Connect with us

Sport

Tri nga gjashtë ekipet shqiptare kalojnë në rundin e tretë të Conference League

Published

on

Tri nga gjashtë ekipet shqiptare që ishin pjesë e garave të Conference League kanë arritur që të kalojnë në rundin e tretë kualifikues.

Kualifikimin e arritën Ballkani, Dinamo Tirana dhe Egnatia, ndërsa nga gara u eliminuan Prishtina, e cila humbi në penallti nga Larne, Deçiqi që u mposht me rezultat të përgjithshëm 6:2 nga Rapidi dhe Vllaniza që humbi me rezultat të përgjithshëm 5:$ nga Vikingur Reykjaviku.

Ballkani arriti rundin e tretë pasi u nda baras me rezultat 1:1 në udhëtim te Floriana, e ku ngjashëm ndodhi edhe në Tirani, ku Dinamo barazoi me Atletic Escaldes me rezultat 1:1.

E vetmja skuadër shqiptare që sonte fitoi dhe u kualifikua në rundin e tretë ishte Egnatia, ku e mposhti Dinamo Minskun me rezultat 1:0.

Continue Reading

Sport

Transferimi i Ibrahima Konate tek Real Madridi nuk do të ndodhë këtë verë

Published

on

By

Transferimi shumë i pritur i Ibrahima Konate te Real Madridi ka hasur në një pengesë. Sipas Radio Marca, transferimi nuk do të ndodhë këtë verë.

Kontrata aktuale e Konate-s do të skadojë në vitin 2026 dhe duket se ai do ta përfundojë pjesën e mbetur të marrëveshjes së tij përpara se të kalojë te gjigantët spanjollë.

Disa mediume shkruajnë se Konate ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin si transferim i lirë në vitin 2026, pasi kontrata e tij të skadojë.

Konate do të jetë lojtari i dytë që do t’i bashkohet Real Madridit falas pas Trent Alexander-Arnold këtë verë.

Është pothuajse e sigurt që Ibrahima Konate do të jetë lojtar i Real Madridit në verën e vitit 2026. /GazetaBlic Sport

Continue Reading

Sport

Shqipëria do të luajë në shtator ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit

Published

on

By

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator.

Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00.

Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare.

Continue Reading

Sport

FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

Published

on

By

FIFA ka ulur çmimet e biletave për finalen e së dielës në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen në ndeshje.

FIFA ka përgjysmuar çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube që do të luhet të dielën në stadiumin ‘MetLife’ në East Rutherford, New Jersey, në përpjekje për të shtuar numrin e tifozëve në ndeshje.

Çmimi më i lirë i një bilete standarde të premten ishte ulur nga 312.20 dollarë në 249.75 dollarë, sipas USA Today.

Çmimet për biletat premium nuk kanë ndryshuar nga e mërkura deri të premten, me ulëset në East Club që kushtojnë 1,644.65 dollarë dhe ato në EY Coaches Club 4,348.50 dollarë.

Të shtunën, çmimi më i ulët i një bilete në TicketMaster ishte 201.75 dollarë në seksionin 327, rreshti 10.

Sipas FIFA-s, 2.4 milionë tifozë kanë ndjekur deri tani ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, me 21 nga 62 ndeshje të zhvilluara që kanë pasur të paktën 50,000 spektatorë.

Megjithatë, FIFA është kritikuar gjatë gjithë turneut për çmimet e larta të biletave, të cilat kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët në fazat e para të turneut.

Associated Press raportoi më 28 qershor se mbi një milion bileta nuk janë përdorur gjatë fazës së grupeve.

Continue Reading

TOP Lajme