Connect with us

Lajme

UT, Taravari: Të zgjidhet Rektor apolitik

Published

on

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në Universitetin e Tetovës, kriteret shtesë në konkursin e anuluar dhe më pas kandidimin e personave të afërt me politikën për rektor të UT-së.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të emëroj ushtrues detyre rektor apolitik në UT. Taravari thotë se është momenti i fundit që Universiteti i Tetovës, të mendojë për cilësi dhe jo për kuantitet dhe në të duhet të vlejnë ligjet sikurse për gjitha universitetet tjera në vend.

Kreu i ASH-së thotë se ndryshime duhet të bëhen edhe në zgjedhjen e Senatit të UT-së, pasi ekzistojnë dyshime se edhe Senati, është zgjedhur në mënyrë jo të rregullt ndërsa nga anëtarët e tij varet edhe zgjedhja e rektorit të ri.

“Apelova tek Ministri që është momenti i fundit që këtë institucion të fillojmë ta depolitizojmë. Jo se kam intenca për tu emërua apo për tu përzier në Universitet përkundrazi, shqiptarët kanë autoritete që do ishin të pranuar nga ana e të gjithë shqiptarëve, dhe një të tillë duhet ta zgjedhin në Universitetin e Tetovës për ti vendosur gjitha rregullat dhe institucioni të funksionojë ashtu si duhet.

Andaj dhe apelova tek Ministri i Arsimit edhe pse nuk e di nëse ka të drejtë apo jo, por, nëse Senati është i kapur apo janë të përzgjedhur anëtarë të Senatit njerëz që varen nga një dy apo tre persona atëherë sërish do zgjidhet rektor aty një person i cili është kukull i rektorit të kaluar dhe nuk dua të besoj që do jetë kështu”, deklaroi Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Programi “Saraji 2025–2029” po shkruhet bashkë me qytetarët

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar se programi i tij zgjedhor do të jetë i ndërtuar mbi idetë dhe propozimet e qytetarëve.

Në një postim, ai bëri të ditur se së bashku me rininë e AKI-së janë duke sistemuar sugjerimet e ardhura përmes platformës online. “Bashkë me rininë e AKI-së po sistemojmë propozimet tuaja nga www.blerantramadani.com
– programi Saraji 2025–2029 shkruhet me ju!” ka deklaruar Ramadani.

Ai shtoi se transparenca dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në hartimin e programit janë garanci që prioritetet e komunës do të pasqyrojnë vërtet nevojat e banorëve të Sarajit./ZYRTARE.net/

Continue Reading

Lajme

Tahir Bexheti, zgjidhet kryetar i shtabit të degës së Bogovinës

Published

on

By

Arben Taravari, kryetar i ASh-së ka njoftuar se kjo strukturë partiake ka zgjedhur kryetarin e shtabit të degës së Bogovinës, njofton Top24

“Z.Tahir Bexheti u zgjodh sot kryetar i shtabit të degës së Bogovinës.

Urime dhe Suksese Tahir!”, shkruan Taravari.

Continue Reading

Lajme

Njomza Shaqiri reagon pas vendimit të KShZ-së: Në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23

Published

on

By

Zëdhënsja e ASh-së, Njomza Shaqiri ka reaguar pas vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të ulur numrin e këshilltarëve komunalë, njofton Top24

Ajo thotë se me këtë vendim, në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23.

“Më shumë parti se këshilltarë komunal

Duke e ulur numrin e këshilltarëve komunal në Gostivar, nga 31 në 23, do të ulet ndjeshëm përfaqësimi i zërit qytetar shqiptar dhe forca e vendimmarrjes në nivel komunal.
Shqiptarët më shumë se kurrë duhet të veprojnë
BASHKË!
Për komunat tona, për ardhmërinë tonë!”, shkruan Shaqiri.

Continue Reading

TOP Lajme