Connect with us

Lajme

TARAVARI PËR TOP CHANNEL: SHQIPTARËT TË DISKRIMINUAR NË RMV, SHIHNI LAGJET E SHKUPIT, POLICINË, POZITAT E LARTA

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka thënë në një intervistë për Top Channel se “rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, por përkundër marrëveshjeve ekzistuese për një bashkëjetesë me maqedonasit, ata vazhdojnë të diskriminohen”. 

“Shkoni në lagjet e Shkupit, të banuara me maqedonas dhe do të shihni që është një qytet mbase ndër më të mirët në rajon. Nëse kaloni në zonat ku jetojnë shqiptarët, për shembull në Çair, Butel ise Saraj, do të shihni sikur jeni në një botë tjetër”, ka thënë ai, përcjell KDP.

Përkundër që gati gjysma e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga ministra shqiptarë, ku bën pjesë edhe ASH, Taravari thotë se diskriminimi është i dukshëm.
“Por, përsëri për maqedonasit për pozicione të caktuara është nonsens që shqiptarët të udhëheqin, p.sh. Në njësinë speciale të policisë, për shqiptarët është e pamundur të jetë anëtarë i atyre njësive, Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë është nonsens të jetë shqiptar, kryeministri është nonsens të jetë shqiptar, kryetari i shtetit as që diskutohet”, ka theksuar ai.
Megjithatë, Taravari synon që me ndryshimet kushtetuese që do bëhen të arrihen disa ndryshime në favor të shqiptarëve.
“Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet, jo si për qindje, por të jetë zyrtare, të jete gjuha shqipe dhe maqedonase, jo gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20%.

Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë”, ka thënë kreu i Aleancës Shqiptare, duke shtuar se duhet poashtu një strategji e mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afat shkurte, afat mesme dhe afat gjate për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, ka nënvizuar Taravari.

Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Taravari ka thënë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

Lajme

Taravari: SHBA mik dhe aleat i palëkundur i shqiptarëve dhe RMV-së, falënderon ambasadores Aggeler

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një njoftimi, Taravari shpreh urimet për këtë festë të rëndësishme dhe thekson miqësinë e fortë mes SHBA-së dhe popullit shqiptar, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Blerant Ramadanin, morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mik i madh dhe aleat i palëkundur i popullit shqiptar dhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vlerat që përfaqëson ky shtet, demokracia, liria dhe barazia, janë udhërrëfyes për përpjekjet tona drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Faleminderit ambasadores Angela Aggeler dhe stafit të ambasadës për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë.
Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë! 🇺🇸”, përfundon njoftimi i kreut të ASH-së.

Continue Reading

Lajme

ASH: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dënon aktin e paprecedentë të shkarkimeve politike që po ndodhin në institucionet shëndetësore nën drejtimin e kuadrove të VLEN-it. Rasti i fundit vjen nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë, ku drejtori i sapoemëruar, Dr. Valon Sadiku – me urdhër politik të ministrit digjital Azir Aliu dhe drejtuesve të VLEN-it – ka larguar nga puna tetë të punësuar shqiptarë vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike.

Këto veprime jo vetëm që janë të turpshme dhe të papranueshme, por tregojnë fytyrën e vërtetë të një subjekti që në emër të “ndryshimit”, po instalon përjashtimin dhe hakmarrjen politike si standard pune. Ironikisht, VLEN nuk sjell punësime të reja për shqiptarët – përkundrazi, edhe aty ku ka shqiptarë të punësuar, i largon.

Tetë të punësuarit e përjashtuar kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm në vendet e tyre të punës, ndërkohë që janë të vendosur të ndjekin rrugët ligjore dhe demokratike, përfshirë edhe protestën publike, nëse padrejtësia nuk korrigjohet.

Aleanca për Shqiptarët do të qëndrojë fuqishëm në krah të çdo qytetari të përjashtuar për shkak të bindjeve politike dhe u bën thirrje institucioneve të drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile të reagojnë ndaj këtij abuzimi të pastër me pushtetin.

Pëlqimi nga Ministria e Finansave për punësimet në fjalë: https://we.tl/t-T2fVju4WOG

Pamje nga reagimi i punonjësve të larguar, të transmetuara nga TV Uskana https://www.facebook.com/share/v/14rYwE7bH7/

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme