Connect with us

Lajme

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Published

on

 

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it, që ka 14 deputetë ndërsa gjithçka tjetër janë fjalë boshe, deklaroi për TV21, Halil Snopçe, pas paralajmërimit të VLEN-it se do ta propozojnë Bekim Qokun për koordinator të grupit parlamentar.. Snopçe përsëriti se në ASH nuk mendojnë për grup të posaçëm të deputetëve përderisa partitë e tjera të VLEN-it nuk vendosin që të ndahen dhe të formojnë grup të tyre të deputetëve.

“Nëse ata kanë grup të deputetëve prej 9 deputetëve këtë duhet ta dëshmojnë, të bëjnë grup të tillë të deputetëve, në këtë moment nuk ka grup të tillë të deputetëve. Nëse ata formojnë grup të tyre të deputetëve prej 9 deputetëve, në atë rast ne automatikisht do të kemi grupin tonë prej 5 deputetëve. Megjithatë deri në këtë moment nuk kemi diçka të tillë. Për momentin e vërtetë është se unë jam koordinatorë i grupit të deputetëve të VLEN me 14 deputetë”, tha Halil Snopçe.

Dje Bekim Qoku tha se ai do të jetë koordinatorë i 9 deputetëve të VLEN, ndërsa 5 deputetëve të mbetur që vijnë nga partia e Taravarit u bëri thirrje për bashkëpunim.
Megjithatë parashtrohet pyetja çka nëse Taravari vendos që të largohet nga Qeveria. Snopçe thotë se vendimet i sjellin organet e partisë, kështu që vendimet respektohet.
“Ne do të mbështesim çfarëdo vendim të përbashkët të ASH-së ku edhe ne kemi të drejtë vote dhe të drejtë për mendim personal. Megjithatë çfarëdo vendimi të sjellin pesë deputetët e ASH-së në këtë koalicion që e kemi ne VLEN, do të qëndrojnë pas vendimeve të partisë kuptohet. Domethene 100% qëndrojmë së bashku, normalisht çdo anëtarë ka mendim individual, gjithashtu edhe çdo deputetë mund të ketë mendim individual megjithatë 100% qëndrojmë në drejtim të njëjtë, faktikisht jemi të unifikuar”, deklaroi Halil Snopçe.

Ndryshe edhe pas takimeve që kryeministrit Mickoski mbajti me dy palët, nuk pati ndonjë vendim për ndryshim, por se bisedimet do të vazhdojnë.

Continue Reading

Lajme

Plas në Studeniçan, 33 anëtarë braktisin LD-në dhe VLEN-in. “Na tradhëtuat me kandidat anonim” (Foto)

Published

on

By

Paknaqësi e madhe në VLEN komuna Studeniçan pas emërimit të kandidatit për kryetar komune.
Sipas një aktivisti të flaktë, kandidati për Studeniçanin nga VLEN-i është anonim pasi thotë se ai kurrë ska qenë në VLEN sot është nominuar si kandidat.

“Unë, Emir Ismaili, aktivist i flakt i VLEN-it, nuk pajtohem që një person anonim të paraqitet si kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit, kur atë nuk e njeh askush. Si është e mundur që unë, që kam qenë gjithmonë në vijën e kuqe, në kohët kur rrallëkush dilte kundër zullumit, të mos e njoh fare këtë person? Tetori është afër — populli nuk harron dhe nuk pranon lojëra me kandidatë anonimë! Dhe ku ishte ky kandidat deri dje? A ka qenë ndonjëherë në radhët e VLEN-it? Sepse unë, me të vërtetë, nuk e njoh!
Nëndega Batinc nuk e përkrah një kandidat që nuk ka marrë pjesë asnjëherë në asnjë mbledhje apo tubim të VLEN-it. Bashkë me mua, edhe 33 anëtarë të nëndegës jemi kundër këtij vendimi” ka shkruar Emir Ismaili.

Continue Reading

Lajme

Nafie Selmani: VLEN-i nga një projekt për ndryshim, në një shpresë të humbur dhe zhgënjim

Published

on

By

Nafie Selmani, aktiviste dhe ish-mbështetëse e koalicionit VLEN, ka dalë me një reagim të ashpër publik, duke e cilësuar këtë formacion politik si “një shpresë të humbur” dhe “një zhgënjim të thellë” për qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Përplasjet e brendshme në VLEN, për të cilat kam paralajmëruar muaj më parë, sot janë bërë aq të dukshme sa nuk mund të mbulohen më as me fotografi të buzëqeshura e poza të inskenuara në Fejsbuk,” shkruan Selmani, duke shtuar se “propaganda e fotografive ka humbur fuqinë, sepse realiteti politik që jetojmë është tepër i zymtë për t’u fshehur pas filtrave.”

