Connect with us

Lajme

Tetova e ngulfatur me mbeturina / Të punësuarit e Ndërmarrjes tre muaj pa rroga

Published

on

Mërgimtarët ende nuk kanë ardhur. Fluksi i zakonshëm i verës në Tetovë ende nuk ka nisur, por qyteti është i stërmbushur me mbeturina.

 

Të punësuarit e NPK “Tetovë” vazhdojnë të kenë vonesa në rroga. Kanë treguar se paga nuk kanë marrë tashmë 3 muaj, por sipas kryetarit të komunës, fajet i kanë qytetarët që hedhin mbeturina vend e pa vend. Bilall Kasami në seancën e Këshillit tregoi se tash janë instaluar kamera dhe se inspektorati komunal do të sanksionojë qytetarët e papërgjegjshëm.

“Problematika tjetër që ka të bëj me kulturën e qytetarëve për të hedhur mbeturina gjithandej dhe në atë pjesë ne jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje. Desha t’i informoj qytetarët se veç më në disa pika kritike janë të instaluara kamera të cilat përcjellin keqpërdorimet qytetarët e pandërgjegjshëm, informata që i kam, inspektorati komunal për ekologji veç më është në shqyrtim të atyre kamerave dhe informojmë qytetarët se do të ketë dënime dhe padi për ata qytetarë të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturinat aty ku nuk e kanë vendin”, tha Kasami.

Kryesuesi i Këshillit Komunal Besa Durimishi për mosmarrjen e rrogave akuzon pushtetin qendror, gjegjësisht drejtorin për të Hyra Publike se ua bllokon llogarinë, ndërsa shton se deri sa llogaria do të jetë e bllokuar nuk do të ketë rroga për të punësuarit e NPK-së.

“Është fakt se Drejtoria e të Ardhurave Publike ka bllokuar xhirollogarinë e NPK “Tetova” borxhi që është nuk është borxh që ne e kemi krijuar por ne e kemi trashëguar dhe përballemi me bllokada të ndryshme nga institucionet qendrore.
Gazetari: Nuk kanë rroga të punësuarit dhe pyetja ishte se kur do marrin rroga?
-E përmenda se ndërmarrja e ka xhirollogarinë e bllokuar.
Gazetari: Kjo do të thotë se do të vazhdojnë të ngelin pa rroga?
-Po”, tha Durmishi.

Në nëntor të vitit që e lamë pas, Komuna e Tetovës ndau 25 milionë denarë NPK “Tetova” për të mbuluar në atë kohë pagesat e të punësuarve me kontrata. Edhe pse atëherë u tha se me këto mjete do të paguhen rrogat deri në fund të vitit dhe më pas situata me rrogat do të stabilizohet, përsëri të punësuarit e NPK “Tetova” janë tash e tre muaj pa rroga.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme