Connect with us

Lajme

Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, shfaqet nevoja për zgjedhje të parakohshme

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ende ka shpresa që ndryshimet kushtetuese do të realizohen.

Taravari thotë se në rast se të njëjtat nuk kalojnë, atëherë shfaqet nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Unë kam shpresa se ende ka gjasa që të realizohen ndryshimet kushtetuese, nëse nuk realizohen, kemi moment të ri. Ai moment duhet të shqyrtohet në organet partiake dhe të dalim me një qëndrim”, tha Taravari.

I pari i ASH-së thotë se sipas tij, në rast se shfaqet nevoja për zgjedhje, atëherë ideale do të ishte që të njëjtat të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale në pranverë të vitit 2024.

“Besoj se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese kemi situatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Besoj që ato zgjedhje do të jenë së bashku me zgjedhjet presidenciale, të bëhen edhe zgjedhjet parlamentare. Ashtu siç mendoj që nuk ia vlen që në nëntor ose dhjetor të mbahen zgjedhjet, njësoj sikur që mendoj që nuk ia vlen të mbahen zgjedhje të rregullta në gusht apo në shtator, por përsëri këtu duhet konsensus mes gjitha partive për datën”, deklaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

ASH: Shqiptarët po ua kthejnë shpinën – Euforia vetëm në kokat e krerëve të VLEN-it

Published

on

By

Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Historia prekëse e shqiptarit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime

Published

on

By

Historia prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje të madhe në Gjermani.

Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali, duke ia lënë Kadrisë frikën më të madhe të jetës: se nuk do ta shihte më kurrë të bijën, shkruajnë mediat e huaja.

Pas dekadash kërkimesh dhe shprese, Kadri Mahmuti iu drejtua emisionit të njohur gjerman “Bitte melde dich” të Julia Leischik, i cili prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

Dhe aty ndodhi mrekullia, Kadriu arriti ta gjente Hamiden e tij, duke përjetuar një ribashkim emocionues që vetëm jeta mund ta shkruajë.

Emisioni “Bitte melde dich” transmetohet në kanalin SAT1 dhe sjell histori të forta njerëzore, ku fati dhe dhimbja e ndarjes shpesh kthehen në gëzim e lot lumturie.

Continue Reading

Lajme

BDI: VMRO, LSDM dhe VLEN kundër shqiptarëve, vendim i turpshëm në KSHZ, numri i këshilltarëve u zvogëlua

Published

on

By

Kumtesë nga BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku erdhi në shprehje mbivotimi etnik mbi përfaqësuesen shqiptare Ditmire Shehu, si e veteme në seancë, me ç’rast ulën në mënyrë të njëanshme numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas në kohën e para vitit 2001, apo më mirë të thuhet, në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve në mënyrë sistematike injorohej dhe shkelej, ndërsa diskriminimi në mënyrë sistematike realizohej nëpërmjet instrumentalizimit të institucioneve.

Në shtator të vitit 2024, kjo qeveri monoetnike solli një vendim antikushtetues për uljen e numrit të këshilltarëve. Të vetëdijshëm për shkeljen që bënë, tre muaj më parë tentuan ta ndryshojnë Ligjin për vetëqeverisje lokale, por Fronti Europian e bllokoi këtë iniciativë duke patur në dispozicion shumicën e Badinterit. Sot, megjithëse ligji nuk kaloi, megjithëse Kushtetuta është e qartë dhe megjithëse ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese, ata përsëri shkelën çdo normë juridike dhe demokratike.

Me këtë vendim, komunat shqiptare dëmtohen drejtpërdrejt, vetëm në Gostivar numri i këshilltarëve ulet nga 31 në 23; ndërsa në Strugë, Kërçovë, Vrapçisht, Zhelinë dhe Tearcë ulen nga 4 këshilltarë për secilën komunë. Për më tepër, diaspora përjashtohet nga përllogaritja zyrtare, duke e dëmtuar edhe më shumë përfaqësimin dhe zhvillimin ekonomik të komunave tona.

Edhe më shqetësues është bashkëpunimi i VLEN-it, që edhe një herë dëshmon se nuk përfaqëson shqiptarët, por mbulon padrejtësitë ndaj tyre. Sot, VMRO, LSDM dhe VLEN edhe një herë treguan qartë se janë në një front kundër interesave shqiptare.

Sigurisht se anëtares së KSHZ-së, Ditmire Shehut, nuk i mbetet asgjë tjetër, përpos që ta vazhdoj betejën e saj ligjore para Gjykatës Administrative, siç edhe vetë paralajmëroi.
Sidoqoftë, ky proces nuk do të kalojë pa përgjigje. Shqiptarët kanë forcën dhe vetëdijen që t’u japin dënimin e merituar këtyre politikave diskriminuese. As mbivotimi, as shantazhet, as manipulimet nuk do ta mjegullojnë dot vullnetin e popullit në referendumin e tetorit.

Continue Reading

TOP Lajme