Connect with us

Lajme

Taravari për Politiko: Duhet të marrim shembull nga qeverisja e Kurtit, përkrahja e tij ndaj nesh është legjitime dhe e duhur

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president Arben Taravari sot ka qenë i intervistuar nga emisioni Politiko në televizionin Kanal 10. Taravari ka shprehur qëndrimin e tij për përkrahjen që koalicioni VLEN merr nga Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke e quajtur si një veprim normal dhe të duhur.

‘Zoti Kurti, ka qeverisur në katër vite pa asnjë skandal dhe problematikë të thelluar në qeverisje. Ai ka një kredibilitet të lartë në Kosovë, por më shumë se në Kosovë, ka një kredibilitet më të lartë tek shqiptarët në Maqedoni të Veriut dhe Luginës së Preshevës. Përkrahja e tij ndaj nesh, është legjitime, merrni shembull ku Erion Velija përkrahu në vitin 2021 kandidatin e LSDM-së për qytetin e Shkupit Petre Shilegov apo Lutfi Haziri që përkrahu kryetarin e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievskin. Por mos të harrojmë, një kohë të gjatë BDI-ja ka pasur përkrahje nga PDK-ja, që nga viti 2008 e deri këndej vazhdon të ketë të njëjtën përkrahje. Andaj përkrahja e Albin Kurtit për ne si opozitë shqiptare, është shumë legjitime dhe e duhur’ – theksoi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Mickoski dëshiron të mos ekzistojë BDI-ja, për t’u fshirë rrënjët e luftës shqiptare për barazi

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, nga një takim me qytetarët përcolli një mesazh të fuqishëm për kthesën politike dhe kombëtare që pritet në nëntor. Në fjalën e tij, Osmani paralajmëroi se pas strategjisë politike të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit nuk qëndron vetëm ndërrimi i pushtetit, por përpjekja për të fshirë gjithçka që përfaqëson trashëgimi historike dhe vlerore e shqiptarëve.

“Mickoski dëshiron që BDI-ja të fshihet nga skena politike. Pse? Sepse dëshiron të fshihen vlerat e BDI-së, trashëgimia e BDI-së, rrënjët e BDI-së. E ato rrënjë kanë degë që do të zgjasin për breza dhe shekuj. Dhe çdo i ri, edhe nëse harron çfarë ka ndodhur historikisht, do të ketë një nerv brenda vetes: si filloi ky rrugëtim për rikthimin e dinjitetit”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, beteja që vjen është përplasja e dy vizioneve: njëra që dëshiron të fshijë dinjitetin shqiptar dhe tjetra që synon ta ruajë dhe ta forcojë atë. Ai paralajmëroi se zgjedhjet në tetor do të jenë një test i pjekurisë historike për secilin individ:

“Në tetor, secili prej nesh do të jetë para një testi: ose do ta legjitimojë politikën e marrjes së sovranitetit, tapinë e shtëpisë, statusin e zotit të saj, ose do ta pranojë rolin e shërbëtorit. Kjo varet nga ju, vëllezër e motra”, tha Osmani.

Osmani theksoi përgjegjësinë që ka secili qytetar si ruajtës i vlerave të fituara me dekada të tëra luftë. Ai i bëri thirrje njerëzve të mos jenë indiferentë, por të mendojnë seriozisht për zgjedhjen që sjell vota e tyre:

“Unë vetëm dua që secili prej jush të ndajë pak kohë dhe të mendojë për përgjegjësinë e madhe që do të bjerë mbi supet tona në tetor. Bisedoni në shtëpi, me miqtë tuaj: a do të lejojmë të na merret e drejta për të vendosur? A do të lejojmë të na poshtërohet gjuha?”

Në fund, Osmani iu drejtua emocioneve dhe kujtesës historike të komunitetit të tij:

“Kur të qëndroni para kutisë së votimit, mendoni për gjakun dhe djersën që janë derdhur për këtë dinjitet, që të respektohemi si zot të shtëpisë sonë. Dhe vendosni: cili do të jetë akti juaj që do të mbahet mend për breza”, përfundoi Osmani.

Continue Reading

Lajme

Qeveria zhgënjim i madh, Arben Taravari: Këto janë arsyjet pse u largova

Published

on

By

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, e ka quajtur zhgënjim të madh Qeverinë VMRO-VLEN. Si arsyje kryesore të largimit nga kjo Qeveri ai përmendi degradimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve, mungesën e investimeve në zonat shqiptare, heqjen e balancuesit, ligjin me mangësi të shumta, si dhe mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese.

Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, Taravari theksoi se mbi një vit e gjysmë nuk është hapur fare çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me Bashkimin Evropian.

“Premtohej luftë kundër krimit, fatkeqësisht shohim vetëm diçka sa për të thënë se bëhet. Zhvillim ekonomik ka diçka, por asgjë në Maqedoninë Perëndimore”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se mosrealizimi i katër pikave të marrëveshjes qeverisëse ishte kulmi që e shtyu të marrë vendimin për largim nga bashkëqeverisja me VMRO-DPMNE dhe nga koalicioni VLEN./Zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ja pse e braktisa qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-in (Video)

Published

on

By

Degradimi dhe margjinalizimi i shqiptarëve, zero investime në pjesën shqiptare, heqja e balancuesit dhe ligji me mangësi të shumta, mos realizimi i ndryshimeve kushtetuese, nënçmimi i Hristijan Micoskit, kanë qenë ndër arsyet që ASH-ja solli vendim për largimin nga qeveria dhe nga VLEN-i.

Në intervistën për Telegrafi Maqedoni, liderit të Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari, tha se mos realizimi i katër pikave të marrëveshjes qeverisësa, , ishin pikat kulminante që e shtynë të largohet nga qeverisja me VMRO-DPMNE dhe nga kolaicioni VLEN.

Continue Reading

TOP Lajme