Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka thënë në një intervistë për Top Channel se “rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, por përkundër marrëveshjeve ekzistuese për një bashkëjetesë me maqedonasit, ata vazhdojnë të diskriminohen”.
“Shkoni në lagjet e Shkupit, të banuara me maqedonas dhe do të shihni që është një qytet mbase ndër më të mirët në rajon. Nëse kaloni në zonat ku jetojnë shqiptarët, për shembull në Çair, Butel ise Saraj, do të shihni sikur jeni në një botë tjetër”, ka thënë ai, përcjell KDP.
Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë”, ka thënë kreu i Aleancës Shqiptare, duke shtuar se duhet poashtu një strategji e mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
“Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afat shkurte, afat mesme dhe afat gjate për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, ka nënvizuar Taravari.
Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Taravari ka thënë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.