Connect with us

Politika

Taravari: Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçi dhe Ali Ahmetin

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në një intervistë për Albanian Post ka folur për akuzat e ish Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se ish-bashkëpunëtori i tij e ka “tradhtuar” duke u rreshtuar me opozitën shqiptare!

“Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të” – theksoi Arben Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari nënshkruan memorandum me Sllovakinë: Epoka e re e telemjekësisë dhe E-shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

 

Në një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Sllovakisë, duke vënë theksin në E-shëndetësinë dhe telemjekësinë – dy fusha kyçe për të ardhmen e shërbimeve shëndetësore.

Në Bratisllavë, ministrat Arben Taravari dhe Kamil Šaško firmosën marrëveshjen që forcon bashkëpunimin dypalësh në inovacionin mjekësor, shkëmbimin e ekspertizës dhe trajnimin e profesionistëve të shëndetësisë. Ky memorandum synon modernizimin e infrastrukturës digjitale shëndetësore, duke lehtësuar konsultat mjekësore në distancë dhe përmirësuar qasjen e pacientëve në shërbimet mjekësore.

“Ky është një hap i madh drejt një sistemi shëndetësor më të qasshëm dhe efikas. Partneriteti me Sllovakinë do të na ndihmojë të përfitojmë nga përvoja dhe teknologjia e tyre e avancuar në E-shëndetësi dhe telemjekësi,” theksoi ministri Taravari pas ceremonisë së nënshkrimit.

Ky bashkëpunim hap dyert për projekte konkrete që do të sjellin teknologji inovative në shëndetësi, duke përmirësuar kujdesin për pacientët dhe përgatitur profesionistët shëndetësorë për sfidat e epokës digjitale.

Continue Reading

Lajme

Kaba: Nuk do të ketë ndryshime të tarifave doganore për importin e makinave në RMV

Published

on

By

 

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Garip Kaba për TV21 foli edhe për importin e veturave të përdorura në Maqedoninë e Veriut,. Kaba thotë se pavarësisht zërave të ndryshëm, deri tani nuk ka nismë për ndryshimin e çmimeve për tarifat e importit.

“Nuk ka diçka të tillë. Nuk ka iniciativë që do të jepte mundësi, do të jepte para opinionit informacion se do të ketë ndryshime të tarifave doganore për makinat e përdorura. Njëherë për njëherë, nuk ka diçka të tillë. Ne jemi institucion që funksionojmë në kuadër të Ministrisë së Financave, edhe iniciativat e ndryshme sigurisht që burojnë për këtë sistem, burojnë nga Ministria, por edhe nga Qeveria. Ne jemi aty për të dhënë propozime, dhe mundësisht ato do të kualifikohen, do të analizohen dhe në kuadër të Qeverisë, ndoshta, ndoshta, nuk po them tani, por në të ardhmen”, tha mes tjerash Kaba.

Kaba: shqiptarët në Drejtorinë e Doganave janë të përfaqësuar me 24,4%
Kaba tha se, shqiptarët në këtë drejtori janë të përfaqësuar me 24,4 për qind ose me 1186 të punësuar, sa është numri i përgjithshëm i shqiptarëve në këtë drejtori. Kaba tha se, kjo përqindje është rritur në dy vitet e fundit.
“Po nga numri i përgjithshëm, 1186 të punësuar. Në Drejtorinë e Doganave, shqiptarët janë të përfaqësuar me 24,4 për qind. Kjo përqindje është rritur sidomos në dy vitet e fundit”, shtoi më tej Kaba.

Continue Reading

Lajme

Bexheti: Ditët Informuese për IPARD III drejt përmbylljes – Takime në Kumanovë dhe Likovë

Published

on

By

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ka njoftuar se Ditët Informuese për IPARD III po hyjnë në fazën përmbyllëse, duke ofruar mundësi të rëndësishme për përfituesit e mundshëm të këtij programi.

Gjatë këtyre takimeve, shumë fermerë dhe sipërmarrës bujqësorë janë informuar mbi procedurat dhe mundësitë e financimit përmes IPARD III, me qëllim zhvillimin e bizneseve të tyre.

Më 13 mars (e enjte) do të mbahen edhe dy takime të rëndësishme:

Kumanovë – ora 11:00, në Shtëpinë e Zejtarëve
Likovë – ora 14:00, në ndërtesën komunale

“Ftojmë të gjithë përfituesit e interesuar nga Kumanova dhe Likova të marrin pjesë në këto takime, të informohen dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron IPARD III për zhvillimin e sektorit bujqësor,” theksoi Bexheti.

Ky program mbështet fermerët dhe sipërmarrësit ruralë në rritjen dhe modernizimin e aktiviteteve të tyre, duke krijuar një perspektivë më të qëndrueshme për zhvillimin e bujqësisë në vend.

Continue Reading

TOP Lajme