Connect with us

Lajme

Taravari: VLEN-i arriti ta bëjë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët

Published

on

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1, ka folur për rrotacionin politik në vendin tonë. Taravari ka deklaruar se më e shëndetshme dhe më demokratike në një shoqëri që të ketë ndryshime në qeverisje nuk ka.

“Në palën maqedonase në 24-25 vitet e fundit janë ndryshuar afër nëntë kryeministra, ndërsa te shqiptarët ka mbetur një parti politike dhe kjo nuk është e natyrshme. Çdo gjë në politikë është e konsumuar. Shpeshherë e them se demokracitë më të zhvilluar në botë si SHBA, jo rastësisht e kanë kufizuar në dy mandate”, tha Taravari.

Në kushtet Ballkanike, siç tha Taravari, më shumë se 10 vite qëndrimi në pushtet teprohet. VLEN-i arriti ta bëjë këtë mrekulli dhe ta sjell ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë

Published

on

By

Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprojnë deputetët e koalicionit VLEN në Kuvend, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni VLEN. Shefi i grupit parlamentar, Halil Snopçe, i cili vjen nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit thekson se tani për tani nuk ka ndonjë paralajmërim se koalicioni do të veprojë ndaras në Kuvend.

“Për momentin nuk ka paralajmërim as nga ana jonë e as nga ana e partnerëve tanë se do të veprohet me grupe të veçanta parlamentare. Kjo i bie se ende po veprojmë si grup i përbashkët parlamentar. Fundja, këto vendime qoftë të njërës, qoftë të palës tjetër kanë të bëjnë për zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot theksoi se ende nuk është biseduar se si do të funksionojë grupi parlamentar, megjithatë tha se çdo deputet do të jetë i mirëseardhur në grupin parlamentar të VLEN-it, nëse është i gatshëm të jetë pjesë e transformimit të koalicionit në një parti politike.

Grupin parlamentar të koalicionit VLEN tani për tani e përbëjnë 14 deputetë. Pesë deputetë janë të Aleancës për Shqiptarët, nga 3 të Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës, 2 të Lëvizjes BESA dhe 1 deputet i pavarur, respektivisht Bekim Qoku.

Sipas rregullores së Kuvendit për të formuar grup parlamentar, duhet pasur së paku pesë deputetë, që do të thotë se Taravari ka mundësi të formojë grupin e vet parlamentar nëse janë të pajtimit deputetët Halil Snopçe, Rijad Shaqiri, Mimoza Musa, Sadik Sulejmani dhe Salim Sulejmani./Alsat

Continue Reading

Lajme

Rijad Shaqiri: Nuk ka marrëveshje në errësirë – Aleanca ecën e vetme, me qytetarët përballë

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar përmes një deklarate publike ku shprehet qartë se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e marrëveshjeve politike të fshehta, duke vendosur theksin te transparenca, sinqeriteti dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe për këtë arsye nuk frikësohemi nga përballja me popullin,” shprehet Shaqiri, duke theksuar se legjitimiteti i vërtetë buron nga qytetari e jo nga pazaret e prapaskenave politike.

Në këtë frymë, Aleanca për Shqiptarët propozon një model të ri bashkëpunimi në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut: lista të veçanta për partitë politike në zgjedhjet parlamentare, duke ruajtur individualitetin dhe transparencën, ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash, kërkohet bashkim rreth figurave më të mira që përfaqësojnë qytetarët dhe jo vetëm interesat partiake.

“Komunat tona nuk kanë nevojë për militantë të emëruar, por për udhëheqës të zotë, vizionarë dhe të ndershëm,” shton deputeti, duke nënvizuar se modeli i propozuar nuk përjashton bashkëpunimin, përkundrazi, e bën më të ndershëm dhe më të dobishëm për qytetarët.

Në fund, Shaqiri e mbyll mesazhin me një qëndrim të prerë: nëse barazia dhe respekti nuk garantohet në marrëveshje të përbashkëta, Aleanca për Shqiptarët do të ecë e vetme, por me “kokën lart dhe me qytetarët përballë”.

“Kush nuk ka çka të fshehë, nuk frikësohet nga drita,” përmbyll ai, duke theksuar se rruga e Aleancës do të jetë gjithmonë në dritë – jo për të treguar superioritet, por për të dëshmuar sinqeritet.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shkrirja e VLEN-it në një parti ka filluar në korrik të vitit të kaluar, por ASH nuk ishte e njoftuar

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sqaron se koordinimi për shkrihej të VLEN ka filluar që në korrik të vitit të kaluar, por pa të. Sipas tij, koordinimi ka qenë mes LD, Besa dhe Alternativa.
Ai këtë e bëri të ditur sonte në një intervistë për gazetën Lajm, ku sqaroi se edhe për fuzinonimin apo shkrirjen eventuale të përmendur së fundmi pra dy javësh, ai nuk ka qenë i ftuar në atë takim.
Pastaj, Taravari tha se përpos kësaj, me ultimatume vetëm për bashkëpunim nuk mund të bisedohet.
“Ne jemi shumë të ndjeshëm në ultimatume, sepse në bashkëpunime s’ka ultimatume. Në bashkëpunime ka vetëm kompromise, nuk ka në bashkëpuni me situata vin-vin, ka situata luz-luz. Kështu që humbin të gjithë apo të jemi të barabartë. Vetë fakti që ASH nuk u thirr sot në ora 14:00 në takim, është përjashtuese. Do ishte mirë që të thirret së paku që të jemi aty dhe ti themi argumentet tona të cilat edhe i kemi thënë edhe publiksht dhe kemi biseduar mes nesh. Paravësisht kësaj, unë mendoj përsëri se çdo parti e ka utonomimë, i kanë kryesitë e veta, vendosin më kuadër të tyre. Ideja e fuzioninit të tre partive na befasojë sepse ka pasur propozim në qershor ose në korrik që këto tre parti të fuzionohen. Kur dolën para dy apo tre javësh dhe thanë se fuzionohen, unë thash se gëzohem, dhe se është mirë të fillojë integrimi. Nëse fillojnë tre parti të integrohen, fazën tjetër mund edhe ASH të fillojë të integrohet”, deklaroi Taravari.
Ai tha se ndjehet i brengosi që ASH nuk u ftua aspak as në takimin e sotëm që patën në ora 14 tre liderët e tjerë të VLEN, Mexhiti, Kasami dhe Ibrahimi.
“Dhe kjo ishte një shenjë mosdurimi, përjashtimi, largimi, distancimi… kështu janë sinjalet, po them se politika është kjo dhe çdokush vazhdon në rrugë të vete dhe me strategjinë të cilën e ka në zgjedhjet lokale”, tha mes tjerash kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

 

Continue Reading

TOP Lajme