Connect with us

Lajme

Urtësia e Zeqirja Ibrahimit, një lider unifikues dhe misionar

Published

on

Zeqirja Ibrahimi, kryetari i Alternativës dhe një nga figurat kyçe të koalicionit VLEN, është shembulli i një lideri politik me stil të matur dhe të kulturuar. Me profesion profesor universitar dhe njohës i shumë gjuhëve, ai sjell në politikë një qasje të qetë dhe të përgjegjshme, larg fjalorit vulgar që shpesh e karakterizon skenën politike.

Ibrahimi jo vetëm që ruan imazhin e tij si një njeri fisnik dhe unifikues, por edhe në debatet më të ashpra politike, ai di të përzgjedhë fjalët me kujdes, duke treguar respekt ndaj kundërshtarëve. Ky qëndrim i tij i matur ka fituar respekt dhe besim të gjerë brenda komunitetit shqiptar dhe më gjerë.

Gjithashtu, duke mos u imponuar me çdo kusht në proceset dhe vendimet e koalicionit VLEN, Ibrahimi tregon se është një lider që punon me përkushtim për unitetin dhe qëllimet e përbashkëta, pa u lënë pasionet personale apo ambiciet e çastit. Ky është një model që duhet vlerësuar dhe ndjekur në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi Ibrahimi do të thonte: Legjitimiteti nuk është vetëm numri i votave, por edhe mënyra e përfaqësimit”, shkroi Ibrahimi, duke nënvizuar se votat e qytetarëve nuk duhet të kthehen në mekanizma për përfitime personale apo për të thelluar korrupsionin institucional.

Sipas Ibrahimit, përfaqësimi politik nuk mund të reduktohet në matematikë zgjedhore.

“Sepse, vërtet demokracia është matematikë, por përfaqësimi politik është edhe etikë”, përfundoi ai, duke sinjalizuar se VLEN synon të vendosë një standard të ri etik në qeverisje dhe përfaqësim. Flaka Media

Continue Reading

Lajme

Pas thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë, reagon komuniteti shqiptar në Australi

Published

on

By

Komuniteti Shqiptar në Australi ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli midis përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë dëgjuar thirrje raciste dhe kërcënime të hapura me përmbajtje anti-shqiptare.

Në një deklaratë zyrtare, komuniteti shprehet thellësisht i shqetësuar për përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, veçanërisht në një ngjarje publike sportive ku ishin të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, përfshirë Kryeministrin Hristijan Mickoski, Zëvendës Kryeministrin Stojançe Stoilkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Toshkovski, si dhe figura të tjera të qeverisë.

“Edhe më shqetësuese është heshtja e këtyre udhëheqësve përballë një situate të tillë alarmante. Mosreagimi i tyre i bën bashkëfajtorë në përhapjen e një klime frike dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratë.

Komuniteti Shqiptar-Australian i bën thirrje autoriteteve në Shkup që të dënojnë publikisht dhe menjëherë këto akte raciste dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e popullsisë shqiptare në vend, e cila përbën rreth 30% të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, deklarata u bën thirrje të gjitha përfaqësive diplomatike në Shkup që të reagojnë me vendosmëri ndaj kësaj ksenofobie të papranueshme dhe të kërkojnë një përgjigje zyrtare nga institucionet maqedonase.

“Këto incidente janë vetëm vazhdimësi e një trajtimi sistematikisht diskriminues ndaj shqiptarëve në këtë shtet, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më indiferent”, përfundon deklarata e komunitetit shqiptar në Australi.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Dakord, gjuha e urejtjes është e dëmshme, por më e dëmshme kur ajo duartrokitet nga kryeministri

Published

on

By

Kryetarja e FRASH-it, Viola Ramadani përmes një postimi ka akuzuar kryeministrin Mickovski se u duartrokiti thirjeve antishqiptare në Kumanovë së bashku me partnerin e tij të koalcionint Maksim Dimitrievski, shkruan Top24

Po. Krejt jemi dakord se gjuha e urrejtjes është e dëmshme. Por, ma e dëmshme bëhet kur ajo duartrokitet nga vetë kryeministri ndërsa shqiptarët që i votuam, në mungesë të kapacitetit dhe fuqisë për të na dalë zot në institucione, tentojnë ta kamuflojnë këtë me postime në fejsbuk të përgatitura nga chat-gpt. Nuk do të kalojë! Sepse tetori është afër ndërsa ne kemi aleancë 🤝 me popullin!

Continue Reading

Lajme

Ish-ministri Ditmir Bushati reagon ashpër pas thirrjeve antishqiptare në Kumanovë: “Galeria e turpit” dhe kërcënim për bashkëjetesën

Published

on

By

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në rajon, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku janë dëgjuar thirrje të rënda dhe skandaloze kundër shqiptarëve.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bushati e ka cilësuar incidentin si një manifestim të pastër të urrejtjes etnike, duke shprehur shqetësim të thellë për pasojat që kjo gjuhë mund të ketë për bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i Bushatit:

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë 🇲🇰 ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në 🇲🇰. Për më tepër, heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës.
#stopethnichate #ndalourrejtjenetnike” – ka përfunduar Bushati.

Continue Reading

TOP Lajme