Connect with us

Lajme

Uzairi dënon presionin politik të Kasamit ndaj Top24.mk: S’mund të ndalni një ide që vjen nga zemra e popullit, koha e manipulimeve po perëndon

Published

on

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët , Gadaf Uzairi përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar presionin e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ndaj punonjësit komunal njëherësh edhe pronar i portalit informativ Top24.mk , Ylber Jahiu i cili u transferuar me urdhër zyrtar në një vend tjetër pune, konkretisht në Infoqendrën.

Reagimi i plotë i Uzairit:

“Ju mund të kërcënoni individin, mund të tentoni ta shantazhoni, ta izoloni apo ta godisni personalisht… por nuk mund ta ndalni një ide që ka lindur nga zemra e popullit.
Ndryshimi nuk ka emër të vetëm , ai është zëri i të gjithë atyre që s’pranojnë më padrejtësi, që s’frikësohen më nga kërcënimet dhe që nuk i nënshtrohen askujt.
Koha e manipulimeve po perëndon.
Afër është tetori”, ka nënvizuar Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Shaqiri: Refuzohet ”Nëna Terezë” , në Shtip shkojnë 5 milionë denare shtesë

Published

on

By

Dje, në Komisionin për Financë dhe Buxhet, u refuzuan amandamentet për ndarjen e një shume simbolike prej 3 milionë denarësh për Universitetin “Nënë Tereza” – një institucion që mbart misionin kombëtar dhe arsimor për mijëra të rinj shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën mbledhje, u miratua pa asnjë diskutim amandamenti për 5 milionë denarë për kampusin universitar “Goce Delçev”, ka shkruar deputeti i ASH-së Rijad Shaqiri në profilin e tij në Facebook.

Sipas Shaqirit kjo nuk është vetëm shpërndarje e padrejtë e fondeve publike por një mesazh se institucionet shqiptare nuk janë prioritet për këtë qeveri.

Si deputet shqiptar, ndjej zemërim dhe revoltë. Por ajo që ndjej më fort është përgjegjësia për të mos heshtur.Nuk do të jem spektator i diskriminimit të radhës ndaj arsimit shqip. Nuk kam ardhur në Kuvend për të qëndruar i qetë, por për të ngritur zërin aty ku shkelet dinjiteti i shqiptarëve. Në vend që të dorëzohemi, do të luftojmë më fort. Në vend që të hapim rrugë për t’u përulur, do të qëndrojmë më drejt për të kërkuar llogari.
Kjo padrejtësi nuk do të kalojë në heshtje, shkruan Rijad Shaqiri

Continue Reading

Lajme

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 47-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Për të 47-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën e 46-të, sikurse edhe në seancat paraprake, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje – fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit – kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse po afrohet afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, mirëpo situata nuk ka ndryshuar.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani u uron mirëseardhje mërgimtarëve: Po punojmë që Gostivari të jetë i denjë për ju

Published

on

By

Me fillimin e sezonit të verës dhe ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar një mesazh mirëseardhjeje, duke i siguruar ata për përkushtimin maksimal të institucionit që ai udhëheq në përmirësimin e kushteve të jetesës në qytet.

“Motra dhe vëllezër, ju që keni ardhur si çdo verë në Gostivarin tuaj, më lejoni që në emrin e Komunës tonë t’ju uroj mirëseardhje,” shkroi Limani në një status në Facebook. Ai theksoi se komuna po punon intensivisht për të realizuar projekte të shumta infrastrukturore, të cilat do ta transformojnë qytetin.

“Sikurse e shikoni, rrugë të reja po ndërtohen dhe një numër rekord projektesh na presin përpara. Puna është forma më e mirë për të shprehur respektin dhe dashurinë për secilin nga ju!”, përfundoi Limani, duke lënë të kuptohet se vera e këtij viti do të shoqërohet me investime konkrete në zhvillimin urban të Gostivarit.

Continue Reading

TOP Lajme