Connect with us

Lajme

Taravari nga Gostivari: Aleanca për Shqiptarët do të rikthehet si faktor kyç politik në vend

Published

on

Në një tubim të madh partiak të mbajtur në Gostivar me struktura partiake, simpatizantë dhe qytetarë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur vendosmërinë për një rikthim të fuqishëm politik dhe për ndërtimin e një gjenerate të re udhëheqëse shqiptare.

Në një fjalim të mbushur me emocione dhe kritika ndaj gjendjes aktuale politike dhe qeverisëse, Taravari përmendi me mirënjohje tre bashkëpunëtorët e tij më të afërt: Sadik Sulejmanin, Riat Shaqirin dhe Halil Snopçen, për të cilët tha se: “e mbajtën Aleancën të fortë në periudhën më të vështirë”.

“Ne ishim të vetmit që vendosëm të mos bëhemi pjesë e një pazari politik pa vizion dhe pa plan për të ardhmen. Kishim rezultate të rëndësishme nga zgjedhjet, por nuk u bëmë pjesë e një marrëveshjeje që mashtroi shqiptarët për integrime dhe reforma që nuk ndodhën kurrë,” – theksoi Taravari, përcjell PressOnline.al

Ai akuzoi qeverinë aktuale dhe përfaqësuesit shqiptarë në të, për dështim në të gjitha sferat: decentralizim, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe punësim.

“Na u premtuan 20 mijë vende pune. Sot, në realitet, nuk janë punësuar as 1000 shqiptarë. Administrata publike është mbushur me njerëz të partive maqedonase, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të mbeten të papërfaqësuar,” – u shpreh Taravari.

Ai tha se investimet ekonomike dhe kreditë e buta po ndahen padrejtësisht, pa përfshirjen e bizneseve shqiptare:

“Nga 200 kompani që përfituan nga një kredi e marrë në Hungari, asnjë nuk ishte shqiptare. Është e papranueshme!”
Duke komentuar ristrukturimin e partisë dhe kandidaturat e reja për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët do të promovojë një gjeneratë të re politike dhe se: “nuk ka ndërmend të garojë për pozita publike personale”.

“Nuk jemi këtu për të qenë hizmeqarë të askujt – as të Zaevit, as të Mickoskit. Jemi këtu për të përfaqësuar shqiptarët me dinjitet dhe për të ndërtuar një front të përbashkët politik shqiptar,” – tha ai, përcjell PressOnline.al

Taravari i bëri thirrje shqiptarëve që të mos ndahen në fraksione dhe të bashkohen rreth një platforme të përbashkët, duke paralajmëruar një rikthim të fuqishëm të Aleancës për Shqiptarët në skenën politike.

“Na presin zgjedhje vendimtare. Nëse bashkohemi të gjithë, nuk ka asnjë dyshim se do të jemi faktori kryesor politik shqiptar në vend. Kjo është një mundësi historike që nuk duhet ta humbasim,” – përfundoi Taravari, mes duartrokitjeve të të pranishmëve në sallë. (PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Edhe Arben Fetai si Azir Aliu, nuk ia mbanë të garojë në Likovë

Published

on

By

Pasi u sfidua nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari për të garuar në zgjedhjet lokale në Likovë, Arben Fetai nga koalicioni VLEN, iu shmangë përgjigjes konkrete nëse do mas forcat dhe peshën që posedon në vendlindjen e tij.

“Në vend se të sfidojnë dikë tjetër, është mirë që ta sfidojnë vetveten, është mirë që të dalin në Gostivar dhe kudo që ua merr mendja të dalin, por jo me votat e BDI-së. Të nxjerr BDI-ja kandidat, po të nxjerrin edhe ata kandidat në Gostivar dhe gjetiu dhe ta shohin veten se ku janë”, tha Fetai i cili para do kohe u përjashtua nga ASH-ja.

Në këtë prononcim për TV Shenja, Fetai duke refuzuar që të garojë në Likovë, dëshmon edhe një herë atë që tha Taravari se ai dhe shumë të tjerë që mbeten pjesë e kësaj qeverie diskriminuese ndaj shqiptarëve, nuk kanë asnjë peshë te elektorati dhe se pas tetorit u përfundon karriera politike.

Sfidën e mbrëmshme të Taravrit e ka refuzuar sot edhe Azir Aliu që të kandidohet në zgjedhjet lokale në Gostivar.

