Connect with us

Lajme

Tensione në VLEN: Kujt i takon Tearca dhe kujt Saraji

Published

on

Partitë pjesë e VLEN-it duket që kanë mbetur në një ngërç që me gjasë do të jetë mollë sheri për ate nëse VLEN do të mbetet ose Jo. Burime për Top24 kanë bërë të ditur se në komunën e Tearcës po bëhet presion që Amir Elezi nga Alternativa të jetë kandidat i VLEN-it por që në fakt Daut Memishi nga Lëvizja Besa mbetet edhe më tej një favorit për Tearcën. Por nuk është vetëm Tearca! Komuna e Sarajit po ashtu është një pengesë ku të tre subjeketet në VLEN, Lëvizja Besa, Alternativa dhe LD-ja po pretendojnë se janë më të forta dhe se kandidati i Sarajit do të ju takon atyre, emrat që përmeden në këtë kombinim janë Orhan Murtezani, Muhamed Elmazi ose Hasim Murtezani. Në këtë mes në asnjë nga kombinatorikat brenda VLEN nuk përmendet grupi i Arben Fetaut të aratisur nga ASH-ja./Top24.mk/

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu angazhon në kabinet ish-këshilltarin e Gruevskit dhe bashkëpunëtorë nga koha e tij

Published

on

By

Kabineti i ri i Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, po ngjall debat për përbërjen e tij të përzier me figura të lidhura si me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ashtu edhe me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM).

Sipas informacioneve të siguruara, shef i kabinetit të ministrit Aliu është emëruar një simpatizant i njohur i LSDM-së. Në rrjete sociale qarkullojnë fotografi ku ai shfaqet në aktivitete partiake përkrah ish-presidentit Stevo Pendarovski, si dhe në ngjarje të organizuara gjatë qeverisjes së ish-kryeministrave Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

Për më tepër, Azir Aliu ka përfshirë në ekipin e tij edhe Aleksandar Mitov, një ish-këshilltar i afërt i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i njohur për rolin e tij në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Ky kombinim figurash politike nga spektri i kundërt ka ngritur pikëpyetje në opinion për drejtimin që do të marrë Ministria e Shëndetësisë dhe prioritetet që do të ndjekë kabineti i ri. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ministri Aliu në lidhje me këto emërime.

Continue Reading

Lajme

Ritet dukshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Çmimi i naftës pas mesnate do të rritet për 2,5 denarë, . Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se për 2,5 denarë rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë. Çmimet e benzinave mbetet të njëjta.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Nafta – 70,0 den/l

Vaji ekstra i lehtë – 70,0 den/l

Benzina BS-95 – 76,0 den/l

Benzina BS-98 – 78,0 den/l

Continue Reading

Lajme

Bashkësia Lokale e fshatit Çegran reagon ndaj gënjeshtrave të VLEN: “Mjaft më me diskriminim!”

Published

on

By

Bashkësia Lokale e fshatit Çegran ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si diskriminim të qëllimshëm dhe anashkalim të vazhdueshëm nga ana e autoriteteve, përfshirë edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Në fokus të reagimit është moskthimi i zyrës së ofiqarit në këtë fshat me mbi 12,000 banorë.

Sipas Bashkësisë Lokale, edhe pse janë ndarë 38 vende pune, Çegrani është përjashtuar padrejtësisht nga përfitimet institucionale. Përfaqësuesit lokalë ngrenë alarmin se pozita e ofiqarit, që për vite me radhë ka qenë në funksion të banorëve të fshatit, është uzurpuar dhe përdorur për përfitime politike në kurriz të qytetarëve.

“Pas pensionimit të bashkëvendasit tonë që mbante këtë funksion, vendi nuk u zëvendësua. Përkundrazi, zyra u mor padrejtësisht dhe banorëve u mohohet një shërbim bazë. Zgjidhja po sabotohet me vetëdije nga individë dhe struktura që synojnë të manipulojnë realitetin për interesa personale e politike,” thuhet në reagimin e Bashkësisë Lokale.

Përfaqësuesit e fshatit theksojnë se janë ndërmarrë shumë kërkesa zyrtare dhe janë zhvilluar takime me drejtues institucionalë për ta zgjidhur këtë çështje, por gjithçka ka hasur në vesh të shurdhër.

“Ne kërkojmë rikthimin e menjëhershëm të ofiqarit në Çegran dhe emërimin e një personi të kualifikuar që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve – pa dallime, pa diskriminim dhe pa manipulime politike.”

Në deklaratë thuhet gjithashtu se zyra, ambientet dhe të gjitha shpenzimet për funksionimin e ofiqarit, përfshirë edhe energjinë elektrike, janë ofruar nga vetë Bashkësia Lokale, për t’i mundësuar qytetarëve shërbime të denja dhe pranë vendbanimit të tyre.

Në fund, Bashkësia Lokale paralajmëron protesta publike para Drejtorisë së Ofiqarisë në Gostivar, nëse edhe ky reagim vazhdon të injorohet.

“Çegrani nuk do të heshtë. Banorët e këtij fshati meritojnë respekt, barazi dhe shërbime publike të dinjitetshme. Mjaft më me gënjeshtra dhe mashtrime në emrin tonë.”

Continue Reading

TOP Lajme