Connect with us

Lajme

Taravari viziton pacientët nga tragjedia e Koçanit në spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll

Published

on

Ministri i Shëndetësisë njëkohësisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të Konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, vizitoi sot spitalin “Çam ve Sakura” në Stamboll, ku po trajtohen dy nga të rinjtë e plagosur në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Koçan.

Në këtë spital ishin të shtruar fillimisht gjashtë pacientë, prej të cilëve katër janë liruar tashmë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe janë kthyer në shtëpi. Dy pacientët e mbetur, Martini dhe Borisi, ndodhen në gjendje stabile dhe po vazhdojnë rikuperimin e tyre.

Gjatë vizitës, Taravari u takua edhe me prindërit e pacientëve, duke u shprehur mbështetje dhe solidaritet në këto momente të vështira. Ai shprehu mirënjohje të veçantë ndaj doktorit Mustafa Turan dhe konsullit të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Idriz Fazlioski, për kujdesin dhe përkushtimin e treguar. “Dhimbjen e freskët të Koçanit e lehtësojnë disi Martini dhe Borisi, të cilët janë më mirë dhe së shpejti i presim në shtëpi. Faleminderit e dashur Turqi për gjithë kujdesin dhe mikpritjen,” theksoi Taravari.

Vizita e sotme shënoi një akt të rëndësishëm të përkujdesjes dhe solidaritetit institucional ndaj të prekurve nga kjo ngjarje tragjike.

Continue Reading

Lajme

Incident në Çair, forca të shumta policore, dyshohet se ka të plagosur

Published

on

By

Sonte në mbrëmje ka ndodhur një incident në Çair, mëson 4NEWS.mk.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person është sulmuar me thikë.

Në vendngjarje ka shumë njësi speciale të policisë, si dhe automjete të ndihmës së shpejtë, prej të cilave dy sapo janë nisur drejt Qendrës Klinike.
Sipas të dhënave të fundit, dy persona me lëndime të rënda janë hospitalizuar.

Continue Reading

Lajme

Huzeir Mustafi godet Arben Fetain: Sa komuna do të merrni ju vazalë të vazalëve?

Published

on

By

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj një ish-kryetarit të Kuvendit të ASH-së, dhe zv/kryeministrin Arben Fetait, për të cilin thotë se po manipulon situatën për shkak të presioneve nga Adnan Azizi.

Postimi i plotë:

“Keqardhje për ish “mikun” tonë në dëshpërim, i detyruar nga Adnani të reagojë vend e pa vend, shpeshherë edhe kundër vullnetit të tij , vetëm që të mos qortohet nëpër restorantet e Tetovës pse nuk e ka sharë më shumë kryetarin e vet.

Punësimet?
Nuk do të realizohen kurrë!
Edhe kur thoni “për disa muaj”, gënjeni. Vetëm procedura minimale kërkon:
– 10 ditë për shpalljen e konkursit
– 10 ditë për provimin
– 10 ditë për përzgjedhjen
Ndërkohë, zgjedhjet shpallen më 27 korrik. Pra, vetëm kontratat mbi vepër mund t’i quani “punësime” – asgjë e re, e njëjta metodë e vjetër!

Sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat:
Kalimi në Qeveri nuk është arritje!
Arritje është që ky ligj të dorëzohet në Kuvend, të votohet dhe pastaj të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Çdo gjë tjetër është zvarritje dhe teatër politik.

Dhe për në fund:
Sa komuna do të merrni ju, si vazalë të vazalëve?
A do të garoni ju në Likovë?
A do të kandidojë Hazir Aliu në Gostivar, apo Bashkim Bakiu në Saraj?
Apo edhe ato pozita me qira që i kishit, po ua marrin të tjerët?

Keqardhje për gjendjen ku keni përfunduar”, ka përfunduar Mustafi.

Continue Reading

Lajme

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare (FOTO)

Published

on

By

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në ministrinë për sistem politk e drejtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq i cili në konkursin e fundit për shoqatat joqeveritare ka ndarë buxhet për 5 shoqata serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 3 projekte për shoqtat shqiptare dhe tre projekte për shoqatat rome ndërsa të tjerat janë shoqata maqedonase dhe vetëm 1 vllehe, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme