Connect with us

Lajme

Taravari për Luran Ahmetin: Ai i dha shoqërisë art, kulturë dhe mendim të lirë

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar për artistin e madh shqiptarë Luran Ahmeti i cili ndroi jetë nga Corona virusi gjatë pandemisë.

Luran Ahmeti ndërroi jetë në kulmin e karrierës së tij, por ai i dha shoqërisë art, kulturë dhe mendim të lirë. Nëpërmjet angazhimit të tij në partinë e Aleancës ai kërkoi dhe punoi që kjo shoqëri të shkonte nga e mbara” shkruan Taravari
Kreu i ASH-së me rastin e promovimit të pullës postare me portretin e Luran Ahmetit ka falenderuar drejtoreshën e postave të Maqedonisë Bujare Abazin.
“Falënderoj drejtoreshën e postës Bujare Abazi, që me këtë veprim ka shënuar një ngjarje që i bën vetëm nder këtij vendi.” shkruan më tej Taravari.Top24

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani fiton betejën për shkollën në Nerovë: Qeveria jep dritë jeshile për legalizim

Published

on

By

Angazhimi i drejtpërdrejtë dhe vendosmëria e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ka sjellë një fitore konkrete për nxënësit dhe prindërit shqiptarë të fshatit Nerovë të Krushevës, njofton Flaka

Pas vizitës së tij në këtë lokalitet javën e kaluar, ku dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe premtoi përkrahje të plotë, ambasadori Meidani veproi menjëherë. Madje, në prani të banorëve, ai komunikoi drejtpërdrejt me zëvendëssekretarin për punë të përgjithshme në Qeveri, duke insistuar që çështja e shkollës të futet në rend dite të mbledhjes së ardhshme të ekzekutivit.

Kjo ndërhyrje ka prodhuar rezultat konkret: Qeveria ka miratuar vendimin që hap rrugën për legalizimin e objekteve shkollore në Nerovë, duke lejuar regjistrimin e pronës shtetërore në të cilën ndodhen objektet arsimore dhe kalimin e saj në pronësi të Komunës së Krushevës.

Si do të vijojë procesi?

Parcela ku ndodhen dy objektet shkollore do të futet në planin urbanistik.
Ajo do të kalojë në pronësi të Komunës së Krushevës.

Pas kësaj, objektet do të legalizohen sipas procedurave përkatëse.

Më pas, Ministria e Arsimit, në koordinim me komunitetin lokal, do të vendosë për mënyrën më të përshtatshme të organizimit të mësimit.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm për më shumë se 120 nxënës shqiptarë të shkollës fillore “Nikolla Karev”, të cilët deri tani mësonin në kushte jo të përshtatshme. Kur banorëve iu ndalua ndërtimi i objektit të ri – të ngritur me vetëfinancim – ata protestuan dhe fëmijët bojkotuan mësimin.

“Merita të posaçme i takojnë edhe Ambasadorit të Shqipërisë për përkrahjen dhe vizitën që na bëri në këtë shkollë, vizitë që dha edhe rezultatet e para konkrete,” – u shpreh Bexhet Babloku nga Bashkësia Lokale e Nerovës.

Ambasadori Meidani ka dëshmuar se diplomacia mund të jetë e ndjeshme dhe efikase, kur vendoset në funksion të të drejtave themelore siç është arsimi. Me këtë angazhim konkret, ai jo vetëm ka forcuar besimin e qytetarëve shqiptarë në institucionet, por ka dhënë një shembull pozitiv të përfaqësimit dinjitoz e veprues.

Shkolla në Nerovë nuk është më një ëndërr e bllokuar – falë bashkëpunimit të komunitetit dhe përkrahjes së ambasadorit Meidani, ajo po bëhet realitet. Flaka

Continue Reading

Lajme

Gadaf Uzairi me pyetje publike për deputeten Mimoza Musa: A është e pranueshme për ty kjo qeveri edhe pasi Bashkimi Evropian e demaskoi si të korruptuar dhe pa reformë?

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, duke i drejtuar disa pyetje publike deputetes Mimoza Musa. Reagimi i tij vjen pas vendimit të Musës për të ngel në qeveri dhe mbështetur krahun e Arben Fetait si pjesë e koalicionit VLEN pas ndarjes së brendshme në ASH.

