Connect with us

Lajme

Tony Blair “mund ta qeverisë Gazën”, sipas modelit të Kosovës

Published

on

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dëshiron ta udhëheqë Gazën sapo që lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit të marrë fund.

Ai veçse ka përgatitur një plan për t’i dhënë fund luftës. Këtë e ka bërë nëpërmjet ‘think-tankut’ të tij, “Instituti Tony Blair (TBI)”. E sipas mediave ndërkombëtare, një nga idetë që mund të shfrytëzohet për ta qeverisur Gazën është ajo e modelit të administrimit të Kosovës në vitet e pasluftës deri në kalimin e plotë të kompetencave te institucionet e pavarura të Kosovës.

“The Telegraph” ka raportuar të enjten se Tony Blair është ofruar që ta udhëheqë një qeveri të përkohshme në Gaza nën kushtin që pushteti më pas do t’i jepej Autoritetit Palestinez që e ka udhëhequr Rripin e Gazës deri më 2006.

Ai e ka përkrahjen e disa figurave të pushtetshme, përfshirë Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe Steve Witkoff, emisarin special të Trumpit. Në një takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 27 gusht, Kushner dhe Witkoff kanë thënë se ish-lideri laburist mund të udhëheqë administratë të përkohshme në Gazë.

Burimet i kanë thënë “The Economist” se Tony Blair ka vullnet “ta sakrifikojë kohën e tij” për t’i dhënë fund luftës dhe për ta menaxhuar Gazën.

Trumpi e ka mbështetur planin para se t’ua prezantojë idenë liderëve të Turqisë, Pakistanit, Indonezisë dhe pesë shteteve arabe në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

“Ndoshta mund t’i japim fund luftës qysh tash”, raportohet t’u ketë thënë ai atyre.

Pas largimit nga posti i kryeministrit e deri më 2015, ish-kryeministri Blair ka qenë emisar special i Kuartetit në Lindjen e Mesme (trupë e përbërë prej OKB-së, SHBA-së, BE-së dhe Rusisë), që ndërmjetëson procesin e paqes Izrael-Palestinë.

Zëdhënësi i Tony Blairit ka refuzuar të komentojë mbi këto raportime.

Trumpi të enjten në një konferencë krah presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se një marrëveshje paqeje mund të jetë afër.

Burimet i kanë thënë në të kaluarën “The Telegraph” se Tony Blair ka qenë duke punuar për një plan për fundin e luftës, që kur shpërtheu në tetor të 2023-s. Plani i tij, i përditësuar dhe rishikuar në vazhdimësi, nuk përfshin çështje të zhvendosjes së palestinezëve, por krijimin e një trupe të përkohshme të quajtur Autoriteti Ndërkombëtar Kalimtar për Gazën (GITA). I themeluar nga OKB-ja, GITA do ta udhëhiqte Gazën e pasluftës për disa vite para se të kalonte pushteti te Autoriteti Palestinez, që do të duhej të kalonte nëpër reforma paraprakisht.

GITA do të ishte njëlloj “autoriteti suprem politik e ligjor për Gazën gjatë periudhën e tranzicionit”, sipas një draftpropozimi të publikuar nga “The Times” i Izraelit.

Aty parashihet të ketë edhe përfaqësues palestinezë në bord. Po ashtu parashihen edhe zyrtarë të OKB-së, figura udhëheqëse ndërkombëtare me përvojë në ekonomi dhe “përfaqësim të fuqishëm të shteteve myslimane”.

Në takimin e gushtit, Trumpi ia ka dhënë Blairit dy javë për të siguruar mbështetje rajonale për planin e tij. Kryesisht ia ka kërkuar mbështetjen Arabisë Saudite, si shtet të cilin e sheh si kyç për planin e pasluftës.

E Mohamed bin Salmani, princi i kurorës, dëshiron që çfarëdo plani i pasluftës të çojë në themelimin e një shteti palestinez, diçka që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka refuzuar kategorikisht.

Sipas anketimeve të TBI-së, më shumë se çereku i palestinezëve të Gazës preferojnë përfshirje ndërkombëtare në qeverisje sapo të marrë fund lufta. Një e treta ndërkohë preferojnë përfshirjen e Autoritetit Palestinez, të presidentit Mahmoud Abbas. E ai ka thënë të enjten se administrata e tij është e gatshme të marrë kontrollin për qeverisje dhe siguri në Gazë dhe është zotuar se Hamasi s’do të kishte rol në një qeverisje të tij. E grupi terrorist kërkon që t’i lejohet njëlloj përfaqësimi joushtarak, përfshirë edhe në arsim.

Sipas “The Economist”, GITA parashihet të modelohet bazuar në administratat ndërkombëtare që ishin të vendosura në Timorin Lindor dhe në Kosovë në periudhën e tranzicionit deri në shtetësi të plotë. Mund të merret për bazë provinca el-Arish, në Egjipt.

Nën këtë plan, Gaza dhe Bregu Perëndimor do të ribashkoheshin, para se territori palestinez do t’i bartej Autoritetit Palestinez, por për këtë ende duhet pajtimi i këtij autoriteti. Këshilltarët e Abbasit kanë paralajmëruar se plani i Tonyt mund të shndërrohet në një lloj pushtimi.

