arben Taravari.

“Sonte, në zemër të Sarajit, bashkë me kryetarin Arben Taravari, zhvilluam një takim me strukturat e ASH-së në Saraj! Aktivistët tanë të palëkundur, fytyrat e vërteta të Aleancës, e mbushën sallën me entuziazëm, dashuri dhe besim. Të tillë janë njerëzit e Sarajit, krenarë, të vendosur dhe të gatshëm për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndërtuar një të nesërme më të mirë për çdo shqiptar”, shkruan Ramadani në rrjetet sociale.

Ramadani më tej thekson se ky takim u ka treguar qartë se fryma e Aleancës është e fuqishme, idealet e saj janë të pastra, dhe rruga e tyre është drejt fitores.

“Sot nuk folëm vetëm për zgjedhje, por për një mision. Një mision për ta rikthyer dinjitetin, për ta ndërtuar një qeverisje që del nga populli dhe punon për popullin.
Me Taravarin në krye dhe me secilin prej jush krah për krah, bashkë do të shkruajmë një kapitull të ndritshëm!”.

Continue Reading

Lajme

Arben Fetaut i rofshin “shokët e dostllarët”

Published

on

By

Ish kryetari i kuvendit të ASH-së së Arben Taravarit shoku i Dardan Molliqajt, Arben Fetau i aratisur nga ASH-ja mbrëmë mbajti një farsë për të arsyetuar veten para Adnan Azizit si shef shtabit zgjedhorë dhe para Izet Mexhitit si premtues i pozicioneve të tij.

Fetahu mbrëmë kishte mbledhur në kumanovë ca miq e dostllar nga disa vende të ndryshme të komunës së Kumanovës dhe ca të ardhur nga vende të tjera.

Por kush ishin shokët e dostat e Arben Fetau-t?

Kumanovë: Nëndega e Nakushtak 2, Ropalcë 2 veta, Vishtic 0, Mateç 0, Hotël 0, Likovë 0, Orizare 5, Sllupçan 20, Veta, Opaj 8 persona, Llojan 0, Vaksicë 0.

Struga:4

Gostivar:3

Tetovë: 4

Të magjepsur nga spektakli, kontaktuam degët e ASH-së së Arben Taravarit dhe ASH-së së Selës por fatkeqsisht askush nuk i njeh dostat e Fetaut. Në këtë vij një burim në kushte anonimiteti thekson se disa nga të pranishmit ishin vetëm statist dhe me gjasë duhet të kenë qenë nga Maqedonia Lindore.

Por, Arben Fetau nuk e fsheh dot dëshprimin dhe rrugën që gaboi duke braktisur “vëllaun” dhe duke mbetur për disa muaj zëvendëskryeministër dhe kolegë me Stoilkoviqin.

Continue Reading

Lajme

MPB: Leje për udhëtim jashtë vendit për të mitur do të jepen nga ora 8 deri në 18:00

Published

on

By

Për shkak të rritjes së numrit të kërkesave, sporteli në Departamentin për Çështje Administrative – Shkup (në ndërtesën e RTVM-së) për lëshimin e “Lejeve për udhëtim jashtë vendit për të mitur” (fëmijë nën 14 vjeç) do të punojë nga ora 08:00 deri në orën 18:00, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Continue Reading

TOP Lajme