Connect with us

Lajme

Taravari mohon largimin nga VLEN: Raportet në koalicion janë shumë të mira

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit që sugjeronin mundësinë e largimit të tij nga koalicioni VLEN.

Gjatë një deklarate për mediat, Taravari ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se raportet mes partnerëve të koalicionit mbeten të mira dhe se nuk ka asnjë planifikim për dorëheqje nga posti i ministirt të shëndetësisë.

“Për koalicionin ka kohë. Për dorëheqje as që e planifikoj. Raportet midis partnerëve të koalicionit janë shumë të mira, kështu që vazhdoj të jem ministër dhe vazhdoj ta bëj punën time”, deklaroi Taravari.

Sa i përket takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari tha e ka pasur kanale komunikimi por se takim nuk ka pasur.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur ka pasur diskutime dhe spekulime në qarqet politike mbi stabilitetin e koalicionit VLEN dhe qëndrimin e ASH-së brenda tij.

Taravari tha se fokusi i tij mbetet tek detyrat e ministrit të Shëndetësisë dhe përmbushja e angazhimeve ndaj qytetarëve të lënduar nga tragjedia në Koçan.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve!

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profiline tij ka reaguar ndaj deklaratës së Stojançe Angellov i cili theksoi se kanë marrëveshje me VLEN që pas zgjedhjeve lokale të kalojnë ligjin për “Branitellat”. Ahmeti në reagimin e tij shkruan se zgjedhjet lokale janë referendum për të ardhmen e shqiptarëve ndërdsa kush mendon se me plane ogurzeza do të shpëtojë VREDI-n, e ka shumë gabim. As propaganda, as pazaret nën tavolinë, as shantazhet nuk do t’ju ndihmojnë, shkruan Top24

Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve!
Kush mendon se me plane ogurzeza do të shpëtojë VREDI-n, e ka shumë gabim. As propaganda, as pazaret nën tavolinë, as shantazhet nuk do t’ju ndihmojnë.
Tetori po vjen. Koha e llogaridhënies po troket.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN nuk mund të fshihet pas gënjeshtrave: Diskriminimi etnik vazhdon edhe në drejtoritë që vetë i udhëheq

Published

on

By

Pavarësisht përpjekjeve për të krijuar iluzionin e barazisë dhe përfaqësimit, të dhënat konkrete zbulojnë të vërtetën e hidhur për qeverisjen e VLEN-it. Vetë drejtuesit e tyre krenohen me faktin se në Shoqërinë Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike – NOMAGAS Shkup, në konkursin e fundit publik janë punësuar 8 shqiptarë nga 18 vende pune.

Nëse kësaj i shtojmë edhe statistikat e mëparshme – nga 84 punësime, vetëm 11 shqiptarë, rezulton se tani janë 102 punësime, prej të cilave vetëm 19 shqiptarë. Kjo do të thotë jo më shumë se 18.6% përfaqësim shqiptar, një përqindje që nuk e përmbush as minimumin e garantuar me ligj, e jo më të jetë sukses.

Ndërkohë, VLEN mashtron publikisht duke pretenduar se ka arritur përfaqësim 44.4%. Në të vërtetë, ka dështuar të korrigjojë padrejtësinë shumëvjeçare dhe diskriminimin etnik në këtë ndërmarrje shtetërore, edhe pse kishte mundësinë dhe kompetencën ta bënte.

Ky është realiteti: edhe aty ku VLEN është në krye, nuk guxon të sfidojë strukturat e vërteta të pushtetit, pasi kufijtë e veprimit i ka të përcaktuar nga patronët e tyre politikë – Hristijan Mickoski dhe Stojançe Angelov.

VLEN nuk është qeveri e shqiptarëve, por është vegël në duart e politikave që i shohin shqiptarët si numra për vota dhe jo si qytetarë me të drejta të barabarta.

Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët ka braktisur këtë qeveri diskriminuese, sepse nuk mund të jetë pjesë e një pushteti që simbolikisht emëron shqiptarë drejtorë, por realisht ua mohon të drejtën për të barazuar përfaqësimin në institucionet që drejtojnë.

Ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo shkelje të barazisë, çdo manipulim me opinionin, dhe çdo përpjekje për ta shitur padrejtësinë si sukses.

Barazi nuk ka, kur shqiptarët nuk përfaqësohen denjësisht. Barazi nuk është shifër false, por standard real, që me VLEN nuk përkon as për së afërmi.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Angelov: Ligji për “Branitellat” pas zgjedhjeve lokale, për të mos i prishur punë VLEN-it

Published

on

By

Stojançe Angelov, lider i partisë “Dinjiteti” dhe drejtor aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka deklaruar se miratimi i ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për “Branitellat” do të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Në një intervistë për emisionin “Vetëm e Vërteta” në TV Kanal5, Angelov ka shpjeguar qartë arsyet strategjike që qëndrojnë pas kësaj shtyrjeje, transmeton Flaka

“Pres që pas zgjedhjeve lokale, atë që kemi rënë dakord, në pjesën e Branitellave, të jetë e realizuar. Jo tani, sepse kjo do t’i prishte punë partnerit tonë VLEN-it,” – theksoi Angelov.

Ai pranoi se vendimi është i ndjeshëm dhe mund të ngjallë kritika, por sipas tij, është i nevojshëm për të ruajtur ekuilibrin politik dhe për të mos i dhënë hapësirë rikthimit të BDI-së.

“Unë mendoj strategjikisht, ato kritika i pranoj. Dobësimi i VLEN-it në këto momente do të hapte derën për BDI-në. A duhet ne këtë ta bëjmë?” – shtroi pyetjen Angelov.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet politike mes koalicionit qeveritar dhe opozitës janë të larta, dhe tregon për marrëveshjet e brendshme në mes partive në pushtet për çështje të ndjeshme historike dhe politike siç është statusi i “Branitellave” të vitit 2001.

Deklarata e Angelovit është një konfirmim i qartë se çështjet e ndjeshme etnike dhe politike vazhdojnë të trajtohen me kujdes të veçantë nga qeveria aktuale, duke pasur parasysh balancat brenda koalicionit dhe reagimin e opinionit publik.

Prononcimi i tij, pritet të ngjallë reagime te opozita shqiptare.

Continue Reading

TOP Lajme