Connect with us

Lajme

Taravari për ndarjen e Aleancës për Shqiptarët: Bëhet fjalë për një fraksion të afërt me BDI-në

Published

on

Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur se respektojmë çdo vendim të gjykatës sepse janë të sigurt se kemi shumicën në Kryesinë Qendrore dhe në Kuvendin Qendror dhe në mesin e deputetëve të Kongresit.

“Edhe pala tjetër ka pasur disa probleme për të mbledhur nënshkrime për të vërtetuar se ata kanë dy të tretat, ata kanë nevojë për dy të tretat dhe neve na duhet vetëm një gjysmë. Kemi më shumë se gjysmën, më shumë se pesëdhjetë përqind të delegatëve, nga anëtarët e Kryesisë Qendrore. Ata kanë nevojë për dy të tretat – gjë që është e pamundur. Është një fraksion në Aleancën për Shqiptarët që ka disa muaj që është shumë afër BDI-së, por, megjithatë, është qëndrimi i tyre legjitim që unë e respektoj”, tha Taravari.

Ai në intervistë thotë se Aleanca për Shqiptarët si parti nuk ka pronë, por me Ziadin Selën janë marrë vesh që t’i ndajnë lokalet e partisë që u jepen.

“Kishte një takim më shumë se dy javë më parë, ku u pamë dhe u përpoqëm edhe një herë të shohim nëse mundemi, si të thuash, të hekurosim dallimet. Kemi dy zyre (dhe) që të mos ketë konflikt, të mos ketë keqkuptime, kemi vendosur që ata ta përdorin zyrën në Shkup, dhe ne ta përdorim në Tetovë si seli zyrtare të partisë. Mirëpo, partia nuk ka asnjë pronë – këto janë dy zyra me qira që ne i paguajmë dhe nuk kemi çfarë të ndajmë”, tha Taravari. /Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Eufori në Saraj, në mbështetje të Blerant Ramadanit

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për kryetar të Sarajit, Blerant Ramadani, po vazhdon takimet me qytetarët, duke theksuar vizionin e tij për dinjitet, zhvillim dhe projekte konkrete që do ta transformojnë komunën.

„Bashkë me shefin e shtabit Senehat Murtezani dhe ish-deputetin Arben Ziberin, ishim në Llaskarc!
Fitorja po merr jehonë çdo ditë e më shumë.
Qytetarët po e kuptojnë qartë vizionin tonë për dinjitet dhe zhvillim, për një Saraj që ngrihet mbi projekte konkrete dhe rezultate të matshme.
Saraji i ri po ndërtohet bashkë me ju!”, u shpreh Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Esat Shala: Së shpejti do të jemi edhe fizikisht me mijëra dëshmi në Hagë që do të turpërojnë qindra tradhtarë shqiptarë

Published

on

By

Esat Shala, aktivist dhe koleksionues i krimeve serbe në Kosovë, ka bërë të ditur se së shpejti do të paraqesin në Gjykatën Speciale në Hagë dëshmi të shumta që, sipas tij, do të ekspozojnë tradhtarë shqiptarë.

Në një postim, Shala deklaroi se mijëra dëshmi do të tregojnë për ata që kanë kërkuar azil politik dhe kanë dëshmuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë gjykatë.

“Se shpejti do jemi edhe fizikisht me mijëra dëshmi në Hagë që do të turpërojnë qindra tradhtar shqiptar që kanë kërkuar azil politik dhe që kanë dëshmuar në Gjykatën e Hagës kundër UÇK-së. Shihemi së shpejti para ekraneve midis Gjykatës Speciale,” tha Shala.

Ky paralajmërim vjen nga një figurë e njohur për angazhimin e tij në mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së vazhdojnë në Gjykatën Speciale.

Continue Reading

Lajme

Ramadani, djaloshi që po sfidon rutinën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Nga Ermal Peçi

Në një terren ku politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka lëvizur prej dekadash mes mbijetesës dhe pazareve, mes idealizmit të shpërndarë dhe zhgënjimit të organizuar, kandidatura e Blerant Ramadanit për Komunën e Sarajit nuk është thjesht një lajm lokal. Është një sinjal. Një shenjë se ndryshimi nuk është më një klishe, por një nevojë që po gjen përfaqësuesin e vet.

Në një vend ku shqiptarët përbëjnë një shtyllë të pandashme të rendit shtetëror, por shpesh janë ndjerë si të përjashtuar nga institucionet e tij, çdo figurë që sfidon status quo-në përfaqëson më shumë se një emër të ri në garë – përfaqëson një horizont të ri politik.

Blerant Ramadani nuk hyn në këtë betejë si një “herë tjetër” që i shtohet listës së gjatë të kandidatëve. Ai hyn me një stil të ndryshëm, me një etikë të re politike dhe mbi të gjitha, me një angazhim real në terren. I largët nga retorika e zbrazët që ka lodhur çdo brez votuesish, Ramadani është më pranë qytetarit fizikisht se sa virtualisht nëpërmjet afisheve. Ai nuk flet nga lart, nuk flet nga “gjendja e partisë”, por nga gjendja reale e qyteteve, rrugëve, shërbimeve dhe jetëve.

Kjo mënyrë e të bërit politikë nuk është thjesht stil. Është substancë. Është ajo që i ka munguar politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut për një kohë të gjatë. Ndërsa shumë prej përfaqësuesve tanë janë shndërruar në noterë të marrëveshjeve nën tavolinë dhe simbolikë të një përfaqësimi të zbrazur nga përmbajtja, Ramadani vjen si përfaqësim substancial – jo vetëm i një brezi të ri, por i një kulture të re politike.

Saraji, si një komunë me identitet të fortë shqiptar dhe sfida të mëdha administrative, mund të shndërrohet në laboratorin ku eksperimentohen modelet e reja të qeverisjes vendore. Kjo është arsyeja pse kandidatura e Ramadanit ka peshë përtej kufijve të komunës. Ajo është provë se është e mundur të bësh politikë ndryshe, me përulësi, vizion dhe mbi të gjitha me integritet.

Në sfondin e tensionuar të një shteti që ende lufton me konsolidimin e barazisë mes komuniteteve, ku shqiptarët ende nuk e kanë përjetuar në thelb përfshirjen si qytetarë të barabartë, Ramadani përfaqëson një përpjekje për të rikthyer politikën aty ku duhet të jetë: në shërbim të njerëzve.

Nuk është thjesht një garë për një komunë. Është një duel mes dy modelesh: një politike që ka dështuar në përfaqësim dhe një politike që synon të rilindë përmes besimit, përkushtimit dhe transparencës. Në këtë duel, Blerant Ramadani nuk premton mrekulli, por ofron atë që është më e nevojshme sot: seriozitet dhe besueshmëri.

Nëse ka një mësim që vjen nga kjo kandidaturë, është se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë mungesë idesh apo kuadrosh, kanë pasur mungesë vullneti për të zgjedhur ndryshe. Ramadani është një mundësi reale për ta thyer këtë cikël. Për të kthyer politikën nga një fushë e zhgënjimit, në një hapësirë shprese.

Sepse në fund, politika nuk matet me fjalime as me bilbila partie, por me ndikim real në jetën e njerëzve. Dhe në këtë aspekt, Blerant Ramadani ka nisur të lërë gjurmë, jo si një tjetër politikan në listë, por si një qytetar i angazhuar që beson se përmes punës dhe bashkëpunimit, çdo ndryshim është i mundur./Faktor.al

Continue Reading

TOP Lajme