Connect with us

Lajme

Uzeiri: Ne mbrojmë parimin, jo karrigen

Published

on

 

Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzeiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke i rikujtuar opinionit publik se ishte pikërisht kjo parti që e bëri hapin vendimtar drejt ndryshimit politik në vend, duke e çuar BDI-në në opozitë dhe duke hapur një faqe të re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Nën udhëheqjen e Arben Taravarit, Aleanca për Shqiptarët e solli ndryshimin që të gjithë e prisnin: BDI në opozitë,” theksoi Uzeiri.

Ai shtoi se Aleanca u përball me refuzime të njëpasnjëshme kur kërkoi marrëveshje të drejtë për komunat, lista të ndara për këshilltarë dhe matje reale politike. “Kur kërkuam drejtësi dhe barazi, na u mbyll dera. Kur kërkuam matje të ndershme, na quajtën përçarës,” shkruan ai.

Në postimin e tij, Uzeiri kritikon qasjen e partnerëve të koalicionit VLEN, të cilët sipas tij e kanë harruar zotimin për bashkim të plotë dhe janë kthyer në kundërshtarë me fushata të organizuara nga profile të rreme dhe me gjuhë fyese, e jo me ide dhe vlera.

“Ne nuk do të tërhiqemi. Do të matemi me qytetarët, jo me klikën e radhës. Ne jemi këtu për ta mbrojtur parimin, jo për ta ruajtur karrigen,” përfundon reagimin e tij Gadaf Uzeiri, duke theksuar se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave të sinqerta.

Continue Reading

Lajme

Anëtarësimi në BE, Marta Kos i përkujton Maqedonisë ndryshimin e Kushtetutës

Published

on

By

Lëvdata për përshtatjen e plotë të Maqedonisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, por edhe një rikujtim për detyrimet që vendi duhet t’i përmbushë për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian. Këto, sipas komisares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kanë qenë ndër temat e takimit me shefin e diplomacisë Timço Mucunski në Bruksel.

“E rëndësishme është të realizojen detyrimet e mbetura dhe vendi të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkroi Kos në rrjetin social “X”, duke theksuar se me Mucunskin kishte pasur një bisedë të hapur për hapat e ardhshëm të vendit drejt rrugës evropiane, të cilën siç thekson, ajo e mbështet fuqimisht.

Mucunski, nga ana tjetër, është shprehur i vendosur se Qeveria aktuale nuk do ta ndryshojë Kushtetutë . Në një intervistë për prestigjiozen “Politico”, ai thotë se Maqedonia nuk është e përgatitur për ndryshime kushtetuese, përveç nëse merr garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit.

Ai thekson se shteti është i fokusuar në të gjitha reformat tjera të nevojshme evropiane, jo vetëm si kërkesë e Unionit, por edhe si nevojë e shoqërisë. “Frika jonë është: nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese, çfarë do të ndodhë nëse Bullgaria pas gjashtë muajve del përsëri me kërkesa të lidhura me historinë, identitetin apo gjuhën? Nëse nesër vendet anëtare të BE-së na thonë se duhet të bëjmë më shumë në fushën e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, këtë e kuptojmë. Dhe jo vetëm që e kuptojmë, por e ndjejmë si detyrim tonin”, thotë Mucunski për “Politico”.

Mesazhet e fundit nga Brukseli, që në Shkup i përcollën dyshja evropiane Marta Kos dhe Kaja Kalas, ishin se Maqedonia nuk ka plan “B”, si përgjigje ndaj iniciativës maqedonase për ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë. Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes u përkeqësuan më tej pas votimit të raportit të Parlamentit Evropian, ku me amendamente u fshi formulimi “gjuha dhe identiteti maqedonas”.

Pas mesazheve nga Sofja se për fillimin e negociatave nuk ka kushte të tjera përveç përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, kryeministri Mickoski i propozoi Bullgarisë të hartojnë një Rezolutë të përbashkët me të cilën do të konfirmohej autenticiteti i gjuhës dhe identitetit në Parlamentin Evropian – një propozim për të cilin edhe pas më shumë se një muaji nuk ka asnjë përgjigje nga pala bullgare.

Continue Reading

Lajme

Taravari me kandidatin për Tetovë, Rexhepi: Bashkë në rrugën e Besëlidhjes

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e partisë, dr. Arben Taravari, dhe me strukturat partiake të kësaj force politike.

Ai theksoi rëndësinë e koalicionit “Besëlidhja”, të cilin e quajti si koalicionin më të madh dhe historik të shqiptarëve në vend, që lindi në një kohë kritike për kombin dhe për orientimin gjeostrategjik të shtetit.

“Është shumë e fisme t’ia shtrëngosh dorën vëllaut. Sidomos në kohë të vështira si kjo, kur më e rëndësishmja është të jemi bashkë në anën e duhur të historisë”, u shpreh Rexhepi.

Continue Reading

Lajme

Rexhepi pas takimit me Taravarin: Në kohë të vështira më e rëndësishmja është të jemi bashkë

Published

on

By

Kandidati i BDI-së nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, pas një takimi me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe strukturat e kësaj partie në Tetovë, theksoi rëndësinë e unitetin politik shqiptar në periudhën në të cilën kalojmë.

“Me doktor Arben Taravarin dhe strukturat partiake, bashkë në rrugën e Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim,” u shpreh Rexhepi.

Rexhepi e cilësoi këtë koalicion si një projekt të madh kombëtar.

“Besëlidhja është koalicioni më i madh dhe historik i shqiptarëve në vendin tonë, që lindi në një kohë kritike për kombin dhe për orientimin gjeostrategjik të shtetit.”

Duke folur për rëndësinë e bashkimit politik, Rexhepi shtoi:

“Është shumë e fisme t’ia shtrëngosh dorën vëllaut. Sidomos në kohë të vështira si kjo, kur më e rëndësishmja është të jemi bashkë në anën e duhur të historisë”, ka përfunduar Rexhepi.

Continue Reading

TOP Lajme