Connect with us

Lajme

Themelohet Akademia e Futbollit e Klubit Beshiktash BJK në Gostivar

Published

on

Sot është një datë e shënuar për opinionin futbollëdashës në Gostivar, Pollog, Maqedoni dhe më gjerë. Pas një pune të palodhshme të grupit punues, vjen lajmi i shumëpritur i themelimit të Akademisë së Futbollit nga klubi me famë botërore Beshiktash BJK, shkolla e sportit.

Akademia e re do të fokusohet në punën intenzive me moshat e reja, duke ofruar trajnime dhe mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e talenteve të reja në futboll. Në planet e para të akademisë është rinovimi i tërësishëm i ambienteve sportive, duke siguruar kushte optimale për stërvitje dhe zhvillim.

Muajt në vijim pritet të sjellin më shumë lajme dhe zhvillime në këtë drejtim, duke e bërë këtë projekt një nga më të rëndësishmit për komunitetin sportiv të Gostivarit dhe më gjerë.

Continue Reading

Lajme

Në 7 vitet e fundit 17 mijë nxënës dhe 7 mijë studentë më pak në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

“Në shtatë vitet e fundit, numri i nxënësve është zvogëluar për 17.000 dhe ai i studentëve për 7.000. Klasat dhe amfiteatrot po zbrazen. Nëse kjo nuk ndalet, shteti nuk mund të shpresojë në një të ardhme perspektive, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e sotme me titull “Sfida demografike dhe zgjidhjet e mundshme”.

“Arsimi dhe shkenca nuk duhet të jenë faktorë që nxisin emigrimin. Ato duhet të jenë fusha që u ofrojnë të rinjve një proces cilësor të edukimit personal, por edhe mundësi për angazhim profesional, si në institucionet arsimore ashtu edhe në ato shkencore,” tha Janevska, duke shtuar se këtë vit buxheti i ministrisë është më i madhi deri tani për më shumë mundësi arsimore dhe shkencore.

“Po e forcojmë standardin e nxënësve dhe studentëve. Kemi futur masa dhe mbështetje financiare që më parë nuk ekzistonin, veçanërisht për fëmijët e talentuar që të marrin pjesë në gara të mëdha. E kemi rritur vëllimin e bursave dhe kemi zgjeruar të drejtat për më shumë nxënës dhe studentë. Po e harmonizojmë arsimin me nevojat e tregut të punës, në mënyrë që të rinjtë të mund të punësohen shpejt dhe të bëhen ekonomikisht të pavarur,” theksoi ministrja.

Ajo informoi gjithashtu se është në fazë përgatitjeje një ligj i ri për arsimin e lartë, i cili do të parashohë punësimin e studentëve më të mirë nga çdo gjeneratë në universitetet shtetërore.(INA)

Continue Reading

Lajme

Mesazh nga terreni: A po përgatitet Blerant Ramadani për Sarajin?

Published

on

By

Blerant Ramadani, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga emrat e përfolur si kandidat i mundshëm për Komunën e Sarajit me përkrahje edhe nga Fronti Evropian, ka lëshuar një sinjal të qartë nga terreni, shkruan Flaka

“Në parkun e bukur të Sarajit! Edhe më të bukur për Gjeneratat e Reja!”, ka shkruar Ramadani në një postim publik, duke shoqëruar mesazhin me fotografi bashkë me fëmijët e tij, në një nga hapësirat publike të kësaj komune.

Mesazhi është parë si një paralajmërim për projekte të mundshme zhvillimore në këtë komunë, me fokus tek gjeneratat e reja dhe investimet në infrastrukturën publike. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar për kandidaturën, lëvizjet e fundit të Ramadanit në terren dhe retorika e përdorur e forcojnë profilin e tij si pretendent serioz për garën lokale.

Nëse kandidon me përkrahje nga Fronti Evropian, gara në Saraj mund të jetë një nga më të ndjekurat në zgjedhjet e ardhshme lokale. Flaka

Continue Reading

Lajme

Fetai u jep zë sulmeve ndaj ambasadorit, portali “Fol” sulmon Meidanin – Ky i fundit: Fake news!

Published

on

By

Portali Fol, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me koalicionin VLEN dhe zyrtarin Arben Fetai, ka publikuar një editorial të ashpër me qëllim për të përbaltur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.

Në editorialin me autorësinë e Latif Arifit, i cili mban funksione zyrtare brenda grupacionit të Fetait, thuhet që qasja e ambasadorit Meidani në rastin e shkollës së Nerovës, ku pa kurrfarë kontributi konkret tentoi t’i atribuojë vetes merita për një çështje që kishte filluar shumë më herët nga faktorë lokalë dhe qeveria për t’u zgjidhur, është një shfaqje e ulët e diplomacisë militante.

“Nuk është aspak sjellje dinjitoze për një përfaqësues të shtetit shqiptar që të përfshihet në propagandën e një partie tashmë në opozitë, e njohur gjerësisht si një prej strukturave më të kriminalizuara politike në Evropë”, vijon editoriali.

Përgjigja e ambasadorit Meidani nuk ka munguar. Me një koment të shkurtër dhe të prerë, ai ka reaguar: “Fake News”, duke e demaskuar editorialin si një tentativë të ulët për manipulim publik.

Ironikisht, vetë Arben Fetai, i cili aktualisht duket se po u jep zë sulmeve ndaj ambasadorit, kishte dalë në mbrojtje të tij vetëm pak muaj më parë. Në shkurt, kur eksponentë të VLEN-it e akuzuan Meidanin për ndërhyrje në vendimin e Arben Taravarit për të tërhequr Aleancën për Shqiptarët nga koalicioni, Fetai kishte shkruar:

“Këto ditë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, është bërë shënjestër e sulmeve nga ata që shqetësohen nga puna e tij e pandalshme dhe vizioni i tij i qartë. Për herë të parë, kemi një ambasador shqiptar që jo vetëm se e di saktësisht çfarë bën, por që e bën më së miri, me profesionalizëm të lartë dhe një qasje që imponon respekt. Denion Meidani është një diplomat me përgatitje të jashtëzakonshme, i vlerësuar në qarqet më të larta diplomatike. Ai nuk është thjesht një përfaqësues i Shqipërisë, por një figurë që me dinamizmin dhe vendosmërinë e tij po vendos standarde të reja në diplomacinë shqiptare. Ne kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për të dhe e ritheksojmë edhe sot: Ambasadori Meidani ka mbështetjen tonë të plotë! Ai është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon”.

Ky ndryshim i beftë i qëndrimit ngre pikëpyetje mbi motivet reale të sulmeve ndaj ambasadorit Meidani dhe rolin që po luajnë strukturat e VLEN-it në diskreditimin e një diplomati që gëzon respekt në qarqet vendore dhe ndërkombëtare. Flaka

Continue Reading

TOP Lajme