Tavari tha se nëse Aliu dhe Fetai marrin nga një mijë vota shqiptare në Gostivar dhe Likovë, ai nuk do merret më me politikë.

Mesazhi i Taravarit ndaj ish bashkëpartiakëve ishte që mos i varin pushkët te VMRO-ja, por të bëhen burra dhe të dalin në mejdan.

Continue Reading

Lajme

Azir Aliut nuk ia mbanë të garojë në Gostivar, e quan garë pozitën e ministrit

Published

on

By

Pas ta përfundojë mandatin tim si ministër pas tre vitesh, mund të flasim për ndonjë garë tjetër. Këtë përgjigje e dha Azi Aliu pasi u sfidu publikisht nga kreu i ASH-së Arben Taravari që të garojë më tetor për kryetar komune në Gostivar. Aliu e quajti garë pozitën aktuale që e mbanë dhe tani për tani është i fokusuar në Ministrinë e Shëndetësisë të cilën e trashëgoi nga Taravari.

“Unë jam ministër i Shëndetësisë dhe nuk jam mësuar garat ti lë përgjysmë. Edhe tre vite kam mandat”, tha Aliu.

I pyetur nëse ai nuk do jetë kandidati, atëherë a ka caktuar VLEN emër tjetër për Gostivarin, Aliu tha se ende janë duke u në analiza.

Aliu i bëri këto komente gjatë një vizite që pati në Spitalin e Gostivarit, ku shoqërohej nga drejtori i Kinës Infektive në Shkup Fadil Cana, emri i të cilit poashtu është përmendur si një kandidatë i mundshëm i VLEN për Gostivarin. Aliu nuk u përgjigj pretpërdrejtë për emrin e Canës, por tha se kandidati i tyre do të jetë personalitet që do të zgjidhet ndër më të mirët nga sfera e shëndetësisë apo ndonjë sferë tjetër.

Ndryshe, mbrëmë nga një tubim partiak në Gostivar, Arben Taravari ka sfiduar Azir Aliun dhe Arben Fetain që të garojnë në Gostivar dhe Likovë për zgjedhjet lokale. Nëse ata marrin më shumë se një mijë vota shqiptare, Taravari tha se nuk do merret më me politikë.

Continue Reading

Lajme

ASH: Diskriminimi ndaj shqiptarëve thellohet, nga 19 avancime dhe 23 vende të reja pune, asnjë shqiptarë!

Published

on

By

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryeministrit aktual për punësimet e realizuara gjatë 12 muajve të fundit.

“Kryeministri deklaron se janë punësuar 12 mijë njerëz. Po sa prej tyre janë shqiptarë? Më pak se 1 mijë. Të tjerët janë maqedonas. Kjo është gënjeshtra më e madhe që përsëritet çdo muaj: janar, shkurt, mars… dhe sot jemi më 26 qershor”, – deklaroi Taravari.

Këto deklarata nuk janë vetëm propagandë e zakonshme qeveritare, por fshijnë realitetin diskriminues që çdo qytetar shqiptar e ndjen në lëkurë: institucionet po mbyllen sistematikisht për shqiptarët, ndërkohë që po betonohen pozitat e një etnie të vetme – maqedonasve.

Faktet flasin vetë. Së fundmi, në Fondin për Sigurim Shëndetësor të RMV-së, së fundmi janë realizuar 19 avancime, prej të cilave: 18 për maqedonas, 1 për turk dhe 0 vende për shqiptarët

Në tri ditët e fundit, Agjencia për Administratë dhe Fondi Pensional dhe Invalidor i RMV-së kanë shpallur konkurse për 23 vende të reja pune, të gjitha në rajonin lindor të vendit, ku nuk jeton asnjë shqiptar.

Kjo nuk është rastësi. Kjo është politikë shtetërore e përjashtimit, e koordinuar mirë dhe me heshtjen e atyre që më parë flisnin në emër të shqiptarëve, por sot janë bërë pjesë e skemës qeveritare të diskriminimit dhe manipulimit.

ASH paralajmëron se nëse kjo qasje e njëanshme nuk ndalet menjëherë, si parti, do të përdorë të gjitha format demokratike për të ndërkombëtarizuar këtë diskriminim strukturor dhe për të kërkuar mekanizma ligjorë dhe kushtetues që garantojnë përfaqësimin real të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Continue Reading

TOP Lajme