Connect with us

Lajme

Taravari: Më është propozuar të dal vet si me lista ashtu edhe me kandidatë

Published

on

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1, ka shpalosur disa biseda mes liderëve të VLEN-it. Ai tha se në një moment kur ka propozuar që të tretë partitë të shkojnë bashkë në lista, ndërsa ASH-ja të shkoj me lista të veçanta, ndërsa kandidatin ta kemi të përbashkët, në një moment më është thënë se nëse du mund të shkojmë edhe me kandidatë të veçantë.

“Këtë unë e kuptova si porosi, si kjo që tani po ndodhë se mes tre partnereve të tjerë të koalicionit ka një sinkronizim dhe koordinim. Këtu ne ndihemi si të majorizuar. Ndjesia që çdo gjë është e koordinuar dhe kur të takohemi çdo propozim kundërshtohet”, u shpreh Taravari.

Continue Reading

Lajme

Nënkryetari i ASH-së, Kadriu: Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën

Published

on

By

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka dëshmaur eehe një her mbështetjen e parezerve ndaj kryetarit të partisë, Arben Taravari duke i kërkuar që të vazhdoj përpara pasi ASH-ja është motori që solli ndryshimin dhe solli VLEN-in në qeveri, shkruan Top24

Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën

Është zhgënjyese kur sulmet më të padrejta vijnë jo nga kundërshtarë ideologjikë, por nga ata që deri dje ishin bashkë në betejë për ndryshim. Kur bashkëpunëtorët e së djeshmes sot zgjedhin të fshihen pas profileve të rreme për të hedhur baltë, nuk kemi më të bëjmë me debate politike, por me mungesë karakteri dhe mosmirënjohje të thellë.

Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe mbetet themeli i rotacionit historik që solli VLEN-in në qeverisje. Me përballje të ndershme, me integritet dhe me sakrificë të vazhdueshme, ne hapëm rrugën për ndryshimin. Ky kontribut nuk kërkon mbrojtje, ai është fakt dhe histori. Ta injorosh këtë rol, është jo vetëm gabim politik, por edhe padrejtësi morale.

Kur shpifja zë vendin e debatit, dhe fyerja anonime zëvendëson dialogun, bëhet e qartë që nuk jemi më përballë kundërshtarëve të ideve, por të interesave personale. Dhe kur këto interesa shfaqen me agresivitet të tillë, bien maskat, dhe zbulohet e vërteta: jo të gjithë kanë qenë për bashkim, disa kanë qenë thjesht për veten.

Ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të punojmë me ndershmëri, duke i shërbyer qytetarëve, me kokën lart dhe me besim të plotë në të vërtetën tonë.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë

Published

on

By

Nuk ka ende një vendim zyrtar se si do të veprojnë deputetët e koalicionit VLEN në Kuvend, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni VLEN. Shefi i grupit parlamentar, Halil Snopçe, i cili vjen nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit thekson se tani për tani nuk ka ndonjë paralajmërim se koalicioni do të veprojë ndaras në Kuvend.

“Për momentin nuk ka paralajmërim as nga ana jonë e as nga ana e partnerëve tanë se do të veprohet me grupe të veçanta parlamentare. Kjo i bie se ende po veprojmë si grup i përbashkët parlamentar. Fundja, këto vendime qoftë të njërës, qoftë të palës tjetër kanë të bëjnë për zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot theksoi se ende nuk është biseduar se si do të funksionojë grupi parlamentar, megjithatë tha se çdo deputet do të jetë i mirëseardhur në grupin parlamentar të VLEN-it, nëse është i gatshëm të jetë pjesë e transformimit të koalicionit në një parti politike.

Grupin parlamentar të koalicionit VLEN tani për tani e përbëjnë 14 deputetë. Pesë deputetë janë të Aleancës për Shqiptarët, nga 3 të Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës, 2 të Lëvizjes BESA dhe 1 deputet i pavarur, respektivisht Bekim Qoku.

Sipas rregullores së Kuvendit për të formuar grup parlamentar, duhet pasur së paku pesë deputetë, që do të thotë se Taravari ka mundësi të formojë grupin e vet parlamentar nëse janë të pajtimit deputetët Halil Snopçe, Rijad Shaqiri, Mimoza Musa, Sadik Sulejmani dhe Salim Sulejmani./Alsat

Continue Reading

Lajme

Rijad Shaqiri: Nuk ka marrëveshje në errësirë – Aleanca ecën e vetme, me qytetarët përballë

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar përmes një deklarate publike ku shprehet qartë se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e marrëveshjeve politike të fshehta, duke vendosur theksin te transparenca, sinqeriteti dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe për këtë arsye nuk frikësohemi nga përballja me popullin,” shprehet Shaqiri, duke theksuar se legjitimiteti i vërtetë buron nga qytetari e jo nga pazaret e prapaskenave politike.

Në këtë frymë, Aleanca për Shqiptarët propozon një model të ri bashkëpunimi në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut: lista të veçanta për partitë politike në zgjedhjet parlamentare, duke ruajtur individualitetin dhe transparencën, ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash, kërkohet bashkim rreth figurave më të mira që përfaqësojnë qytetarët dhe jo vetëm interesat partiake.

“Komunat tona nuk kanë nevojë për militantë të emëruar, por për udhëheqës të zotë, vizionarë dhe të ndershëm,” shton deputeti, duke nënvizuar se modeli i propozuar nuk përjashton bashkëpunimin, përkundrazi, e bën më të ndershëm dhe më të dobishëm për qytetarët.

Në fund, Shaqiri e mbyll mesazhin me një qëndrim të prerë: nëse barazia dhe respekti nuk garantohet në marrëveshje të përbashkëta, Aleanca për Shqiptarët do të ecë e vetme, por me “kokën lart dhe me qytetarët përballë”.

“Kush nuk ka çka të fshehë, nuk frikësohet nga drita,” përmbyll ai, duke theksuar se rruga e Aleancës do të jetë gjithmonë në dritë – jo për të treguar superioritet, por për të dëshmuar sinqeritet.

Continue Reading

TOP Lajme