E Izraeli veçse e ka kundërshtuar idenë që Autoriteti Palestinez të ketë rol në qeverisjen e Gazës, por është angazhuar “në mënyrë konstruktive” për planin.

Bezalel Smotrich, ministri i financave i Izraelit, ka thënë më herët këtë muaj se Gaza ka potencial të bëhet një lloj burimi i pasurisë dhe ka pretenduar se është në bisedime me zyrtarë amerikanë se si të ndahet territori i shkatërruar nga lufta.

Blair ishte kryeministër i Britanisë në periudhën e luftës në Kosovë. Konsiderohet një prej zërave të parë dhe më të fuqishëm brenda NATO-s në vendimin për fushatën ajrore kundër forcave serbe për ta ndaluar spastrimin etnik në Kosovë. Disa herë e ka vizituar Kosovën pas luftës.

Continue Reading

Lajme

Hapje madhështore e shtabit zgjedhor të AKI-së në Nerasht, Nazmi Taipi i duhuri i Tearcës

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri kanë hapur shtabin në fshatin Nerasht, shkruan Top24.

Taipi ka theksuar se çdo takim me banoret e Nerashtit është dëshmi e forcës dhe përkushtimit për të ecur përpara, së bashku.Top24

Bashkë me strukturat në hapjen e shtabit në Nerasht❤️
Çdo takim me banorët e Nerashtit është dëshmi e forcës sonë dhe përkushtimit për të ecur përpara, së bashku.
#Bashkë #Nerasht 🇦🇱

Continue Reading

Lajme

Doganat fshijnë shqipen – ASH: Heshtja e VLEN-it është tradhti

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët me indinjatë të thellë dënon vendimin skandaloz të Drejtorisë së Doganave që vulat të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duke eliminuar shqipen nga përdorimi zyrtar. Ky është një akt flagrant antikushtetues, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe një regres i rrezikshëm në respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Nuk është rastësi që ky degradim ndodh nën sytë e zëvendësdrejtorit shqiptar nga radhët e VLEN-it, Mustafa Dauti, i cili, në vend se të mbrojë gjuhën dhe dinjitetin e doganierëve shqiptarë, ka zgjedhur të shërbejë si vegël e padronit politik dhe interesave personale. Ky servilizëm i turpshëm kulmoi edhe në manifestimin për 33-vjetorin e Doganave, ku i gjithë programi u zhvillua vetëm në maqedonisht, ndërsa punonjësit shqiptarë u detyruan të flasin maqedonisht në video-mesazh, përpara syve të zëvendësdrejtorit-kukull të VLEN-it.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo tentim për të fshirë gjuhën shqipe nga institucionet shtetërore do të hasë në kundërshtim të ashpër politik dhe qytetar. Shqipja nuk është dekor për ceremoni, por gjuhë zyrtare e barabartë, e garantuar me ligj dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Askush, qoftë edhe me vulë, nuk ka të drejtë të shkelë mbi gjuhën e një populli.

U bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit, dhe sidomos krerëve të VLEN-it, që menjëherë të kërkojnë llogari nga drejtuesit e këtij institucioni. Heshtja është bashkëpjesëmarrje në këtë linçim që po i bëhet gjuhës shqipe.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Osmani: Maqedonia e Veriut është ulur në prehrin e botës serbe (Video)

Published

on

By

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Shkupi është duke u larguar nga Bashkimi Evropian dhe po afrohet drejt botës serbe.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se është zhdukur krejtësisht diskursi publik për BE-në në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut vërtet është në një udhëkryq serioz edhe në gjeopolitikë, shumë keq janë punët. Për shkak se diskursi publik me Bashkimin Evropian është zhdukur krejtësisht, unë kam thënë gjithmonë se problemet e Maqedonisë së Veriut do të fillojnë kur BE-ja nuk do të jetë më kartë fituese për zgjedhje,” tha Osmani.

I njëjti shtoi se shqiptarët janë pro BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe se partitë politike maqedonase i ikin kësaj teme.

“VLEN-i i ik, sepse ka dështuar nga premtimet e saj se do të bëjë një shtytje në këtë proces dhe kemi mbetur vetëm ne, të cilët jemi një zë i vetëm që tentojmë ta mbajmë gjallë si temë. Problemi i vetëm është se largimi nga BE-ja nuk të fut në vakuum, në status quo, të fut në drejtim tjetër. Prandaj, alternativa është BE ose bota serbe, pa asnjë milimetër vakuum ndërmjet. Një hap më pak drejt BE-së është një hap më shumë drejt botës serbe. Andaj gjithmonë shqiptarët kanë qenë më pro-evropianë.”

“Për shkak se ata, edhe në vetëdije edhe në nënvetëdije, e dinë se ndërprerja e rrugës andej të dërgon këndej. Këtë po e shohim në jetën praktike, ne krejtësisht jemi ulur në prehrin e botës serbe, politikisht dhe në të gjitha aspektet,” tha Osmani. /Klankosova.tv

Continue Reading

TOP Lajme