Connect with us

Lajme

Taravari tregon 4 shtyllat kryesore të programit të tij

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për presidenti i koalicionit VLEN, Arben Taravari në debatin presidencial tha se programi i tij bazohet në 4 shtylla.

“Sipas meje Maqedonia ndodhet në një udhëkryq, i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shtetit, pasi që jemi në një krizë të trefishtë. Jemi në krizë ekonomike, politiko-kushtetuese dhe po ashtu në krizë etike dhe morale që ndodh në shoqëri. Këto tre kriza kanë polarizuar shoqërinë duke ndikuar thellë në ndasitë ndërmjet njerëzve që jetojnë këtu dhe rritjen e euroskeptizcimit që nuk është aspak e mirë për shteti dhe gjithashtu edhe për minimizimin e demokracisë liberale”, tha Taravari.

Taravari tha se si president i ardhshëm do të bëjë gjithçka për ta mbajtur kohezionin dhe ta zhvilloj rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia është shtet ose shtëpi e të gjithë njerëzve që jetojnë këtu, është shtet multi-etnik dhe prandaj ekspertët të cilët e përgatitën bashkë me mua programin tim përgatitëm programin i cili bazohet në 4 shtylla kryesore. Integrimi në BE, siguria, shteti i së drejtës dhe demokracia konsensuale”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Tetovës e fsheh listën e kafeneve dhe restoranteve që paguajnë për tarraca, në terren vazhdon uzurpimi i trotuareve

Published

on

By

Komuna e Tetovës vazhdon të mos e japë listën e lokaleve (restoranteve dhe kafeneve) të cilat shfrytëzojnë hapsirat publike si tarraca dhe paguajnë për to, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Portalb.mk. Edhe pse nga komuna vazhdimisht zotohen se do të intervenojnë për lirimin e trotuareve bllokuara nga karriget dhe tavolinat të cilat i nxjerrin kafiteritë dhe restorantet, kjo në terren nuk po ndodhë. Shumë trotuare vazhdojnë të ngelen të ‘uzurpuara’ ku pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

Tani e disa muaj, Komuna e Tetovës injoron kërkesat e vazhdueshme të Portalb.mk për listën e lokaleve të cilat shfrytëzojnë dhe paguajnë për shfrytëzimin e hapsirave publike si tarraca.

Kujtojmë që kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjendet edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Nga ana tjetër, shumë kafene dhe restorante në Tetovë vazhdojnë të bllokojnë trotuaret dhe rrugët duke vendosur karrige dhe tavolina, kështu duke penguar lëvizjen e lirë nëpër hapsirat publike.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami vazhdimisht ka deklaruar se Inspektorati Komunal do të intervenojë dhe trotuaret do të lirohen, megjithatë në terren situata mbetet e pandryshuar.

Përveç uzurpimeve dhe bllokimeve nga kafenetë dhe restorantet, ky problem është i përhapur edhe nga bizneset, marketet dhe shitoret e ndryshme.

Problem tjetër mbetet edhe uzurpimi i hapsirave për parkingje publike nga ana e bizneseve para lokaleve të tyre./Portalb.mk/

Continue Reading

Lajme

Ja pse vetëtimat e qershorit dhe korrikut janë më të rrezikshme se sa duken

Published

on

By

Qershori dhe korriku sjell ditë të ngrohta, por edhe një rrezik të padukshëm: vetëtimat. Ato nuk janë thjesht spektakël në qiell, por mund të jenë vdekjeprurëse, sidomos në këtë periudhë të vitit. Meteorologët paralajmërojnë se stuhitë elektrike të qershorit janë ndër më të fuqishmet. Lagështia e lartë dhe temperaturat në rritje krijojnë kushtet ideale për formimin e reve të stuhive. Dhe ndryshe nga stuhitë e dimrit, këto vetëtima kanë më shumë gjasa të godasin tokën, shpesh pa paralajmërim dhe pa reshje.

Çfarë i bën edhe më të rrezikshme? Aktiviteti i shtuar në natyrë. Me njerëz që shijojnë plazhin, malin apo fushat sportive, rreziku i goditjes nga vetëtimat rritet ndjeshëm. Madje, ekspertët këshillojnë të shmanget qëndrimi nën pemë, në fusha të hapura apo pranë liqeneve gjatë stuhive.

Në Maqedoni dhe rajon, rastet e dëmtimeve nga vetëtimat janë raportuar më së shumti gjatë muajve qershor-korrik, pikërisht për shkak të këtyre kushteve. Kujdes! Nëse dëgjoni bubullima, si kjo ditë sot, edhe nëse qielli duket ende i kthjellët, largohuni nga zonat e hapura dhe futuni në ambiente të mbyllura. Vetëtima mund të udhëtojë deri në 15 km nga vendi ku bie reshja.

Continue Reading

Lajme

Regjistrimi 2026 – Plani i fshehtë për të ulur përqindjen e shqiptarëve?

Published

on

By

Ridvan Ismaili, i punësuar në Entin Shtetëror të Statistikave, ka reaguar ndaj zërave që po qarkullojnë në bllokun politik maqedonas për një regjistrim të mundshëm digjital të popullsisë në vitin 2026, duke e cilësuar si një hap që rrezikon përfaqësimin real të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim publik, Ismaili theksoi se sipas praktikave evropiane dhe udhëzimeve të Eurostat, regjistrimet e popullsisë mbahen vetëm në vitet që përfundojnë me 0 ose 1 (si 2010, 2021 etj.), në përputhje me standardet ndërkombëtare statistikore.

“Çdo veprim ndryshe dhe çdo nxitim në këtë drejtim është përgatitje për manipulimin e radhës me numrin real të shqiptarëve dhe përqindjen e korrigjuar së fundmi,” – u shpreh Ismaili.

Ai paralajmëroi se çdo devijim nga cikli i rregullt i regjistrimit mund të krijojë dyshime për ndërhyrje politike, sidomos pas debatit të ndjeshëm rreth përqindjes së shqiptarëve dhe ndarjes së drejtë të resurseve dhe përfaqësimit.

Kujtojmë se regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoninë e Veriut u realizua në vitin 2021, pas më shumë se dy dekadash ndërprerje dhe me sfida të shumta politike. (INA)

Continue Reading

TOP Lajme