Uzairi i kujton deputetes Musa qëndrimet e saj të mëhershme kritike ndaj qeverisë aktuale dhe ngre pikëpyetje nëse ato qëndrime kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Postimi i plotë i Uzairit:

“Mimoza Musa, na thuaj publikisht:
A ka ndryshuar qëndrimi yt ndaj kësaj qeverie që ti vetë e quaje anti shqiptare, apo thjesht ke ndryshuar dresin?

Në mbledhjet e Kryesisë së Aleancës nuk leje që të mbaronte diskutimi pa thënë: “Duhet të largohemi nga kjo qeveri, nuk na përfaqëson, po na turpëron!”
Po tani, çfarë ndodhi?
A është e pranueshme për ty kjo qeveri edhe pasi Bashkimi Evropian e demaskoi si të korruptuar dhe pa reformë?

Mos i lodh më njerëzit me moral të rremë!
Të gjithë po e shohin: kur s’të jepet ajo që kërkon, bëhesh parimore, kur të japin ndonjë kockë bëhesh e heshtur!”, ka përfunduar Uzairi, shkruan Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Saraji, mollë sherri për VLEN – katër parti, pesë kandidatë dhe asnjë marrëveshje!

Published

on

By

VLEN, koalicioni që premtoi bashkim dhe reformë, në praktikë po dëshmon të kundërtën. Shembulli më konkret i dështimit të bashkëpunimit të brendshëm është komuna e Sarajit, që është kthyer në arenën e përplasjeve të brendshme për dominim dhe interesa personale.

Levizja BESA, e cila për momentin duket më e zëshme brenda koalicionit, po ngul këmbë për kandidaturën e Hasim Murtezanit, aktualisht zëvendëssekretar në Qeveri dhe njeri i afërt me Adnan Azizin, shefin e shtabit të VLEN-it dhe pretendentin kryesor për lider të ardhshëm të këtij grupacioni politik.

Në anën tjetër, edhe pse pa ndonjë peshë reale në terren, Orhan Murtezani nga Alternativa është vetëshpallur kandidat, duke nxitur habi në qarqet politike për faktin se partia e tij tashmë është pothuajse jashtë loje në shumë komuna.

Nga LD (Lëvizja Demokratike) e Izet Mexhitit, gjithashtu vjen një emër – Muhamed Elmazi, drejtor në “Nomagas”. Burime nga brenda LD-së nuk e fshehin se vetë Mexhiti, i përballur me rrezikun e humbjes në Çair, ka kthyer sytë nga Saraji si “plan rezervë” për të mbajtur ndikimin personal në politikë.

Një tjetër emër që qarkullon në tavolinë është Bashkim Bakiu, i afërt me grupin e Arben Fetait. Por për këtë kandidaturë, më shumë se entuziazëm ka ironi politike – edhe vetë Mickoski, sipas burimeve, e ka qortuar Fetain duke i kujtuar “pretendimet e mëdha me hall të vogël”, duke qenë se grupi i tij nuk ka as parti, as strukturë dhe mbahet aty më shumë për të sharë publikisht Arben Taravarin sesa për të fituar ndonjë komunë.

Situata është tensionuar edhe më shumë pas kërcënimit të Lëvizjes BESA se nëse nuk respektohet pesha e saj në koalicion, do të garojë më vete në disa komuna, përfshirë Sarajin, Tetovën, Tearcën, Bogovinën dhe Zhelinën, ku, siç thonë ata, “të tjerët nuk kanë asnjë vlerë”.

Ky përçarje e brendshme po ndodh edhe pse VLEN prej kohësh kishte premtuar bashkimin në një parti të vetme dhe një qasje të koordinuar për zgjedhjet lokale. Premtime të bukura në fjalë, por të braktisura në praktikë – edhe anketa e fundit që kanë bërë për nevoja të brendshme ka dalë fiasko, dhe pikërisht për këtë arsye asnjë nga kandidatët nuk po promovohet publikisht.

VLEN mbetet koalicioni që flet për bashkim, por vepron me ndarje. E Saraji, siç duket, është vetëm fillimi i një seriali politik ku interesi personal dhe lufta për ndikim kanë marrë përparësi ndaj votuesit shqiptar.

Continue Reading

TOP Lajme