Connect with us

Lajme

Taravari: Prioriteti është që VLEN të vazhdojë bashkë, po analizojmë opsionet për zgjedhjet lokale

Published

on

 

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se gjatë iftarit të mbrëmshëm me krerët e VLEN-it te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë diskutuar çështjet aktuale politike, përfshirë strategjitë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas Taravarit, brenda VLEN-it tashmë janë krijuar grupe punuese që po shqyrtojnë mundësinë e përpilimit të listave zgjedhore, qoftë veçmas apo të përbashkëta, si dhe çështjen e kandidaturave. “Prioritet mbi prioritet është që VLEN-i të vazhdojë së bashku, por po i analizojmë të gjitha rrethanat për të gjetur mënyrën më të mirë të mundshme që në zgjedhjet lokale të dalim me një qasje të përbashkët”, theksoi Taravari.

Megjithatë, ai tha se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

Continue Reading

Lajme

Fetai takon Izetbegoviçin në Sarajevë: Diskutime për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian

Published

on

By

 

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Partisë së Veprimit Demokratik të Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, ku u diskutua për zhvillimet politike në rajon dhe procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit, Izetbegoviç e informoi Fetain për sfidat me të cilat po përballet Bosnje-Hercegovina, përfshirë kërcënimet ndaj rendit kushtetues të vendit nga ana e Milorad Dodikut dhe autoriteteve të Republikës Serbe. Sipas tij, këto veprime rrezikojnë stabilitetin e gjithë rajonit.

Një tjetër temë kyçe e bisedës ishte përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Fetai dhe Izetbegoviç theksuan nevojën për vazhdimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës, duke e cilësuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit.

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Miratohet vendimi për 120 autobusë ekologjikë, do të përmirësojnë nivelin e ndotjes së ajrit

Published

on

By

 

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik. Sipas Mexhitit, këta autobusë do të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e transportit publik.

“Qeveria miratoi sot furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë, nga të cilët 80 do t’i dorëzohen NP Shkup, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen në komuna, bazuar në nevojat dhe kriteret ekonomike.
Këta autobusë do të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së transportit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm në kryeqytet, por edhe në komunat e tjera”, theksoi Mexhiti.

Continue Reading

Lajme

Fetai në Sarajevë: Lidershipi i grave forcon transparencën dhe llogaridhënien

Published

on

By

 

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka njoftuar se në kryeqytetin Boshnjak – Sarajevë, ka folur rreth politikave të qeverisjes së mirë dhe lidershipin e grave në Evropën Juglindore. Fetai ka shkruar se së bashku me liderë rajonalë dhe panelistë të shquar, kanë diskutuar rolin kyç të grave në qeverisje dhe si lidershipi i tyre forcon transparencën, llogaridhënien dhe vendimmarrjen inkluzive.

“Lidershipi i grave nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por me gjithëpërfshirjen, qeverisjen etike dhe rezistencën ndaj sfidave. Burrat në pozita drejtuese nuk duhet të jenë mbështetës pasivë, por aleatë aktivë në sfidimin e stereotipive, krijimin e mundësive dhe nxitjen e ndryshimeve sistemike”, ka shkruar Fetai.

Zëvendëskryeministri Fetai ka shtuar gjithashtu se barazia gjinore nuk është thjesht një formalitet, ajo është një forcë lëvizëse për qeverisje më të mirë.

“Duke e integruar barazinë gjinore në hartimin e politikave, duke garantuar llogaridhënie dhe duke krijuar një kulturë udhëheqjeje gjithëpërfshirëse, mund të ndërtojmë institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, nënvizoi në fund Fetai, zëvendëskryeministër.

Continue Reading

TOP Lajme