Ajo akuzon drejtimin e VLEN-it për premtime të pambajtura, thyerje të besimit dhe humbje të shpresës për ndryshim:

“Shumë prej atyre që dikur e mbronin VLEN-in me pasion, sot ndihen të mashtruar e të lënë pas dore. Disa kanë guxim të flasin hapur, disa të tjerë shprehin mllefin në rrethe të ngushta, nga frika e ndonjë hakmarrjeje.”

Selmani kujton se në zgjedhjet parlamentare, VLEN-i e shfrytëzoi maksimalisht popullaritetin e Albin Kurtit, por “sot kjo kartë nuk ka më vlerë”. Ajo kritikon ashpër Koordinatorin e VLEN-it, Bekim Qoku, i dërguar i Vetëvendosjes, për mungesë performance si deputet:

“Ka mbetur një nga figurat më të zbehta dhe më të padukshme në Kuvendin e RVM-së. Emri i tij u lakua jo për ndonjë nismë ligjore, por si deputeti më i paguar për udhëtime, për të cilat as vetë nuk është i sigurt nëse i ka bërë.”

Sipas saj, zhgënjimi do të reflektohet fuqishëm në zgjedhjet lokale të tetorit:

“Shqiptarët ose nuk do të dalin fare në votime, ose do të prishin fletët e votimit, ose do t’i drejtohen forcave opozitare. Në VLEN do të mbeten kryesisht votat e punësimeve familjare, të nipave e tezakeve, të djemve dhe jaraneshave të kryetarëve të partive.”

Në fund, Selmani shprehet e zhgënjyer që projekti për të cilin votuan nuk solli ndryshimin e premtuar:

“Ne votuam për Ndryshim të vërtetë, për meritokraci, për barazi, për politikë dhe njerëz që mbajnë fjalën. Por në vend të kësaj, morëm një kopje të vjetër të filmit të njëjtë, vetëm se këtë herë regjia ishte më e shtrenjtë. Tetori do të jetë interesant, e Çairi do të jetë vendimtar!” /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

ASH: Spitali i Tetovës nuk është treg elektoral – VLEN dhe Azir Aliu kalojnë çdo vijë të kuqe

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët denoncon aktin më të ulët politik të këtij viti: shantazhin e hapur elektoral të bërë nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe ortakët e tij politikë në VLEN, ndaj 155 mjekëve, motrave medicinale dhe punonjësve administrativë të Spitalit Klinik të Tetovës.
Ky nuk është thjesht abuzim politik – ky është krim i mirëfilltë elektoral, është korrupsion i pastër dhe përdhunim i dinjitetit të profesionistëve të shëndetësisë.
Më 22 korrik 2025, Aliu doli para kamerave me një shfaqje teatrale, duke shpallur me bujë se “problemi është zgjidhur” dhe punësimet janë të garantuara. Ai e quajti “turp” dhe “jo njerëzore” çdo vonesë. Tre javë më pas, më 14 gusht, ky ministër pa skrupuj ndryshon fjalën: punësimet shtyhen për pas zgjedhjeve, me arsyetimin qesharak “për shkak të standardeve dhe ligjeve”.
Leximi politik i këtij veprimi është brutal në thjeshtësinë e tij: “Votoni për VLEN ose harroni vendin e punës.”
Në Spitalit Klinik të Tetovës me të madhe flitet se kandidatëve u është bërë presion i drejtpërdrejtë, duke u lënë të kuptohet se vetëm një votë për VLEN është bileta për të hyrë në punë. Ky është një akt i neveritshëm i shantazhit politik – një tradhti ndaj betimit të çdo mjeku dhe infermieri për t’i shërbyer jetës, jo politikës së pistë.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapin menjëherë hetime penale dhe të ndëshkojnë pa mëshirë çdo zyrtar të përfshirë në këtë skemë të pistë. Punësimet duhet të bëhen tani, menjëherë, pa kushte politike, pa pazare zgjedhore, pa blerje votash.
VLEN dhe Azir Aliu kanë kaluar çdo vijë të kuqe. Ata kanë futur duart në shëndetësinë publike dhe e kanë kthyer në pronë private për pazaret e tyre elektorale. Ata po e përdorin varfërinë dhe nevojën e qytetarëve si armë politike.
Ky është fundi i moralit tuaj politik, por është fillimi i hetimeve që do t’ju çojnë para drejtësisë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme