Connect with us

Lajme ditore

Taravari me histori prekëse nga përvoja e tij si mjek me personat me autizëm

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka ndarë një mesazh sensibilizues me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Ai theksoi rëndësinë e mirëkuptimit dhe pranimit të personave me autizëm, duke sjellë një histori prekëse nga përvoja e tij si mjek.

“Më kujtohet një nënë që më tha: ‘Mendova se nuk mund ta kuptoja plotësisht, por tani e di që momentet e qeta dhe gjestet e tij të vogla janë mënyra e tij për të më thënë se më do’,” ka treguar Taravari.

Sipas tij, çdo person ka mënyrën e tij unike të lidhjes me botën, dhe prandaj shoqëria duhet të bëjë hapa konkretë drejt përfshirjes dhe mirëkuptimit. “Diversiteti ynë nuk na bën më pak të vlefshëm, por përkundrazi, na jep mundësinë të pasurojmë historinë tonë të përbashkët,” u shpreh ministri.

Ai theksoi se çdo veprim në këtë drejtim, sado i vogël, ka një rëndësi të madhe në krijimin e një mjedisi më të hapur dhe mbështetës për personat me autizëm.

Continue Reading

Lajme

Imeri: Së shpejti me iniciativë në Kuvend të flasim për mazutin kancerogjen

Published

on

By

 

Deputetja e koalicionit VLEN përmes një publikimi në rrjetin e saj social ka bërë të ditur se shumë shpejt si grup parlamentar VLEN do të ngrisin iniciativën në Kuvend për mazutin kancerogjen.

Kujtojmë që, për këtë rast Policia dhe Prokuroria realizuan një aksion të përbashkët, siç njihet në opinion si rasti “Mazuti”, ku rreth 13 persona dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 167 milionë euro, gjatë furnizimit me mazut që dyshohet se është kancerogjen, e që ka përfunduar në TEC “Negotinë”.

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish drejtori i EMV-së, V.K., i cili është në arrati, pronari i kompanisë “RKM”, R.K. dhe pronari i “Pucko Petrol”, A.J., E.S. dhe një ish-drejtori tjetër i EMV-së.

Continue Reading

Lajme

Durmishi: Ne do të mbështesim çdo marrëveshje që arrihet mes sindikatave dhe punëdhënësve, përmes dialogut ekonomik e social

Published

on

By

 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar që kanë pasur takim me përfaqësuesit e sindikatave ku kanë diskutuar për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin sindikal.

“Nga takimi me përfaqësuesit e sindikatave, ku diskutuam për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin sindikal. Qëndrimi ynë si Qeveri është i qartë: Paga minimale përcaktohet me ligj dhe afati për caktimin e saj është 31 mars. Ne do të mbështesim çdo marrëveshje që arrihet mes sindikatave dhe punëdhënësve, përmes dialogut ekonomik e social”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Ai ka shtuar tutje se Ministria që ai udhëheq do të jetë partnere e sigurt dhe janë të gatshëm për dialog në çdo kohë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet partnere e sigurt dhe e hapur për bashkëpunim me punëtorët dhe punëdhënësit. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, kurdoherë që palët e kërkojnë”, ka përfunduar Durmishi.

Continue Reading

Lajme

Limani: Punonjësit socialë janë nxitës të ndryshimeve në shoqëri dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm

Published

on

By

 

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka njoftuar që sot ka realizuar takim pune me drejtorët e Qendrave për Punë Sociale dhe të institucioneve publike për mbrojtje sociale. Nga atje ka theksuar se këto takime do të shndërrohen në praktikë të rregulltë.

“Së bashku me zëvendësministrin Velkovski dhe një pjesë të Kabinetit, zhvilluam takim pune shumë produktiv me drejtorët e Qendrave për Punë Sociale dhe të institucioneve publike për mbrojtje sociale. Ky lloj takimesh do të bëhet praktikë e rregullt, por do të organizohen edhe vizita të vazhdueshme në qendrat për punë sociale dhe në institucionet, me qëllim që së bashku t’i shqyrtojmë sfidat aktuale me të cilat përballen institucionet tona, të shkëmbejmë përvoja dhe – më e rëndësishmja – të dakordohemi për hapa konkretë për përmirësimin e sistemit”, ka shkruar ministri Fatmir Limani.

Ai gjithashtu ka njoftuar se në takim kanë diskutuar edhe për procedurat e sigurimit fizik çështje për të cilën tha se është në fazën e fundit.
“Diskutuam për disa çështje kyçe, përfshirë ngjarjen në Prilep dhe ekspozimin e punonjësve socialë ndaj sfidave gjatë përmbushjes së detyrave të tyre të punës. Në këtë drejtim, i informova se procedura për sigurim fizik është në fazën përfundimtare. Folem gjithashtu për përmirësimin e kushteve të punës, planet për renovimin e qendrave, nevojën për punësime të reja, rritjen e pagave në mbrojtjen sociale dhe implementimin e sistemit SWIS. Punonjësit socialë janë nxitës të ndryshimeve në shoqëri dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm. Ministria është e gatshme për mbështetje të plotë dhe bashkëpunim, me qëllim që së bashku të krijojmë politika dhe masa që do të sigurojnë shërbime sociale më cilësore për qytetarët, por edhe punonjës të kënaqur dhe të motivuar”, ka përfunduar Limani.

Continue Reading

TOP Lajme