Connect with us

Lajme

Taravari ndanë lajmin e mirë: Sot është kthyer në shtëpi Jovan Kostadinov, i riu trim që shpëtoi 21 jetë në tragjedinë e zjarrit të Koçanit

Published

on

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari sot në mëngjes ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë se më në fund është rikthyer në shtëpi Jovan Kostadinov, i riu trim që shpëtoi 21 jetë në tragjedinë e zjarrit të Koçanit, shkruan Top24

Sot, me emocion të thellë dhe krenari të pafund, ndaj me ju lajmin se më në fund është rikthyer në shtëpi Jovan Kostadinov, i riu trim që shpëtoi 21 jetë në tragjedinë e zjarrit të Koçanit.
Ka raste kur fjalët nuk mjaftojnë dhe kjo është një prej tyre. Si të përshkruhet një shpirt kaq trim dhe vetëmohues, që në momente paniku dhe rreziku nuk mendonte për veten, por vetëm për të tjerët?
Jovani, i cili është vetëm 21 vjeç, veproi si një hero i vërtetë. Ai hyri përsëri dhe përsëri, jo një herë, jo dy, por më shumë se 20 herë, për të ndihmuar të bllokuarit në flakë. Ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.
Trupi i tij mban plagët e heroizmit të tij, por zemra e tij mbart diçka shumë më të madhe: respektin, admirimin dhe dashurinë e një kombi të tërë.
Jovani nuk është vetëm një hero i Koçanit. Ai është një hero i gjithë vendit tonë. Një simbol i asaj që do të thotë të vendosësh njerëzimin mbi frikën. Një kujtesë për të gjithë ne se sa shumë mund të bëjë një person me zemër të madhe.
Mirë se erdhe në shtëpi, Jovan. Historia juaj do të jetojë përgjithmonë, në jetët që keni shpëtuar, në familjet që janë ribashkuar dhe në zemrat e çdo qytetari që tani e njeh emrin tënd.
Në emër të të gjithë qytetarëve një gjë do ta them me zë të lartë dhe qartë: Nuk do të harrojmë kurrë.🙏

Continue Reading

Lajme

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Published

on

By

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën për këshillin komunal të komunës së Vrapçishtit.

Në garën për kreun e komunës do të rikandidojë për mandatin e tretë Isen Shabani, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Evzal Arsllani nga BDI do të jetë bartës i listës për këshillin komunal.

Pas dorëzimit të kandidaturave, Shabani premtoi një fushatë transparente dhe shprehu dëshirën që zgjedhjet të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike.

Ai theksoi se vendimi i fundit qeveritar për ndarjen e banorëve në rezidentë dhe jo-rezidentë ka ndikuar në uljen e numrit të këshilltarëve komunalë në Vrapçisht – nga 19 në 15.

Duke u shprehur i bindur në fitoren e mandatit të tretë më 19 tetor, Shabani tha se kjo do të jetë një vlerësim i punës së bërë gjatë dy mandateve të kaluara.

Ndërkohë, bartësi i listës për këshillin komunal, Evzal Arsllani, nga fshati Dibërdoll dhe nga radhët e BDI-së, tha se “aty ku ka unitet, fitorja është e sigurt”. Ai theksoi se lista përfaqëson individë me reputacion dhe integritet të lartë dhe përfshin kandidatë nga disa subjekte politike pjesë e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim.

Shabani dhe Arsllani u bënë thirrje qytetarëve të komunës së Vrapçishtit për mbështetje masive dhe për një fitore të thellë në zgjedhjet lokale.

Continue Reading

Lajme

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Published

on

By

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati Pirok i komunës së Bogovinës është propozuar të jetë bartës liste i AKI-së për zgjedhjet e 19 Tetorit.

Ndryshe Artan Halili është një nga themeluesit e LR-PDSH-së.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, përmes një postimi në rrjetet sociale pasi sot dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij pranë KKZ për zgjedhjet lokale, në rrjtet sociale ka theksuar përkushtimin e tij për të qenë në shërbim të qytetarëve pa dallim, ashtu siç i ka shërbyer deri më tani si profesionist i mjekësisë.

“Do të jetë privilegj për mua që për katër vjet të jem në shërbim të Gostivarit, të cilin duhet ta ruajmë me zemrën e gjyshërve tanë dhe ta duam me zemrën e fëmijëve tanë”, shprehet Limani.

Ai thekson se si mjek i diplomuar ka dhënë betimin e Hipokratit për t’i shërbyer çdo qytetari pa asnjë dallim, dhe këtë parim e sjell me vete edhe në garën për drejtimin e komunës.

“Nëse më votoni dhe më jepni besimin tuaj, deklaroj me përgjegjësi të plotë se do të punoj me përkushtim maksimal për të gjithë, pa bërë dallime apo lëshime”.

Në deklaratën e tij, Limani thekson rëndësinë e projekteve konkrete dhe të realizueshme, duke vënë theksin tek arsimi, infrastruktura, ambienti dhe shërbimet publike si fusha ku do të përqendrohet puna e tij:

“Nuk premtoj magji, por premtoj para Zotit dhe para jush se do të punoj që çdo shkollë dhe kopsht të jetë më i sigurt dhe më modern, që të kemi më shumë rrugë, më shumë parqe e vende argëtimi, më shumë qendra shërbimi, më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër”.

Ai ka falënderuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, për besimin dhe përkrahjen, duke kujtuar se kandidatura e tij vjen në kuadër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i cili sipas tij ka bashkuar më shumë se kurrë qytetarët e Gostivarit.

Duke e përmbyllur fjalën e tij, z. Limani ka bërë thirrje për një fushatë të qetë, dinjitoze dhe të përqendruar tek qytetari:

“Le të jetë kjo fushatë një shembull dashurie për njëri-tjetrin, pa dallime partiake, fetare apo etnike. Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!”

Continue Reading

TOP Lajme