Connect with us

Lajme

Taravari: Si shtet i vobegët nuk na duhen dy palë zgjedhje, zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen bashkë me ato presidenciale

Published

on

Taravari pro zgjedhjeve të dyfishta: Si shtet i vobegët nuk na duhen dy palë zgjedhje

Arben Taravari, kryetar i ASH-së, i qendron idesë së tij të mëparshme që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen bashkë me ato presidenciale. Sipas tij, dy janë arsyet pse duhet të mbahen zgjedhje të dyfishta, e para për shkaqe financiare dhe e dyta që mos nxirret popullata brendas disa muajsh dy herë për të votuar.

“Unë e kam thënë edhe më para se si shtet i vobegët nuk na duhen dy pale zgjedhje. Unë jam ithtarë i asaj që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Nuk mendoj se ka edhe populli por edhe partitë politike kondicion që brenda dy-tre muajsh të mbahen dy palë zgjedhje”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Sipas Taravarit për zgjedhje të dyfishta do të duhet koncensus mes të gjitha subjekteve politike të vendit.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Nëse anëtarësia dhe kryesia vendosin, jam i gatshëm të ofrohem si kandidat në Saraj

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

Continue Reading

Lajme

Ramadani drejtuar Selës: Ne nuk kemi gabuar dhe s’kemi pse të kërkojmë falje

Published

on

By

I pyetur rreth deklaratës së fundit të kryetarit Ziadin Sela, që Taravari duhet të kërkojë falje që të mund të kemi një bashkëpunim eventual, Ramadani shtoi se Arben Taravari nuk ka gabuar dhe nuk ka arsye për të kërkuar falje, sepse Taravari dëgjoi zërin e qytetarit. “Ne nuk kemi hatërmbetje, ne kemi më shumë arsye për të bashkërenduar aktivitet me shokët tanë sesa për të mos i bashkërenduar,” tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: ASH do të kandidojë me lista të veçanta që kështu të mund të matemi

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, gjatë një interviste në “Daily Click”, ka theksuar se vendimi i ASH-së ka qenë që në muajin tetor dhe për këtë më nuk do të diskutohet. Partnerët e VLEN kanë qenë të njoftuar. Ai më tej shton se në këto zgjedhje do të shohim se sa e fuqishme dhe sa peshon ASH-ja te populli.

Continue Reading

TOP Lajme