Connect with us

Lajme

Taravari paralajmëron “boom” investimesh: asfaltim i pesë rrugëve dhe urë e re për personat me aftësi ndryshe

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin “Politica” në TV Globi, paralajmëroi se në komunën e Gostivarit në periudhën në vijim do të ketë një “boom” të vërtetë investimesh, ku do të asfaltohen të paktën 5 rrugë, si dhe do të vazhdojë puna për ndërtimin e kanalizimeve dhe investime tjera nën tokë.
“Për momentin punohet në tre rrugë që përgatiten për t’u asfaltuar: Banjicë e Poshtme – Banjicë e Epërme; rruga Zdunjë-Debresh, pastaj kemi kanalizimin Zdunjë-Debresh; së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i plotë i rrugës nga pompa e beniznës Mak Petrol deri te restornati Ignatia. Do të bëhet riasfaltimi i rrugën Beliçicë për çka e kemi përgatitur dokumentacioni, pastaj edhe asfaltimin e rrugës për në fshatin Kunovë”, njoftoi Taravari duke nënvizuar se për këtë të fundit ka kritika nga një pjesë e qytetarëve se në atë fshat nuk jeton askush, por sqaroi se kjo rrugë ndërtohet me buxhet të siguruar nga Agjencia për zonat e pazhvilluara.
Po ashtu, siç njoftoi kryetar ii komunës së Gostivarit, në Turçan të Vogël punohet në dy rrugica që shtrohen me pllaka bekatoni, ndërsa një rrugë tjetër bëhet gati për asfaltim.
Taravari tha se njëri nga tre garazhet e planifikauar në kate, tanimë ka filluar të ndërtohet, si dhe paralajmëroi edhe fillim e ndërtimit të një terreni për tenis.
“Aktualisht kanë filluar punimet te garazhet në kate, njëra ka filluar të ndërtohet në afërsi të palestrës sportive “Rinia”, e dy të tjerat do të fillojnë të ndërtohen së shpejti. Do fillojmë edhe me terrenet për tenis te stadium, ku procedurat janë në vijim. Investimet kryesore janë këto dhe duhet të realizohen”, sqaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Ai zbuloi se Komuna e Gostivarit ka fituar një grant prej 400 mijë euro, me të cilat para do të ndërtohet urë për personat me nevoja ndryshe. “E them sonte ekskuzivisht në këtë emision se me Komunën e Vitisë në Kosovë kemi fituar një grant, ku neve na takojnë 400 mijë euro. Me ato para do të ndërtojmë urë të re mbi lumin Vardar për personat me nevoja të veçanta. Ky projekt ka qenë një nga projektet e mia që kam dashur të realizohet”, theksoi Taravari.
Ai bëri të ditur se Komuna e Gostivarit, nga tetori do të blejë softuer të ri për regjistrim të pronave, me të cilin do të gjenerohen më shumë të ardhura nga pagesa e tatimit mbi pronën.

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu pyet: Në çfarë cilësie ishte Afrim Gashi në vizitë në Beograd? (Video)

Published

on

By

Kush është me “Botën Serbe”? AKI akuzon VLEN-in, VLEN-i akuzon AKI-në, zbulohet dokument për vizitën e Afrim Gashit në Beograd.

Përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut kanë marrë një drejtim të ri pas akuzave të ndërsjella mes koalicionit VLEN dhe AKI, lidhur me ndikimin e ashtuquajtur “Bota serbe” në vend.

Gazetari Furkan Saliu ka publikuar një dokument që, sipas tij, dëshmon se Afrim Gashi, një nga figurat kryesore të VLEN-it dhe tani kryetar parlamenti, ka qenë për vizitë në Beograd vitin e kaluar. Në postimin e tij, Saliu kërkon publikisht nga VLEN që të sqarojë në çfarë cilësie ka qenë Gashi në Beograd dhe cili ka qenë qëllimi i vizitës.

Nga ana tjetër, tensionet politike thellohen edhe më tej pasi edhe Parlamenti Evropian ka ngritur shqetësime për ndikimin e “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky ndikim po zgjerohet në mënyrë alarmante, përcjell TS.

Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe një zhvillim tjetër: me miratimin e Bujare Abazit, është lejuar hyrja e një banke serbe në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut, gjë që ka nxitur kritika dhe debate të ashpra në opinionin publik dhe skenën politike./TS/

https://www.facebook.com/share/v/16DbyLwhzU/

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

Published

on

By

N.P “Komunalec” ka shtuar edhe një kamion të ri në parkun e saj të automjeteve për mbledhjen e mbeturinave, duke forcuar kapacitetet operacionale dhe përmirësuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët e Gostivarit.

Ky automjet modern garanton grumbullim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të mbeturinave, duke kontribuar drejtpërdrejt në pastërtinë e qytetit dhe mbrojtjen e mjedisit. Me këtë investim, ndërmarrja publike vazhdon misionin e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe moderne për komunitetin.

Ky është kamioni i dytë i siguruar brenda një periudhe të shkurtër kohe, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Valbon Limani për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Kryetari Limani kishte paralajmëruar më herët pasurimin e parkut të automjeteve të NP Komunalec – një zotim që tashmë po realizohet në praktikë.

Continue Reading

Lajme

Dallavereve në përzgjedhjen e kandidatëve për polic në Maqedoninë e Veriut, padi ndaj dy zyrtarëve

Published

on

By

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve shtetëror për shkak dyshimeve për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari A.Xh., në kohën e kryerjes së veprës në vendin e punës këshilltar shtetëror për çështje ligjore në Kabinetin e zëvendësministrit në MPB, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për zbatimin e procesit të përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kandidatit për polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me datë 15.07.2022, gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të paraqitur, është nënshkruar në pasqyrën tabelare me dorën e vet – rubrika “plotëson kriteret” të një kandidati për polic, megjithëse sipas të dhënave të cilat ishin vënë, kandidati nuk i ka plotësuar kushtet”, sqaroi Polici.

Përveç këshilltarit shtetëror A.Xh., e dyshuar është edhe këshilltarja tjetër shtetërore V.Sh., e punësuar në kabinetin e ministrit. Ajo akuzohet se nuk ke penguar veprën penale që e ka kryer A.Xh.

Continue Reading

TOP Lajme